Connect with us

Lajme

Vazhdojnë dyshimet për historinë e Donjeta Pajazitaj

Published

on

Trillime, 6 vjet dhimbje e dënim i përjetshëm: Vazhdojnë dyshimet për historinë e Donjeta Pajazitaj.

Pas gati gjashtë vjetësh që Donjeta Pajazitaj u gjet e vrarë, drejtësia dha verdiktin final për dorasin, shkruan lajmi.net.

Naser Pajazitaj do të kalojë pjesën e mbetur të jetës brenda mureve të burgut, për vrasjen e kushërirës së tij, 24 vjeçare.

Kur askush nuk diti asgjë për fatin e vajzës së re nga Strellci i Deçanit, bjeshkët ishin dëshmitar të përjetimit të Donjetës. Në brendi të tyre kishte ndodhur vrasja e saj, trupi i së cilës kishte qëndruar këtu për 6 javë, që nga zhdukja më 9 nëntor të vitit 2015.

Derisa brenda bjeshkëve numëroheshin minutat e fundit të jetës së saj, 24 vjet Donjeta i kaloi në këtë lagje e këtë shtëpi. Këto mure kishin dëgjuar të qeshura, zëra lumturie e ndonjëherë edhe lot pikëllimi, por sot mbajnë vetëm një kujtim nga ajo. Fotografia e Donjetës,e cila qëndron në krye të dhomës së ndejës së familjes së saj.

Vëllai i saj, Shkëlqim Pajazitaj për lajmi.net ka rrëfyer jetën e Donjetës dhe gjithë historinë e trishtë të saj e rrjedhën deri më sot.

E, në atë ditë që rezultoi të jetë aspak fatmire, Donjeta kishte dalë nga shtëpia për në punë, por pa ditur që ngjarja më e rëndë në jetën e saj aty do të merrte rrugë.

Ngjarjen e asaj dite po del ta kenë kapur edhe kamerat e sigurisë së dy shtëpive të fshatit, të cilat edhe janë përdor si dëshmi nga gjykata.

Por, pavarësisht kësaj, Naser Pajazitaj në deklaratën e tij në polici kishte thënë krejt të kundërtën, por që ishte demantuar edhe nga vajza e tij, e cila ishte shoqja më e mirë e Donjetës.

Madje, ishte thënë se ai atë ditë ishte duke kaluar kohë edhe një mik, por që edhe këtu ishin ndryshuar deklarata.Vëllai i Donjetës, Shkëlqimi kishte tentuar ta zbardhë të vërtetën.

Por, para se Naseri të arrestohej e të ngriteshin dyshimet e para, ai kishte qëndruar shumë pranë, kinse për të lehtësuar përjetimin e familjes.

Madje, ai kishte arritur që krijonte ngjarje prej më të ndryshmeve, për 6 javë sa askush nuk dinte asgjë për fatin e Donjetës.

Por, derisa askush përveç Naserit nuk dinte asgjë për Donjetën, fjalët e të thënat alarmonin edhe me tej familjen.

Përveç kësaj, edhe kryeplaku i fshatit ishte përfshirë në krijimin e ngjarjeve të paqena. Ai në mënyrë anonime kishte dërguar letra tek familja e Donjetës, kinse ajo kishte mbetur shtatzëne me nipin e Naserit dhe për këtë ai e kishte paguar Naserin ta vras atë, që familja mos ta merrte vesh këtë. Për këtë ai edhe ishte arrestuar.

Por, këtë e kujtoi edhe nëna e Donjetës, Lumnije Pajazitaj, në ditën kur u dha verdikti final për vrasjen e bijës së saj.

Por, të gjitha këto u hodhën poshtë dhe tashmë dihet vrasësi. Por, familje ende ka dyshime, të cilat kërkon që të hetohen. Ata dyshojnë se me Naserin, që kishte vrarë Donjetën, ishte edhe dikush tjetër.

