Connect with us

Lajme

Weber reagon për ‘marrëveshjen e Macronit’ ku Kosova merr vizat dhe njohjen e Greqisë

Published

on

weber-reagon-per-‘marreveshjen-e-macronit’-ku-kosova-merr-vizat-dhe-njohjen-e-greqise

“ S’tingëllon as si diçka që do ta propozonte Parisi”

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pavarësisht që kishte deklaruar se dialogu me Serbinë nuk do të jetë prej prioriteteve kryesore të Qeverisë që drejton, ka udhëtuar brenda një kohe të shkurt dy herë për në kryeqytetin e negociatave.

Përveç kësaj, Kurti duket se ka hequr dorë nga edhe vendosja e menjëhershme e masës së reciprocitetit kundër Serbisë. Ministrja e tij, Rozeta Hajdari, ka thënë se reciprociteti nuk është zgjidhje dhe se po kërkojnë modalitete në kuadër të marrëveshjeve ekzistuese për të zgjidhur problemet me fqinjin verior.

Këtë rrëshqitje e Kurtit dhe Qeverisë nga qëndrimet e mëhershme e ka vënë re edhe eksperti gjerman i DPC-së dhe njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor, Bodo Weber. Ai në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se gjithë këtë e sheh në kuadër të një adaptimi pragmatik të Kurtit, meqë tashmë ka lëvizje edhe në raportet Washington-Bruksel.

“Këtë zhvendosje të pjesshme të kryeministrit Kurti nga pozicioni për dialogun e shoh si një adaptim pragmatik, bazuar në faktin se me Administratën e re të Biden, është lëvizur nga gara në mes të SHBA’së ( nën Trumpin) dhe BE’së në bashkëpunim për dialogun. Është një interes i përbashkët për të rinisur negociatat, tashmë kur kemi një administratë të re në Washington dhe Qeveri të re në Prishtinë, përpara pushimeve të verës”, ka thënë Weber për Express.

Eksperti gjerman në këtë intervistë ka folur edhe për marrëveshjen e fundit në mes të vendeve të Ballkanit Perëndimor për lëvizje të lirë. Weber këtë e sheh si një rezultat të përpjekjeve për ta vendosur iniciativën për krijimin e Mini Shengenit në kuadër të kornizës së Bashkimit Evropian.

“Me marrëveshjen e 4 Shtatorit 2020 në Shtëpinë e Bardhë, ish i dërguari i SHBA Grenell në fund të fundit e kishte kthyer të ashtuquajturën iniciativë Mini-Shengen në një rivalitet me iniciativa të ndryshme evropiane për bashkëpunimin rajonal, veçanërisht procesin e Berlinit. Që nga ajo kohë, janë bërë përpjekje për të sjellë iniciativën Mini-Shengen në kornizën e BE-së, d.m.th. në kornizën e procesit të Berlinit. Marrëveshjet e fundit mbi lirinë e lëvizjes janë padyshim një rezultat konkret i këtyre përpjekjeve dhe në përgatitjen e takimeve të samitit të Berlinit që zhvillohen në qershor dhe korrik”, ka potencuar Weber.

Në fund Weber ka folur edhe rreth debatit të nxitur së fundi rreth një marrëveshje të mundshme që pretendohet se po e përgatit presidenti francez, Emanuel Macron, në këmbim të secilës Kosova do të marr njohjen nga Greqia dhe liberalizimin e vizave. Eksperti gjerman e thotë prerë se s’ka asgjë të vërtetë, meqë e konsideron të pamundur një skenar të tillë.

