Connect with us

Lajme

“Shtesat janë qesharake dhe ofenduese, kërkojmë zbatimin e ligjit”, mjekët paralajmërojnë protestë

Published

on

Kryetari i Federatës së Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, njoftoi se sot nga ora 11:00 do të protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë për t’i shpalosur kërkesat e tyre.

I intervistuar në Klan Kosova ai u shpreh se nuk e kanë dashur këtë, por siç tha, i ka shtyrë injoranca dhe ofendimi i skajshëm që i është bërë punëtorëve shëndetësorë.

“Askush më nuk kujdeset apo interesohet për ne dhe sot jemi të shtyrë ta mbajmë një protestë simbolike që t’i tregojmë kërkesat tona. Ne kërkojmë vetëm zbatime të ligjeve që i ka aprovuar vet Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës dhe janë ligje të domosdoshme për vazhdimësinë e punës së punëtorit shëndetësor”.

“Në protestë do të jenë vetëm anëtarët e federatës dhe jo më shumë, duke e pasur parasysh situatën me pandeminë, që t’ia shpjegojmë ministrit dhe opinionit që qe pesë muaj ministri Vitia nuk e ka parë të arsyeshme të takohet asnjëherë me ne”.

“Madje në asnjë mbledhje të qeverisë ai nuk i ka adresuar hallet e punëtorëve shëndetësorë, por veç ia ka bërë amin-in kryeministrit të vet”.

Syla po ashtu u shpreh se mes tyre dhe ministrit mungon dialogu social, pra biseda në tavolinë me të për të diskutuar lidhur me çështjet e ndryshme që e preokupojnë këtë kategori.

“Në qeverinë aktuale mungon dialogu social. Vitia i është shmangur. Madje vizitat i ka bërë diku në mbrëmje ose pasdite kur s’ka pasur punëtorë dhe në çfarëdo forme i ka ikur kontaktit, pra dialogu social është zero”.

Shtesat që i janë ndarë punëtorëve shëndetësorë ai i quajti qesharake dhe ofenduese, si dhe që ata po injorohen si komunitet.

“Nuk ndihem mirë që sot duhet të dal për të protestuar me mantel të bardhë. Por prej 24 prillit i kam shkruar të gjitha instancave. Ne po kërkojmë zbatueshmërinë e ligjit, ndërsa qeveria e presidenca refuzojnë takime”.

“Nuk ka pasur javë që s’kemi bërë kërkesa që të mos marrim veprime sindikale si këto sot, por është fundi kur katër muaj i trokitni e i kërkoni dhe në fund të injorojnë. Është injorancë e skajshme”, përfundoi Syla.

Continue Reading

Lajme

Ky është rezultati në kryeqytet nga numërimi i 85 për qind e votave për Kuvend Komunal

Published

on

Numërohen 85% e votave për Kuvend Komunal, ky është rezultati në kryeqytet.

Komunal, ky është rezultati në kryeqytet.

Kandidati i LVV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia dhe ai i LDK-së, Përparim Rama, do të përballen në balotazh. Do të jetë gara finale për ta marrë drejtimin e kryeqytetit.

LVV-ja doli e para nga votat e numëruara në kryeqytet, por jo mjaftueshëm sa për ta marrë drejtimin e Prishtinës me të parën.

Edhe me votat për Kuvendin Komunal, LVV-ja dhe LDK-ja janë partitë me më së shumti vota. Nga numërimi i mbi 85% të votave për Kuvendin Komunal, LVV-ja prin me 34,22%, ndërsa LDK-ja radhitet e dyta me 26,57%, raporton Gazeta Express.

Sipas rezultateve të deritashme të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, PDK-ja ka marrë 18,40% të votave për asamblistë, ndërsa AAK-ja ka marrë 10,36%, duke e lënë pas AKR-në me 5,51%.

Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 42,33% të votave s i kandidat për kryetar në kryeqytet, pasuar nga Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili i ka marrë 29,35%

Kandidati i Partisë Demokarike të Kosovës, Uran Ismaili ka arritur t’i marrë 21,64% të votave, ndërsa Daut Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, 4,50%.

Continue Reading

Lajme

Nis dezinfektimi i hapësirave ku trajtoheshin pacientët me COVID në Kardiologjinë Invazive

Published

on

Dezinfektohen hapësirat ku trajtoheshin pacientët me COVID në Kardiologjinë Invazive.

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se pas lirimit të hapësirave nga pacientët e infektuar me COVID-19, ka filluar dezinfektimi e rregullimi i sistemit të monitorimit dhe shtretërve në Kardiologjinë Invazive.

Sipas SHSKUK’së, në këtë klinikë pritet të trajtohen 7 deri në 10 pacientë në ditë.

Njoftimi i plotë:

Pas lirimit të hapësirave të repartit, ku po trajtoheshin pacientë me COVID- 19, dezinfektimit të hapësirave, rregullimit të sistemit të monitorimit dhe shtretërve, në Kardiologjinë Invazive ka filluar trajtimi i pacientëve elektivë.

Në Kardiologjinë Invazive pritet të trajtohen 7 deri 10 pacientë në ditë, me synim që të zbutet lista e pritjes.

Continue Reading

Lajme

Vetëm 1 rast pozitiv me koronavirus dhe asnjë vdekje

Published

on

Kosova regjistron vetëm 1 rast pozitiv me COVID-19.

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19, raporton Gazeta Express.

Ndërsa, pas një kohe të gjatë, Kosova ka regjistruar vetëm 1 rast të ri të infektuar me virus.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga 1 mijë e 419 testime, 1 qytetar ka rezultuar pozitiv në COVID-19.

Njoftimi i MSH’së:

18 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 1.419 testime, 1 qytetar ka rezultuar pozitiv në COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 42 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.936.

Continue Reading

Trending

Copyright © 2020 toplajmet.ch