Connect with us

Sport

Reagimi i Simeones pas humbjes tronditëse kundër Milanit

Published

on

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, beson se skuadra e tij mund të kalojë në rrethin e 16 më të mirëve në Ligën e Kampionëve, pavarësisht humbjes ndaj Milanit.

Zëvendësuesi Junior Messias e vendosi ndeshjen në Wanda Metropolitani të martën, duke e shënuar me kokë golin e triumfit pas një harkimi nga Franck Kessie, raporton Express.

Kjo fitore, e cila ishte e para, e mban Milanin në garë për të kaluar në mesin e 16 më të mirëve.

Si pasojë e humbjes, Atletico Madridi tani është i fundit në Grupin B, me 4 pikë, aq sa ka edhe Milani në vendin e parafundit.

Liverpooli e ka fituar grupin tashmë pasi i ka grumbulluar 15 pikë, pra maksimumin nga pesë ndeshje, ndërsa Porto është e dyta me 5 pikë.

Simeone tha pas ndeshjes se ekipi i tij nuk luajti dobët, pavarësisht humbjes në shtëpi.

“Nuk pajtohem se ishte paraqitje e dobët. Nuk kam pse të jem i zhgënjyer me ekipin”, tha Simeone.

Nëse Milani e mposht Liverpoolin në ndeshjen e fundit, atëherë Atletico rrezikon të mbetet jashtë Ligës së Kampionëve.

“Jemi përballur me gara më të vështira, prandaj vazhdoj të jem optimist dhe të besoj. Ne ende e kemi çdo mundësi për t’u kualifikuar. Kushdo që e meriton do të kalojë tutje”, shtoi ai.

Atletico do të përballet me Porton në ndeshjen e fundit në grup më 7 dhjetor.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Sport

PSG e shpërblen Marquinhos

Published

on

PSG nis bisedimet për rinovimin me Marquinhos

Paris Saint-Germaini i ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e Marquinhos për vazhdimin e kontratës së tij.

Mbrojtësi brazilian ka kontratë me klubin francez deri në vitin 2024, megjithatë ata janë të interesuar që t’ia zgjatin akoma më shumë qëndrimin.

RMC Sport bën të ditur se PSG planifikon t’ia shtojë edhe dy vite të tjera në kontratën e tij, gjegjësisht deri në vitin 2026.

Marquinhos ka zhvilluar 15 ndeshje deri më tani për liderin e Ligue 1 në të gjitha garat duke shënuar tre gola.

27-vjeçari iu bashkua PSG-së në vitin 2013 nga Roma, ku kishte luajtur për një sezon pas transferimit nga Corinthians.

Continue Reading

Sport

Mancini – Manchester United, vjen lajmi bombë nga Anglia

Published

on

Mancini, njëri nga kandidatët për postin e trajnerit të Unitedit

Përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mancini, është përfshirë në listën e kandidatëve për të marrë drejtimin e Manchester Unitedit nga sezoni i ardhshëm.

Strategu italian e njeh Ligën Premier nga koha e tij te Manchester City, ndërsa The Telegraph raporton se tash kërkohet nga rivali lokal.

Djajtë e Kuq sapo e kanë angazhuar Ralf Rangnickun në postin e trajnerit të lënë bosh pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer.

Mirëpo, strategu gjerman ka kontratë deri në fund të sezonit dhe klubi vazhdon të jetë në kërkim të një trajneri afatgjatë.

E ardhmja e Mancinit te Italia do të varet nga kualifikimi ose jë në Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’, pasi Azzurrët janë në barazh.

Continue Reading

Sport

Pochettino do t’i çmend drejtuesit e PSG-së me këtë deklaratë për Ramosin

Published

on

Sergio Ramos nuk do të luajë ndaj Nice në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Ligue 1.

Spanjolli debutoi me PSG gjatë fundjavës ndaj St. Etienne, por ngarkesa e plotë gjatë 90 minutave duket se ka ndikuar drejtpërdrejtë në formën e mbrojtësit.

Ramos u rikthye për të luajtur një ndeshje zyrtare pas 6 muajsh dhe tekniku Pochettino ka vendosur t’i japë pushim në mënyrë që të jetë në dispozicion për sfidën e të shtunës, ndaj Lens.

Diçka të tillë, tekniku e konfirmoi në konferencën e tij përpara takimit me Nice.

“Ramos ishte shumë i lumtur për debutimin e tij, por 15 minutat e fundit ishin të vështira. Mungesa e tij për një kohë të gjatë ka ndikuar dhe e prisnim diçka të tillë. Do të shohim deri përpara fillimit të sfidës, por besoj se Ramos ka nevojë për pak pushim, në mënyrë që të mos rrezikojmë me të, pikërisht kur ai tani është rikthyer”.

Nuk bëhët fjalë për ndonjë dëmtim, apo rikthim të problemeve për spanjollin, por stafi i parizienve nuk kërkon të bëjë lëvizje të nxituara, me një nga lojtarët i cili erdhi jo vetëm me bujë, por në javët e fundit ka patur zëra edhe për një “divorc” midis palëve.

Continue Reading

Trending

Copyright © 2020 toplajmet.ch