“Epo, unë besoj që ai “lajm” është një spin politik, siç ishte non-paper i rrejshëm francezo-gjerman paraprak . Duket që është e vërtetë që presidenti Macron ka një interes për të organizuar një Samit në Paris dikur më vonë gjatë këtij viti. Dhe, njejtë sikurse ish-presidenti Trump, Macron ka prirje për një shou fotografish dhe marrëveshje transaksionesh. Por një marrëveshje që do t’i jepte Kosovës njohjen nga Greqia dhe që Macroni të heq bllokadën për liberalizim të vizave ( për të cilën ai deklaroi se nuk do të bëhet përpara zgjedhjeve presidenciale në vitin 2022) në këmbim të autonomisë për serbët në Veri të Kosovës ( gjë që ishte risia e non-paper të rrejshëm) nuk tingëllon si diçka që Parisi do ta propozonte ndonjëherë. Në fund, asnjë marrëveshje e përkohshme, edhe nëse do të ishte e pranueshme për Prishtinë, nuk do të jetë hap përpara zgjidhjes. Ka qenë një arsye e mirë që përbrenda dialogut politik të shkohet drejt pikës përfundimtare, një marrëveshje gjithëpërfshirëse, marrëveshje finale. Dhe pa pikëpyetjet dhe bllokadën e Macronit për politikën e zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor, BE’ja nuk do të ketë fuqi të mjaftueshme politike për të detyruar Beogradin për arritjen e një marrëveshje finale, vërtet të qëndrueshme, të bazuar në njohje reciproke”, ka përfunduar Bodo Weber nga Democratization Policy Council

Continue Reading

Lajme

Mësoni këto veprime nëse telefoni juaj është lagur dhe nuk do të ndizet

Published

on

Ndiqni këto veprime nëse telefoni juaj është lagur dhe nuk do të ndizet.

Nëse e keni lagur telefonin tuaj në shi, e keni hedhur në ujë ose keni derdhur lëng mbi të, nuk jeni i vetmi.

Një studim sugjeron që 25% e përdoruesve të telefonave të mençur e kanë dëmtuar telefonin e tyre me ujë ose ndonjë lloj tjetër lëngu, përcjell Telegrafi.

Siç edhe dihet, depërtimi i lëngjeve në një telefoni të mençur mund të ndikojë në pajisje në disa mënyra.

Mund të çojë në: foto të paqarta, audio e zhurmshme, ose fare audio, një paaftësi për tu karikuar, ndryshkja e pjesëve të brendshme, ose një fund total për të gjithë funksionalitetin.

Dhe ndërsa telefonat e rinj reklamohen si “rezistent ndaj ujit”, kjo nuk do të thotë që ata janë të papërshkueshëm nga uji, ose plotësisht të imunizuar ndaj ujit.

Sidoqoftë, rezistenca ndaj ujit nënkupton që pajisja mund të trajtojë disa ekspozime ndaj ujit para se të ndodhë dëmtimi thelbësor.

Kështu, ekspozimi ndaj ujit është diçka që prodhuesit e kanë në mendje kur projektojnë telefonat, përcjell Telegrafi.

Por çfarë duhet bërë nëse ndodh një gjë e tillë?

1. Fikni pajisjen menjëherë dhe mos shtypni asnjë buton.

2. Fshijeni telefonin me “peshqir letre” ose një leckë të butë.

3. Shkundni butësisht pajisjen për të hequr ujin nga portat e karikimit, por shmangni tundjen e fortë pasi kjo mund të përhapë më tej lëngun brenda.

4. Hiqni kartën SIM.

5. Përdorni një pastrues ajri të kompresuar për të fryrë ujin nëse keni një të tillë. Shmangni përdorimin e një tharëse të nxehtë pasi nxehtësia mund të shkatërrojë pjesët prej plastike dhe të dëmtojë ekranin.

6. Thani telefonin (dhe posaçërisht portat) para një ventilatori.

7. Lëreni telefonin tuaj në një enë hermetike të mbushur me pako xhel silicë (ato pako të vogla që merrni brenda këpucëve dhe çantave të reja), ose një agjent tjetër tharës. Këto ndihmojnë në thithjen e lagështisë.

