Connect with us

Lajme

Sindikata e Arsimit dhe Këshilli i Prindërve dalin me një njoftim të rëndësishëm

Published

on

sindikata-e-arsimit-dhe-keshilli-i-prinderve-dalin-me-nje-njoftim-te-rendesishem

Kërkohet që nga java e ardhshme të fillojë mësimi i rregullt në shkolla.

Përmirësimi i ndjeshëm i gjendjes epidemiologjike çoi në zbutjen e masave kufizuese në disa fusha, por jo edhe në arsim. Sindikata e Arsimit dhe Këshilli i Prindërve kërkojnë që mësimi i rregullt të fillojë në shkolla nga java e ardhshme.

Institucionet shkollore të cilat ishin identifikuar të pestat në listën e përhapjes së koronavirusit nuk janë përfshirë në masat lehtësuese të qeverisë që u zbatuan në gastronomi dhe në qendra tregtare që u zbatua prej 31 majit. Nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë vazhdojnë të mbajnë mësimin në dy grupe por jo më shumë se dy orë kurse klasat e tjera janë duke zhvilluar mësimin në mënyrë të koordinuar online dhe me prezencë në shkolla.

Për këtë arsye kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës Ymret Reshiti thotë se i kanë dërguar kërkesë Ministrisë së Arsimit për fillim të mësimit të rregullt nga java e ardhshme.

Që nga e hëna e ardhshme të nis mësimi i rregullt pret edhe kryetari i SBASHK’ut, Rrahman Jasharaj.

“Urojmë që nga e hëna që klasat e ndara të bëhen klasë siç kanë qenë dikur dhe orari mësimor të jetë ai 40 dhe 45 minuta. Ish dashur që i gjithë sistemi parauniversitar t’i kthehet normalitetit siç ka qenë para pandemisë”, tha ai për RTV21.

Nga ana tjetër në një përgjigje të Ministrisë së Arsimit thuhet se ka diskutime të vazhdueshme në lidhje me zhvillimin më të mirë të procesit mësimor dhe kjo çështje po diskutohet edhe në kuadër të task-forcave.

Sipas Ministrisë, në momentin që do të jepen rekomandime për ndonjë ndryshim sigurisht se do të bëhet e ditur me kohë.

Continue Reading

Lajme

Paralajmërimi i internistit: Edhe Kosova në rrezik nga varianti “Delta” i koronavirusit

Published

on

Janë shfaqur edhe rastet e para të një varianti të ri të SARS COV-2 të quajtur “Varianti indian” ose varianti “delta”.

Këto raste janë shfaqur në Britaninë e Madhe, por edhe Kosova me këtë rast mund të preket nga varianti “delta”.

Kështu të paktën po thotë internisti Driton Vela.

Vela në Edicionin Special në Klan Kosova tha se ky variant përhapet shumë shpejt dhe shumë lehtë.

“Sa për krahasim. Përderisa varianti britanik ishte 50 përqind më i transmetueshëm sesa varitanti klasik, varianti indian ose “delta” është 50 përqind më i transmetueshëm se varianti britanik. Kështu që po flasim për një virus i cili përhapet shumë shpejt dhe shumë lehtë”.

Ai theksoi vaksinat anti-COVID arrijnë efektin 90 përqind tek pasi personat të marrin edhe dozën e dytë të saj.

“Po, sigurisht. Meqenëse ky variant po arrijnë të bartet tek personat që e kane marrë vetëm dozën e parë të vaksinës, për shkak se mund të themi se “thembër e Akilit” e vaksinës është se pas dozës së parë nuk janë edhe aq efikase sikur ndaj varianteve tjera. Tek pas dozës së dytë efikasiteti arrin deri në 90 përqind. Pra, edhe ata që kanë marrë dozën e parë që mund të jenë bashkatdhetarët mund ta bartin. Prandaj, vera mund të jetë me rrezik për Kosovën për shkak se varianti mund të bartet me shpejtësi të madhe”.

Continue Reading

Lajme

Ky është personi që mbeti i vdekur nga therja me thikë sot në Gjilan

Published

on

Një 40 vjeçar me inicialet I.C nga Gjilani ka mbetur i vdekur, pasi është therur me thikë nga i dyshuari B.Z, po nga ky qytet.

Reporteri ka siguruar fotografinë e viktimës.

Ngjarja që ndodhi rreth orës 13:15 dyshohet se erdhi si shkak i fjalosjes së dyshes mes veti, pasi paraprakisht viktima e kishte kërcënuar të dyshuarin një natë më parë në shtëpinë e tij.

Edhe dëshmitarët që panë nga afër ngjarjen thanë se u tronditën me atë që panë.

Nga Spitali i Gjilanit konfirmuan se i ndjeri kishte vdekur në vend të ngjarjes teksa kishte plagë në qafë, gjoks, shpinë dhe dorën e djathtë.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë derisa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Continue Reading

Lajme

Dialogu Kosovë – Serbi, Mbretëria e Bashkuar del me qëndrim zyrtar

Published

on

Britania e Madhe del me qëndrim zyrtar për dialogun Kosovë-Serbi

Nënsekretarja Parlamentare për Fqinjësinë Evropiane dhe Amerikë në Britani të Madhe, Uendy Morton, ka dalë me qëndrim zyrtar pas takimit me Të Dërguarin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Morton shkruan që ajo ia ka rikonfirmuar Lajçakut se Britania e Madhe e mbështet dialogun Kosovë-Serbi.

“Unë e rikonfirmova mbështetjen e Britanisë së Madhe për dialogun Kosovë-Serbi në takim me Të Dërguarin Special, Miroslav Lajçak. Ne u pajtuam që të vazhdojmë të ndërtojmë mundësi që të sigurojmë mundësitë për të siguruar një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme të normalizimit nga e cila do të përfitonte i gjithë rajoni”, u shprehë Morton në postimin e saj.

Continue Reading

Trending

Copyright © 2020 toplajmet.ch