Connect with us

Jetë

Receta e një mëngjesi të lehtë dhe plot vlera ushqyese

Published

on

Vakti i mëngjesit është vakti kryesor dhe më i rëndësishmi përsa i përket fuqisë që duhet të ketë organizmi përgjatë gjithë ditës. Konsumimi i një mëngjesi të shëndetshëm i ofron organizmit energjitë e duhura për të qenë aktiv dhe i gjallëruar.

Sidomos tani që dimri ka hyrë dhe temperaturat po zbresin përditë e më shumë, një mëngjes i ngrohtë me pak përbërës por me plot vlera do të ndihmonte organizmin për të qenë në formë gjatë gjithë ditës.

Më poshtë jepet një sugjerim për mëngjes të lehtë, të shijshëm e mbi të gjitha të shëndetshëm. Me tre përbërës të thjeshtë që çdo kush i ka në kuzhinë, pa humbur aspak kohë fiton një shije të plotë që të kënaq jo vetëm oreksin por gjithë organizmin.

Çaj mali, djathë dhe bukë e thekur

Ky mëngjes përgatitet krejt lehtë dhe shpejtë duke mos marrë aspak kohë. Mjafton të thekni disa feta bukë. Mund t’i marinoni me pak kripë, rigon e vaj ulliri. Prisni disa feta djathë për të shoqëruar bukën e thekur. Ndërkohë përgatisni çajin e malit, të cilin nëse preferoni mund ta ëmbëlsoni me pak mjaltë.

Vlerat e çajit të malit

Ky mëngjes i thjeshtë por i shijshëm është nisja e duhur e një dite të mbarë të shëndetshme. Çaji i malit është aset që natyra i ka dhuruar njeriut për ta ndihmuar në mirëqenien e organizmit. Sipas të dhënave, çaji i malit shqiptar ka efekte të fuqishme në forcimin e imunitetit.

Ai ndihmon për një tretje shumë të mirë ndërsa lufton alergjitë, astmën, dhimbjet e kokës dhe sinozitin. Çaji i malit ka gjithashtu një fuqi të jashtëzakonshme në trajtimin e sëmundjeve të të ftohtit. Gripi, dhimbjet e fytit, kolla apo dhimbjet e kraharorit trajtohen më së miri përmes çajit të ngrohtë të malit. /Lajmi.net/

Continue Reading

Jetë

A ka afat skadence çaji? Ja si ta dalloni nëse është i pijshëm apo jo

Published

on

Çaji i malit është një nga bimët që rrallëherë mungon në shtëpitë shqiptare. Shumë prej nesh e pinë atë rregullisht çdo ditë, pa vrarë mendjen për ndryshimet në cilësinë e tij si pasojë e mënyrës së gabuar të ruajtjes.

Në këtë artikull do të zbuloni më shumë mbi jetëgjatësinë e çajit dhe aspektet e sigurisë së konsumit të tij.

Jetëgjatësia e Çajit

Çaji i papërpunuar humbet cilësinë shumë më shpejt se çaji në bustinë. Kur nuk është i paketuar, gjethet e çajit përthithin shumë më shpejt lagështinë dhe aromat. Kjo ndodh si pasojë e mënyrës së gabuar të ruajtjes. Megjithatë, çdo lloj çaji ka karakteristikat dhe jetëgjatësi të ndryshme të cilat ndikojnë në cilësinë e tij. Vlerat sigurisht janë më të madhe në çajërat e papërpunuar, por duhet pasur kujdes me ruajtjen.

Çaji i zi

Çaji i zi i nënshtrohet oksidimit dhe fermentimit të plotë që ka si qëllim të zgjasë jetëgjatësinë e tij. Nëse e ruani siç duhet, çaji i zi jo i paketuar mund të konsumohet për 18 muaj ndërsa në bustinë ai mund të konsumohet brenda 2 viteve.

Çaji i malit, çajërat bimorë dhe çaji jeshil

Në rast se nuk përpunohen dhe paketohen, jetëgjatësia e këtyre çajërave është disi më e shkurtër. Ndonëse substancat mirëbërëse të çajërave mbeten të paprekur, ekspertët këshillojnë që këto çajëra të konsumohen brenda një viti nga data e mbledhjes. Megjithatë, disa prej tyre e ruajnë aromën dhe shijen edhe 18 muaj nga data e mbledhjes.

 Si të dalloni nëse çaji është i prishur

Çajërat përmbajnë vajra esencialë të cilët nëse ekspozohen ndaj lagështisë, thartohen. Përtharja e vajrave esencialë të bimës dallohet kur gjethet bëhen tepër të thata. AgroWeb ju këshillon mënyrat e mëposhtme për të kuptuar nëse çaji është tejet i vjetruar.

