Connect with us

Lajme

Qeveria Kurti merr kritika të ashpra për rikthimin e çështjeve teknike për liberalizim të vizave

Published

on

qeveria-kurti-merr-kritika-te-ashpra-per-rikthimin-e-ceshtjeve-teknike-per-liberalizim-te-vizave

Qasja e Qeverisë Kurti për liberalizimin e vizave po kritikohet nga opozita dhe njohësit e integrimeve evropiane. Pretendimi i ekzekutivit në programin qeverisës për rikthimin teknik të këtij procesi po shihet si jo realist dhe tendencë për t’i dhënë kahe tjetër liberalizimit të vizave.

Ndërkohë, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von-Cramon i jep mbështetje kryeministrit Kurti për gatishmërinë në realizimin e proceseve teknike, por thotë se i njëjti duhet të hyjë në dialog politik me vendet skeptike.

Derisa në partinë në pushtet thonë se përmes kësaj forme do të japin mesazhin e duhur se meritojnë liberalizimin e vizave, ani pse nuk japin datë për një gjë të tillë.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi thotë se rikthimi nga procesi politik i liberalizimit të vizave, në atë teknik është gabim.

“Në program thotë që do ta kthejmë nga proces të politizuar në një proces teknik. Kjo qeveri duhet ta ketë një strategji të veçantë që t’i bindë shtetet të cilat fatkeqësisht na kanë njohur dhe nuk janë që ne të marrim liberalizimin e vizave. Kjo është një vështirësi që kjo qeveri do ta ketë sepse duhet që këto shtete t’i bind. Kur binden këto shtete ne mund ta marrim liberalizimin e vizave sepse ne kemi plotësuar gjitha kriteret teknike. Ky është një gabim ose një jo informim i zotëri Kurti”, thotë ajo.

Këtë pretendim të qeverisë, Emir Abrashi nga Demokracia Plus po e sheh si jo realist dhe synim për t’i dhënë kahe tjetër procesit të liberalizimit të vizave.

Ani pse thotë se sundimi i ligjit dhe janë të rëndësishme për Kosovën, Abrashi thekson se liberalizimi i vizave është proces politik.

“Tek kërkesa e liberalizimit të vizave Qeveria pretendonte që nga një proces politik të kthente në një proces teknik. Mirëpo duhet pasur parasysh që ky proces është kthyer në një proces politik nga ana e BE-së. Prandaj është jo realiste që qeveria jonë të synojë t’i jap kahe tjetër këtij procesi. Ne është thënë edhe stërthënë që i kemi përmbushur gjitha kriteret për liberalizim të vizave. Atë dyfish më shumë kritere se gjitha vendet e rajonit. Ngërçi për liberalizim të vizave mbetet tek qasja politike e shteteve. Prandaj qeveria duhet të fokusohet edhe në diplomaci në këtë aspekt dhe të punojë me të gjitha shtete e BE-së. Ne kemi marrë dritën e gjelbër nga ana e Komisionit Evropian dhe Parlamentin Evropian. Tash dihet që procesi nga mbetur te ministrat e brendshëm të shteteve anëtare të BE-së. Prandaj ne duhet të jemi shumë pro aktiv në procesin e lobimit me këto shtete dhe sidomos me shtetet si Franca dhe Holanda që nuk po e përkrahin këtë proces”, deklaron ai.

Por, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von-Cramon thotë se Qeveria Kurti duhet të jetë e gatshme të angazhohet me autoritetet përkatëse në lidhje me çështjet teknike, në rast se ata dëshirojnë të kenë vlerësimin e tyre.

Ajo thotë se problemi i vizave është edhe politik, pasi Franca nuk është e gatshme të lëvizë në këtë drejtim me gjithë gatishmërinë teknike.

Për këtë arsye, Von-Cramon i bënë thirrje kryeministrit Kurti të hyjë në dialog politik dhe t’i bind qeveritë përkatëse, jo vetëm për detajet teknike, por edhe adresimin e shqetësimeve për pasojat e tjera.

