Connect with us

Jetë

Receta e shijshme e buftekut të viqit në salcë limoni

Published

on

Kjo është një recetë fantastike në shije, shumë e thjeshtë dhe kërkon pak kohë për t’u përgatitur.

Shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me sallata të freskëta të stinës, perime të ndryshme furre por edhe patate furre gjithashtu.

Përbërësit

(Përbërbësit më poshtë janë për 4-5 persona, sasia përgjidhet bazuar në numrin e personave për të cilët do gatuani)

8 biftekë mesatar viçi

400 ml lëng mishi

1 kokërr limoni

2 lugë gjelle miell

Pak miell për lyerjen e biftekëve

Majdanoz

Kripë

Piper

Përgatitja

 Si fillim, rrihni me çekanin e kuzhinën biftekët e viçit.

Hidhuni pak kripë e piper, kalojini në miell nga të dyja anët dhe skuqini në një tigan me vaj nga të dyja anët.

Më pas, largojini nga tigani dhe vendosini në një enë të mbyllur me kapak në mënyrë që biftekët të qëndrojnë të butë.

Më pas, në tiganin ku kemi skuqur biftekun shtoni miellin, kaurdiseni sa të marrë një ngjyrë të artë dhe më pas shtoni lëngun e mishit nga pak e nga pak duke e trazuar pa ndërprerje në mënyrë që salca të mos bëhet me kokërriza.

Vijoni ta përzieni salcën dhe shtoni gjithashtu edhe lëngun e limonit, si dhe lëkurën e limonit të grirë grirë hollë. Lëreni derisa salca të trashet duke e rregulluar me kripë, piper dhe majdanoz të grirë hollë.

Shtoni aty biftekët që keni skuqur dhe keni lënë mënjanë dhe lërini bashkë me salcën në zjarr të ziejnë përreth 5-6 minuta në mënyrë që biftekët të marrin shijen e salcës së limonit dhe më pas janë gati për t’u servirur. /Lajmi.net/

Continue Reading

Jetë

Kek me lëkurë limoni – Aromë dhe shije perfekte

Published

on

Kekun me lëkurë limoni mund ta përgatisni për çdo rast, nëse keni të ftuar në shtëpi, nëse ju hahet diçka e ëmbël apo për t’ja dhurar një miku.

Përbërësit

190 gr miell

250 gr sheqer

4 vezë

120 ml krem qumështi (pana për ëmbelsira)

75 gr gjalpë pa kripë

1 lugë e gjysmë çaji me pluhur pjekës

Gjysmë luge çaji xhenxhefil pluhur

1 limon i madh ose 2 të vegjël

15 gr ekstrakt vanilje

50 ml marmaladë

Gjysmë luge çaji ujë

Kripë

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e këtij keku AgroWeb ju këshillon të ndizni furrën në temperaturën 180 gradë dhe lyeni me pak gjalpë e miell një tavë me madhësi 20-25 cm.

Sipër tavës vendosini një letër pjekje dhe lëreni mënjanë për të vazhduar me përgatitjen e kekut.

Në një enë përzieni miellin, pluhurin pjekës, xhenxhefilin dhe kripën, ndërsa në një tjetër shtoni sheqerin bashkë me lëkurën e grirë të limonit.

Shtrydhni veçmas edhe gjysmën e limonit, ndërkohë përzieni me duar sheqerin me lëkurën e limonit në mënyrë që të bashkohen mirë.

Një nga një po tek sheqeri, shtoni vezët të cilat duhet të jenë në temperaturë ambienti.

Pas secilës prej tyre përzieni mirë me rahhës elektrik në mënyrë që sheqeri të shkrijë dhe në fund shtoni edhe lëngun e limonit që shtyrdhët më parë bashkë me kremin e qumështit.

Këtë proces mund ta bëni edhe me anë të një rrahësi elektrik të posacëm për vezët përveçse me dorë.

Merrni enën tjetër ku ndodhen përbërësit e thatë dhe shtojeni pak nga pak tek kjo që po punoni pjesën tjetër të brumit.

Ndërkohë shkrini gjalpin dhe përziejeni me esencën e vaniljes.

Në fund duke përzier, shtojeni pak nga pak tek brumi i kekut që sapo përgatitët.

Brumi përfundimtar do të jetë i trashë, kremoz e pa kokrriza.

Hidheni të gjithin tek tava që përgatiët në fillim dhe futeni të piqet për 70 – 75 minuta ose derisa të marrë ngjyrë të artë në sipërfaqe.

Kur të jetë pjekur nxirreni nga furra dhe pasi të ftohet pakra hiqeni me kujdes nga tava.

