Connect with us

Jetë

Tiramisu me akullore – Ëmbëlsira e re që duhet të provoni

Published

on

Tiramisuja nuk është një ëmbëlsirë e re dhe kjo nuk ka asnjë dyshim. Për të përballuar të nxehtin e verës ju këshillojmë të provoni tiramisunë  me akullore. Shija e vaniljes, kafesë dhe cokollatës së zezë do të kthehen shpejt në më të preferuarat tuaja.

Përbërësit

200 gr akullore me vanilje

1 pako biskota të gjata Savoiardi

50 gr çokollatë e zezë

1 filxhan kafe

Përgatitja

Filloni duke përgatitur filxhanin e kafesë me të cilin do të lagni biskotat.

Në varësi të sasisë që do të përgatisni mund të shtoni edhe militrat e kafesë që do të zieni.

Kur të jetë gati, lëreni të ftohet për disa momente dhe hidheni në një pjatë të thellë.

Më pas zhysni biskotat në të një nga një derisa të jenë njomur nga të dyja anët.

Shtrojini ato në një enë të sheshtë e të gjatë njëra pas tjetrës duke formuar një drejtkëndësh të gjatë.

Ose vendosini në një tas ose gotë të vogël duke formuar një bazë prej biskote.

Veproni me dy biskota njëherësh dhe sipër vendosni dy topa akullore me vanilje.

Sipër akullores vendosni sërish dy biskota Savoiardi të njomura më parë në kafe.

Në fund sipas dëshirës grini dhe pak cokollatë të zezëose shtoni pak kakao.

Sipas numrit të personave të cilët do të shërbeni, aty shtoni edhe sasinë e përberësve në proporcion me njëri tjetrin.

Mos harroni ta ruani brenda në frigorifer në mënyrë që akullorja të mos shkrijë./Lajmi.net/

Continue Reading

Jetë

Rollatë e mbushur me krem qumështi – Receta e ëmbëlsirës ditore

Published

on

Kjo ëmbëlsirë është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur. Keku i ëmbëlsirës krijon një shtresë të plotë butësie e ndërsa mbushja kremoze i jep delikatesën e duhur.

Shërbehet i prerë në feta e i spërkatur me kakao, sheqer pluhur ose mjaltë sipas preferencës. Mësoni hapat e përgatitjes dhe shijojeni sa herë që keni dëshirë të provoni diçka të mirë.

Përbërësit për brumin

4 vezë

115 g sheqer

80 g miell

1 lugë çaji vanilje pluhur

Për mbushjen

400 ml qumësht

60 gr miell

100 gr sheqer

1 vezë

Sheqer pluhur ose kakao për spërkatje

Përgatitja

Për të nisur përgatitjen e kësaj recete merrni një tas të madh dhe aty vezët me sheqerin.

Rrihini derisa masa të jetë kremoze dhe sheqeri të jetë tretuar plotësisht. Kur kremi të ketë marrë një ngjyrë pothuaj të bardhë atëherë ai është gati.

Shtoni vaniljen dhe miellin duke e përzierë nga poshtë lartë, kështu vezët nuk do të humbasin volumin e tyre.

Kur mielli të jetë lidhur plotësisht me vezët dhe sheqerin kalojeni në një tavë të lyer me gjalpë ose ku të keni shtruar një letër pjekjeje.

Futeni për ta pjekur për 8-10 minuta në furrë të ngrohur me 220 gradë. Gjatë kohës që baza piqen në furrë AgroWeb.org ju këshillon që të përgatisni kremin e mbushjes.

Në këtë recetë kemi zgjedhur kombinimin me kremin e pastiçerisë, pasi është dhe i shijshëm.

Në një tenxhere të vogël hidhni qumështin, lëkurën e një limoni dhe vëreni të ziejë në zjarr mesatar.

Ndërkohë zgjidhni një enë të thellë hidhni vezën, sheqerin dhe miellin, duke i përzier të gjithë përbërësit vazhdimisht.

Kur masa të jetë kompakte dhe pa kokrriza, shtoni qumështin e nxehtë dhe vazhdoni me përzierjen.

Në fund hiqni me kujdes lëkurën e limonit e cila nuk duhet të jetë e grirë, por thjeshte e prerë në copa të mëdha të holla.

Më pas hidheni kremin në një tigan ose tenxhere të vogël dhe gatuajeni derisa të trashet plotësisht, duke e përzier vazhdimisht.

Kur baza të jetë pjekur, nxirreni nga furra dhe largojeni bashkë me letrën e pjekjes. Vendoseni në tavolinë dhe aty shtoni kremin e pastiçerisë duke e lyer në të gjithë sipërfaqen e kekut.

Shkëputni pak nga letra e pjekjes bazën e kekut dhe të filloni ta rrotulloni. Mbështilleni kështu të gjithë bazën duke formuar një cilindër.

Mbulojeni me një qese kuzhine duke e shtrënguar lehtë rolenë që të marri formën e duhur.

Futeni në frigorifer për 20 minuta dhe më pas mund ta shërbeni duke e spërkatur me pak sheqer pluhur ose kakao. /Lajmi.net/

Continue Reading

Jetë

Byrek role – Receta e shijshme tradicionale

Published

on

Është koha perfekte për një byrek, por nëse stepeni nga mundi që kërkon për t’u përgatitur, kjo recetë nga AgroWeb.org ju vjen në ndihmë.

