Connect with us

Jetë

Qofte shtëpie me mish pule – Receta e ditës

Published

on

Të përgatitura në shtëpi dhe të skuqura apo të pjekura në furrë, shoqëruar me salca të ndryshme të freskëta shija e këtij gatimi mbledh padyshim gjithë familjen drejt tryezës.

Kjo recetë tipike, e përgatitur nga amvisat shqiptare për dekada me radhë është një mënyrë fantastike për të servirur një pjatë të shijshme për veten, familjen dhe më të dashurit.

Përbërësit 

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

300-400 gr mish pule (preferohet pjesa e gjoksit)

2 kokrra qepë

2 feta bukë

1 kokërr vezë

4-5 lugë gjelle miell

3-4 thelpinj hudhra

Vaj

Kripë, piper, nenexhik

Përgatitja  

Si fillim, mishin e pulës pastrojeni nga kockat dhe kalojeni për zierje derisa të zbutet.

Më pas, mishin e zierë largojeni nga tenxherja dhe grijeni përmes një thike të mprehtë shumë hollë në formën e mishit të grirë.

Në vijim, në një tas të madh bashkojmë mishin e pulës me vezën, bukën e qullur me ujë ose qumësht, kripën, piperin, nenexhikun e grirë hollë, qepët dhe hudhrat e grira hollë, miellin dhe i përzjejmë  mirë derisa masa të jetë bërë homogjene.

Qoftet i ndajmë në forma të rrumbullakëta në madhësinë e një kokërr arre.

I kalojmë në miell dhe më pas i skuqim në zjarr të fortë nga të dyja anët. Nëse preferoni, mund të përgatisni edhe salca të ndryshme shtëpie për t’i shoqëruar. Mund të përgatisni salcë me domate dhe hudhra.

Mjafton të skuqni si fillim 5-6 thelpinj hudhra të shtypur me vaj ulliri , e më pas shtojini 4-5 domate të grira në rende, hidhini kripë, piper e pak spec djegës nëse preferoni dhe  lëreni në zjarr derisa salca të jetë gati.

Por mund të përgatisni gjithashtu edhe salcë kosi të kombinuar me kastraveca të grirë, hudhra dhe arra të grira gjithashtu. Sipër spërkateni me pak vaj ulliri./Lajmi.net/

Continue Reading

Jetë

Përgatitja e supës me 3 përbërës – Plot shije dhe shëndet

Published

on

Supa është një nga recetat më të thjeshta.

Mjafton që të vendosni për të zierë mishin apo perimet e në fund të shtoni erëzat dhe orizin apo makaronat.

Fakti që është kaq e thjeshtë e bën një nga recetat më të përdorura nga amvisat.

Përveç shijes perfekte, supa ka dhe plot vlera ushqimore që ndihmojnë organizmin të jetë i shëndetshëm.

Përbërësit

500 g mishi viçi

1 filxhan çaji me oriz

1 tufë majdanoz

Kripë dhe piper të zi

Përgatitja

Si fillim zieni mishin e viçit me ujë.

Mbusheni tenxheren rreth 3-4 gishta mbi mishin, duke e mbuluar plotësisht atë.

Kur të formohen bulëza në sipërfaqen e ujit, kini kujdes që të largoni ajkën që formohet nga mishi.

Largojeni atë me ndihmën e një luge, dhe vazhdoni më përgatitjen e supës.

Kjo recetë nuk kërkon yndyrë të shtuar, pasi mish ii viçit përmban sasinë e nevojshme duke i dhënë supës dhe shijen unike.

Për të parë nëse mishi është zbutur aq sa të jetë koha që duhet të shtoni orizin, mjafton ta shponi me një pirun.

Nëse brendësia e tij nuk është ngjyrën karakteristike rozë të mishit atëherë mund të hidhni orizin dhe pak kripë.

Lëreni të ziejë plotësisht mishi dhe orizi në zjarr të ulët duke e përzierë herë pas here.

Kështu arrini të parandaloni ngjitjen e orizin në fund të tenxheres.

Thelat e mishit mund edhe t’i prisni më të vogla kështu që zierja është më e shpejtë.

Kur gjithçka të ketë mbaruar, hiqeni tenxheren nga zjarri dhe grini hollë majdanozin.