8. Mos e karikoni telefonin derisa të jeni i sigurt se është tharë. Karikimi i një pajisje me lëng ende brenda saj, ose në porte, mund të shkaktojë dëme të mëtejshme. Apple sugjeron të presësh të paktën pesë orë sapo një telefon të shfaqet i thatë përpara se ta karikosh.

9. Nëse hapat e mësipërm nuk ndihmojnë dhe jeni akoma i mbërthyer me një pajisje në dukje të vdekur, mos u përpiqni ta hapni vetë telefonin. Më mirë ta çojeni te një profesionist.

Continue Reading

Lajme

Nga e hëna ngritën temperaturat, ky është parashikimi i motit

Published

on

Ky është parashikimi i motit për deri ditën e hënë .

Në pjesën e dytë të javës mot shumë i ngrohtë, e priten edhe rrebeshe shiu. Nga e hëna më nxehtë, temperaturat edhe mbi 30 gradë Celsius.

Ditëve në vijim pritet të mbajë mot më jostabil, por shumë i ngrohtë. Orët e mëngjesit kryesisht fillojnë me intervale me diell, e gjatë ditës priten zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima, të cilat do të jenë më të shpërndara në vend, njofton Prishtina Weather.

Ditën e diel mundësitë për reshje mbeten më shumë përreth viseve malore.

Nga dita e hënë, gjatë javës së ardhshme të nxehtit nga Europa pritet të shtrihet edhe nga vendi ynë, që pritet të rrisë temperaturat maksimale edhe mbi 30C.

Indeksi i cilësisë së ajrit, gjatë kësaj periudhe do të jetë në në vlera të pranueshme dhe të mira, mirëpo kohëpaskohe mund të kaloj shkurtimisht edhe në mesatare.

Indeksi i rrezeve UV do të jetë në vlera të larta dhe shumë të larta, prandaj në këto ditë preferohet ekspozim më i ulët ndaj rrezeve të diellit përgjatë orëve të mesdites.

17.06 – Shumë ngrohtë. paradite kryesisht me diell. Ditën zhvillime të vransirave, e më vonë vende-vende priten rrebeshe shiu me bubullima.

18.06 – Mbetet mot shumë i ngrohtë. Paradite kryesisht me diell. Ditën vransirat shtohen, e vende-vende priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.

19.06 – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite me zhvillime të rrebesheve me bubullima.

20.06 – Më shumë diell, e gjatë ditës përreth viseve malore me mundësi për rrebeshe shiu me bubullima.

21.06 – Mot i nxehtë, kryesisht me diell.

Temperaturat minimale luhaten nga 13C deri 16C, e maksimalet nga 25C deri 27C, e të hënën rriten edhe deri në 30C.

Era do të fryj me intenzitet mesatar kryesisht nga krahu verior 3-12m/s.

Shtypja atmosferike lëviz pak mbi vlera normale, me tendencë të rënies në fundjavë.

Continue Reading

Lajme

Shtrihet në spital Shefqet Krasniqit, i rëndohet gjendja pasi u infektua me koronavirus

Published

on

Shefqet Krasniqi shtrihet në QKUK, i rëndohet gjendja pasi u infektua me koronavirus.

Hoxhë Shefqet Krasniqi është infektuar me COVID-19.

Gazeta inFokus mëson se hoxhë Krasniqi është shtrirë në Klinikën Infektive pasi iu rëndua gjendja shëndetësore.

E që Krasniqi ka probleme shëndetësore e kanë bërë të ditur edhe në faqen e tij ku njoftohen ndjekësit se në këtë javë ai nuk do të mbajë ligjëratën e përjavshme për shkak të problemeve shëndetësore.

“Këtë javë nuk do të mbahet ligjërata e përjavshme e tefsirit për arsye shëndetësore të hoxhës Shefqet Krasniqi, me lejen e Allahut do të vazhdojmë nga java e ardhshme”, thuhet në njoftimin në faqen e Krasniqit.

Continue Reading

Trending

Copyright © 2020 toplajmet.ch