Nuhatni gjethet

Nëse vini re që çaji ka humbur aromën e tij karakteristike e të ndezur, atëherë me siguri vajrat esencialë kanë avulluar. Kjo nënkupton se çajit i mungon shija dhe aroma e mirë

Ziejeni

Nëse e zieni çajin për rreth 3 deri në 5 minuta dhe sërish aroma është tepër e zbehtë për të zgjuar shqisat tuaja, atëherë gjethet janë të vjetruara. Nëse gjethet e çajit janë të lagështa ose janë ndotur me substanca të tjera, atëherë ato do të ngjajnë të pluhurosura. Aroma e gjetheve mund të jetë si ajo e mykut. Kjo është një kambanë alarmi që çaji duhet hedhur. /Lajmi.net/

Continue Reading

Jetë

Vlerat e jashtëzakonshme të kungullit dhe përfitimet e tij

Published

on

Kungulli është shumë më shumë se një dekorim i bukur për shtëpinë gjatë Halloween-it, ose sezonit të vjeshtës. Është nje perime e jashtëzakonshme e varfër në sheqerna dhe e pasur në vitamina dhe minerale.

Ashtu si të gjitha perimet me ngjyrë të verdhë dhe kungulli është  i pasur me vitaminë A.dhe është veçanërisht i përshtatshëm për dieta sepse ka një përmbajtje shumë të ulët te karbohidrateve. Kungulli ka rreth 95% ujë, për këtë arsye, mund të përfshihen në dietën e përditshme të personave që duan t’i kushtojnë vëmendje të veçantë peshës trupore.

Nese konsumojmë kungull përfitojme rreth 20% të vlerës së përditshme të vitaminës C, 10% ose më shumë të vitaminës E, kalium, bakri dhe mangan, 5% e tiaminës, hekur dhe fosforit.

Kungull është gjithashtu i shkëlqyer për të luftuar sëmundjet kardiovaskulare:Jo vetëm që mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të infarkti, por dhe redukton e parandalon formimin e gurëve në veshka.

Antioksidantët, vitamina C, vitamina E dhe beta-karotene,që përmban kjo perime fantastike jane te rendesishme per shëndetin e syve dhe ndihmojne për të luftuar radikalet e lira.

Përveç se në kuzhinë, kungulli është përdorur shpesh si një ilaç bukurie I pasur me antioksidantë eshte mjaft i mie për të luftuar plakjen e lëkurës, por edhe për forcimin e flokëve dhe thonjve. Kungulli mund të konsumohet i kripur, i ëmbël, pure, byrek, supë etj. /Lajmi.net/

Continue Reading

Jetë

Këto janë frutat dhe perimet që duhet të blini gjatë nëntorit

Published

on

Ngjyra të ngrohta dhe të forta, frutat dhe perimet që mund të gjenden në nëntor, na ndihmojnë për ta bërë më të gëzuar këtë muaj, gjatë të cilit temperaturat ftohen e humori bie.

Për të përmirësuar gjendjen, duhet të marrim fibra, minerale dhe vitamina, që të parandalojmë sëmundjet e para sezonale, por edhe për të shmangur depresionin tipik të këtij sezoni melankolik.

Një nga blerjet tipike të vjeshtës është lulelakra, e pasur në vitaminë C, vitaminë A dhe B. Rekomandohet për këdo që vuan nga anemia sepse është burim i shkëlqyer i hekurit dhe mineraleve të tjera, të tilla si kaliumi, acid folik dhe magnezi.

Kopra, me shije relativisht të fortë, është ideale për ata që ndjekin një dietë për të humbur peshë. Mund të përdoret edhe si çaj i nxehtë; kështu rregulloni sistemin tretës.

Nga shporta e frutave do të veçonim mandarinën e cila është burim i mirë i vitaminave A dhe C. Mandarinat janë të shijshme dhe nuk kanë nevojë për ndonjë shoqërues shtesë.

Në shportën tuaj të perimeve për këtë muaj duhet të vendosni: patatet e reja, panxharin, qepët, selinon, sallatën jeshile, spinaqin, radhiqet, çikoren, rrepat, bathët, kërpudhat, kungulin e verdhë, lulelakrën dhe brokolin. Nga frutat mos harroni të blini hurmat, dardhat, rrushin, kivit, shegët, gështenjat, mollët, mandarinat dhe portokajt. /Lajmi.net/

Continue Reading

Trending

Copyright © 2020 toplajmet.ch