Sipas dëshirës mund t’i përgatisni salcën më marmaladë për ta lyer sipër.

Mjafton të zieni marmaladën me ujin në një tigan të vogël dhe ta lini të ziejë derisa të formohet një masë kremoze.

Hidhjani sipër kekut tuaj dhe lëreni të ftohet për 2 orë dhe mund ta shërbeni sipas dëshirës tuaj. /Lajmi.net/

Continue Reading

Jetë

Brokoli me kos dhe hudhër – E shëndetshme, e shijshme dhe plot vlera

Published

on

Atë mund ta servirni ose si pjatë të parë ose duke shoqëruar gatime të tjera tradicionale ose jo.

Është një pjatë ideale që mund të konsumohet në çdo kohë të ditës, është e lehtë e mbi të gjitha e pasur në vlera ushqyese.

Mund të shoqërohet me pak bukë të thekur misri ose gruri por edhe me byrekë të ndryshëm shtëpie.

Kjo recetë bëhet edhe më e shijshme kur përgatitet me kos të bërë në shtëpi.

Përbërësit

Për 4 persona rekomandohen:

300 gr brokoli

2  thelpinj hudhër (sasia e hudhrave sipas dëshirës)

200 gr kos

Vaj ulliri

Kripë

piper i zi

piper i kuq (sipas dëshirës)

Majdanoz ose Koper (sipas dëshirës)

Përgatitja 

Qëroni hudhrat dhe pritini hollë.

Shtypini me një lugë dhe spërkatini me pak kripë.

Në këtë mënyrë hudhra do të ketë mundësi të çlirojë alicininë, substancën e famshme mirëbërëse.

Ndërkohë ndajini brokolit në degëza dhe më pas lajini me ujë të bollshëm.

Më pas, vendosni një tenxhere me ujë dhe pak kripë në zjarr.

Lëreni sa uji të nisë të vlojë e më pas shtoni aty degëzat e brokolit.

Lërini të ziejnë jo më shumë se 6-7 minuta e më pas kullojini nga uji i ngrohtë dhe vendosini në një enë me ujë të ftohtë, në këtë mënyrë procesi i zierjes së brokolit do ndalojë.

Ndërkohë në një enë tjetër përzieni kosin, hudhrat, vajin e ullirit, kripën dhe piperin.

Përzierja duhet të bëhet mirë që shija të jetë e njëtrajtshme dhe gjithëpërfshirëse.

Masa e kosit duhet të jetë e trashë dhe jo shumë e lëngshme si taratori.

Hidheni atë sipër brokolit të zierë dhe vendosini në frigorifer për një orë ose më pak, sipër spërkatini sipas preferencës me pak piper të kuq apo majdanoz ose kopër të grirë hollë./Lajmi.net/

Continue Reading

Jetë

Crema Catalana – ëmbëlsira më e famshme spanjolle

Published

on

Crema Catalana behet vetem me qumesht, veze dhe trashet edhe me pak niseshte ndersa kremi brulee behet me pana dhe pa niseshte vetem veze. Catalana behet ne vater ndersa krem brulee ne furre.

Te dyjave i digjet sheqeri siper.

Perberesit:

500 ml qumesht

5 te verdha veze

95 gr sheqer

Lekure limoni ose portokalli

Shkop kanelle ose vanilje me deshire

1 luge gjelle plot niseshte

Pergatitja eshte shume e thjeshte sikur po bejme nje puding por me veze

Vendosim qumeshtin te ngrohet nderkohe brenda i kemi hedhur 60-70 gr sheqer, lekuren e limonit, 1 shkop kanelle & pak vanilje.

Kur eshte afer vlimit e fikim dhe i lejme te marrin mire aromat. Nderkohe ne nje ene rrahim te verdhat e vezes me 2 luge gjelle sheqeri.

Ne nje ene tjeter hedhim 1 gote qumesht te ftohte dhe tresim nisheshtene, kete ia shtojme vezeve dhe i perziejme mire.

Mases i shtojme dhe qumeshin e ngrohte te cilin e kullojme. I perziejme dhe e kalojme ne zjarr per 9-10 min duke e perzier gjithe kohen deri sa trashet kremi.

E kalojm ne tasat e qeramikes dhe e lejme ne frigorifer te pakten 4-5 ore. Nese doni qe mos formohet cipa siper mbulojini me qese kuzhine.

Kur e nxjerrim per ta servirur i djegim sheqerin siper. /Lajmi.net/

Continue Reading

Trending

Copyright © 2020 toplajmet.ch