Fantastike dhe të mrekullueshme në shije, roletë e byrekut janë aq të lehta për t’u përgatitur sa do të kthehen në recetën tuaj të preferuar.

Të shijshme dhe të kombinuara me mbushje të ndryshme, me djathë, me hithra a lakra të egra, me qepë e domate apo preshë e spinaq, të gjitha mënyrat e gatimit të tyre janë të mrekullueshme.

Përbërësit

10-12 peta të gatshme për byrek

300 g gjizë

3-4 lugë gjelle me kos

vaj ulliri

kripë

piper

Përgatitja 

Në një tas hidhni gjizën, kosin, kripë e piperin dhe përzjejini me një lugë derisa masa të jetë e njëtrajtshme.

Merrni një petë dhe shtroheni në tavolinën e kuzhinës, spërkateni me pak vaj ulliri dhe paloseni në gjysmë.

Në anën e ngushtë të petës hidhni përreth 2-3 lugë nga përzierja me gjizë dhe kos.

Me mbushjen të krijoni një shirit përgjatë gjerësisë së petës duke lënë pak hapësirë nga skajet e saj.

Teknika e mbledhjes së petës është shumë e lehtë, mjafton që të palosni skajet e petës në mënyrë që mbushja të mos derdhet dhe ta rrotulloni atë derisa të krijohet një role.

Këtë role vendoseni në një tavë që e keni spërkatur me pak vaj, ose nëse dëshironi mund të përdorni letrat e pjekjes.

Këto hapa përsëritini derisa të keni mbaruar me të gjithë petët.

Lini pak hapësirë nga njëra role në tjetrën kur t’i vendosni në tavë për t’u pjekur.

Para se t’i fusni nue furrë lyejini sipër me pak qumësht dhe vaj ulliri.

Kjo do të evitojë tharjen e petave gjatë pjekjes duke qenë se petat janë të gatshme.

Më pas futini në furrë për t’i pjekur me 200 gradë përreth 15 – 20 minuta, ose derisa petët të kenë marrë ngjyrën karakteristike të artë të pjekjes.

Këto role me gjizë janë perfekte për një drekë duke i shoqëruar me supa të ndryshme apo edhe sallata të freskëta të stinës si dhe turshi të ndryshme gjithashtu.

Por mund të jenë të përkryer dhe për një darkë të shpejtë dhe pa shumë mundim. /Lajmi.net/

Continue Reading

Jetë

Receta vjeshtore: Omleta me patate – E shpejtë, e thjeshtë dhe e shijshme

Published

on

Një nga arsyet që mëngjeset të nisin mirë, janë pa dyshim ushqimet e mrekullueshme të cilat i shoqërojnë. Sa më i bollshëm dhe më i shijshëm të jetë mëngjesi, me po aq energji do të nisë edhe dita.

Kështu që çfarëdo që të bëni, mos e lini kurrë mëngjesin pa ngrënë. Në mënyrë që të merrni çdo energji të nevojshme që me tu zgjuar nga krevati.

Kjo recetë mund të serviret për katër persona, ndaj ju mund ta përgatisni për të gjithë familjen si një vakt të shijshëm e të ngrohtë.

Përbërësit

6 vezë

2 patate mesatare

2-3 qepë të njoma

gjysmë qepe të verdhë

60 ml vaj ulliri

kripë

Përgatitja

Për të nisur këtë recetë lani dhe qëroni patatet me kujdes.

Pritini në feta të holla rrumbullake dhe skuqini në një tigan të nxehur me vaj ulliri.

Lërini ato të skuqen derisa të marrin ngjyrë të artë nga të dyja anët dhe të zbuten pak.

Bëjeni këtë me të gjithë rrathët e patateve herë pas here, derisa të mbarojnë.

Në fund vendosini në një pjatë të shtruar me letër thithëse kuzhine.

Pastrojeni më pas tiganin me kujdes dhe bëjeni gati sërish për skuqje, duke i hedhur 1 lugë gjelle vaj.

Pasi të keni hequr patatet, tek tigani shtoni qepët e njoma të grira dhe gjysmën e qepës së verdhë, po ashtu të grirë.

Lërini qepët të skuqen derisa të zbuten dhe të marrin ngjyrë, e më pas sipër shtroni një nga një patatet që përgatitët më parë.

Sigurohuni që qepët të jenë përhapur mirë nëpër të gjithë sipërfaqen e tiganit, po ashtu edhe fetat e patateve që vendosët sipër.

Ndërkohë në një enë të thellë rrihni me kujdes të gjitha vezët dhe shtojini tek tigani me patatet.

Shtoni pak kripë dhe tundni pak tiganin, në mënyrë që veza e rrahur të përhapet mirë.

Më pas lëreni në zjarr në nxehtësi mesatare, derisa të shikoni që e gjithë veza sipër është gatuar dhe mpiksur, gati për t’u ngrënë.

Lëreni të gatuhet për rreth 20 minuta dhe gjatë 5 minutave të fundit ngrini pak nxehtësinë e zjarrit, në mënyrë që sipërfaqja e omletës të marrë ngjyrë të artë.

Kur të jetë gati hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet pak, më pas mund ta prisni sipas dëshirës dhe t’a shërbeni.

Këtë omletë mund ta konsumoni direkt pasi e keni përgatitur apo mund ta ruani deri ne 2-3 ditë të mbyllur në frigorifer./Lajmi.net/

Continue Reading

Trending

Copyright © 2020 toplajmet.ch