Vetëm sigurohuni që ta keni larë mirë më parë, pasi do ta përdorni të freskët.

Shtojeni majdanozin tek tenxherja dhe përzjejeni mirë e më pas mund ta shërbeni këtë supë që ju rigjallëron organizmin./Lajmi.net/

Continue Reading

Jetë

Omletë me spinaq në mëngjes për një ditë plot energji

Published

on

Spinaq dhe Vezë – dy burimet më të fuqishme të hekurit dhe proteinave, bazike për mirëqenien e organizmit në një pjatë të vetme në vaktin më të rëndësishëm të ditës: atë të mëngjesit.

Një mënyrë fantastike për të mbajtur trupin dhe organizmin në formë, për të nisur ditën mbarë me energji dhe shëndetshëm.

Përbërësit

Dy – tre kokrra vezë

Pak qumësht

Një tas mesatar me spinaq të freskët

Djathë i bardhë i thërmuar

Vaj ulliri

Kripë

Piper

Pak hudhër (Sipas dëshirës)

Përgatitja

Pastrojmë me ujë të bollshëm spinaqin, e këpusim disa herë me dorë dhe e vendosim në një tigan mesatar të zjejë me ujin e tij për disa minuta derisa uji të avullojë.

Nga ana tjetër, vezët i rrahim në një tas bashkë me qumështin, shtojmë spinaqin e zjerë, kripën dhe piperin.

I përzjejmë të gjitha bashkë dhe i hedhim në tigan, ku kemi hedhur më parë pak vaj ulliri.

Pasi piqet njëra anë e omletës, e kthejmë nga ana tjetër.

Pasi është pjekur nga të dyja anët, e heqim dhe e kalojmë në një pjatancë ku sipër i hedhim djathë të bardhë të thërrmuar dhe sipas preferencës pak hudhër të grirë gjithashtu. /Lajmi.net/

Continue Reading

Jetë

Si të përgatitni revaninë me nisheste – Receta e shijshme

Published

on

Revania është një nga ëmbëlsirat tradicionale shqipëtare. Receta e saj është trashëguar brez pas brezi në familje dhe vazhdon e përgatitet plot shije edhe në ditët e sotme.

Përbërësit

6 vezë

2 gota uji  me sheqer

500g gjalpë

800 gr niseshte

1 paketë pluhur për pjekje

1 paketë vanilje

Përgatitja

Në një tas të madh hidhni vezët dhe sheqerin.

Rriheni me mikser derisa të keni formuar një krem të plotë dhe me ngjyrë të verdhë shumë të hapur.

Ndërkohë keni vendosur gjalpin që të shkrihet dhe e keni lënë të ftohet që ta keni gati për ta shtuar tek përbërësit e tjerë.

Vazhdoni t’i rrihni vezët me sheqerin në mënyrë që kokrrizat e tij të shkrihen plotësisht kështu brumi i ëmbëlsirës do të dali më i butë.

Tani shtoni gjalpin dhe përsëri përziejeni mirë masën që përbërësit të lidhen plotësisht.

Me ndihmën e një site kaloni niseshtenë tek tasi ndërkohë që e përzieni me rrahësin elektrik.

Në fund mos harroni të shtoni edhe pluhurin e pjekjes dhe vaniljen.

Kur brumi të jetë gati, lyeni mirë një tavë me gjalpë dhe aty kaloni masën e përgatitur.

Përhapeni mirë në mënyrë që brumi të jetë njësoj i trashë, kështu do të piqet në mënyrë të barabartë.

Futeni në furrë të ngrohur më parë me 180 gradë dhe lëreni për 30 minuta.

Për ta provuar nëse është pjekur mund ta shponi me një kunjë dhëmbësh dhe nëse sipërfaqja e saj del e lagësht atëherë ëmbëlsira do edhe pak të piqet.

Pasi të jetë gati nxirreni nga furra dhe pasi të jetë ftohur pak largojeni nga tava.

Me një thikë kaloni anët e tavës në mënyrë që revania të shkëputet dhe kthejeni në një pjatë të madhe.

Nëse dëshironi mund ta spërkatni me pak sheqer pluhur ose me reçel frutash. /Lajmi.net/

Continue Reading

Trending

Copyright © 2020 toplajmet.ch