E, derisa këto dyshime të vërtetohen, nëse do të ketë hetim të dytë, familja Pajazitaj është më e qetë që vrasësi i Donjetës vuan dënimin e përjetshëm.

Continue Reading

Lajme

Ministrja Gërvalla takohet me ambasadoren finlandeze, flasin për bashkëpunim dypalësh

Published

on

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim pune ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se “bashkëpunimi dypalësh në sektor të rëndësishëm ishte temë diskutimi në këtë takim”.

“Palët vlerësuan se përkushtimi i institucioneve për të luftuar krimin dhe korrupsionin është element pozitiv që do të hap mundësi të reja për Kosovën, e posaçërisht kur është fjala për investime të huaja direkte”, thuhet në njoftim.

Më tej, në njoftim thuhet se “palët diskutuan për çështje evropiane dhe rajonale. Situata me pandeminë Covid-19 gjithashtu ishte temë për të cilën u bisedua”.

“Ambasadorja Stjernvall ripërsëriti qasjen mbështetëse të Finlandës ndaj agjendës evropiane të Kosovës si dhe ndaj angazhimit për forcim të subjektivitetit ndërkombëtar”.

Continue Reading

Lajme

Blerim Syla: Ministri Vitia ka neglizhuar totalisht punëtorët shëndetësor

Published

on

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës sot ka para Ministrisë së Shëndetësisë̈, lidhur me nxjerrjen e udhëzimit administrativë për shtesat mbi pagë të bazuar në Ligjin për luftimin dhe parandalimin e pandemisë.

Me mbishkrimet “Stop diskriminimit të punëtorëve shëndetësor nga politik bërja”, hartimi me urgjencë i ligjit të pagave”, “meritokraci jo lëmosh”, “mos harroni punëtorët shëndetësor”.

Kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla tha se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia e ka neglizhuar totalisht punëtorin shëndetësor dhe totalisht e ka ndërprerë çdo dialog social me profesionistët shëndetësor dhe kjo sjellje sipas tij ka sjell degradimi dhe ofendim për punëtorët.

Ai tha se gjendja është me e rëndë se kurrë pasi ka shkelje të të drejtave të infermierëve të mjekëve dhe gjithë stafit.

Shtesën prej 60 eurosh e ka konsideruar si lëmosh.

Syla tha se duke mos pasur zgjidhje tjetër janë detyruar të protestojnë sot para MSH.

Ndërsa Federata e Sindikatave të Shëndetësisë̈ së Kosovë sot në orën 13:00 do protestoj edhe para Qeverisë së Kosovës ku aty do i bëjë edhe të ditura kërkesat e tyre.

Continue Reading

Lajme

Arrestohet një doganier në Vermicë, dyshohet për ryshfet

Published

on

Mbrëmjen e së enjtes, është arrestuar një doganier i cili dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Lajmin e ka bërë të ditur Dogana e Kosovës, përmes një komunikate për media.

“Mbrëmë (16 shtator 2021) pas pranimit të një informate përmes rrugëve zyrtare, se një zyrtar Doganor në Pikë Kalimin e Vermicës është duke e keqpërdorur detyrën zyrtare dhe njëkohësisht pranuar mito njësitë e hetimeve të doganës kanë arrestuar këtë zyrtar”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Zyrtarët e Hetimeve të Doganës së Kosovës nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Prizren, kanë arrestuar zyrtarin Doganor dhe e kanë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Zyrtari doganor dyshohet se ka qenë i përfshirë në veprat penale “marrje e mitos” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Bazuar në provat e gjetura dhe sipas urdhrit të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, është konstatuar dyshimi i arsyeshëm se zyrtari doganor në detyrë ka qenë i përfshirë në veprat penale marrje e mitos sipas nenit 428 dhe Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar sipas nenit 422 te Kodit Penal te Kosovës”, njofton Dogana.

Continue Reading

Trending

Copyright © 2020 toplajmet.ch