“Liberalizimi i vizave supozohej të ishte një çështje teknike dhe Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet teknike gati tre vjet më parë. Kryeministri Kurti ka të drejtë që i duhet të tregojë gatishmërinë e Kosovës në këto procese teknike. Qeveria duhet të jetë e gatshme të angazhohet me autoritetet përkatëse në lidhje me çështjet teknike në rast se ata dëshirojnë të kenë vlerësimin e tyre. Sidoqoftë, problemi është gjithashtu politik, pasi disa shtete anëtare të BE (më së shumti Franca) nuk është e gatshme të lëvizë në këtë drejtim, me gjithë gatishmërinë teknike. Kjo është arsyeja pse Kryeministri Kurti do të duhet të përpiqet të hyjë në një dialog politik dhe të bindë qeveritë përkatëse jo vetëm për detajet teknike por gjithashtu të adresojë disa nga shqetësimet e tyre për pasojat e tjera”, thotë ajo në një përgjigje me shkrim.

Ndërsa, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli-Dalipi thotë se duke luftuar krimin dhe korrupsionin do t’i bindin vendet shtetet veç e veç për liberalizim të vizave.

Megjithëkëtë, deputetja e mazhorancës nuk jep data se kur mund të liberalizohen vizat nën qeverisjen Kurti II.

“Ne i kemi plotësuar kriteret, mirëpo BE-në duhet ta bindim, shtetet veç e veç. Duhet ta bindim Francën, Holandën dhe shtetet tjera që ndoshta kanë dilema rreth çështjes sonë sa i përket përmbushjes së kritereve…ne nuk mund të deklarohemi as të japim data dhe të japim data se kur mundet me pas lëvizje. Puna jonë është që të punojmë pa ndal edhe me shtetet anëtare të gjitha, e sidomos me ato që kanë akoma dyshim. Kjo është detyra jonë, pasi ne nuk mund të japim data sepse nuk varet prej neve, as institucioneve të BE-së, por prej vendimeve të shteteve veç e veç[… ]ne jemi ndryshe nga qeveritë e kaluara, ne kemi qëllim me luftua korrupsionit dhe krimin e organizuar dhe asnjë vendim i qeverisë aktuale nuk do të jetë në kundërshtim me parimet e BE-së”, thotë ajo.

Së fundmi mbështetje për liberalizim të vizave Kosovës i dha sërish Parlamenti Evropian, derisa nuk dihet nëse kjo pikë do të hyjë në agjendë nën presidencës e ardhshme sllovene gjatë vitit 2021.

Continue Reading

Lajme

Lutfi Haziri paralajmëron Kurtin: Nëse kundërshton politikën amerikane, nata të zë, por dita nuk të çelë

Published

on

Haziri me paralajmërim për Kurtin: Nëse kundërshton politikën amerikane, nata të zë, por dita nuk të çelë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në emisionin DPT te Fidani në T7, tha për kryeministrin Albin Kurti, se nëse kundërshton politikën amerikanë, nata mund ta zë, por jo dita, shkruan Express.

Kjo erdhi derisa po komentohej deklarata e ambasadorit të SHBA’së në Kosovë, Philip Kosnett, i cili tha se Asociacioni i Komunave Serbe duhet bërë.

“Me partnerët tanë nuk ka sjellje të papërgjegjshme. Unë besoj që ai që e kundërshton politikën amerikane në Kosovë, nëse e zë nata, dita nuk e çel dita”, është shprehur Haziri.

E menjëherë pas kësaj, autori i emisionit e pyeti Hazirin se a është ky një paralajmërim.

Haziri u përgjigj pozitivisht, duke kujtuar gjithashtu se për shkak të thyerjes së këtyre parimeve, në Kosovë janë “rrëzuar” katër kryeministra.

“Ky është paralajmërim ndaj Kurti?”, pyeti Jupolli.

“Natyrisht… katër kryeministra janë rrëzuar për shkak të thyerjes së parimeve dhe lidhjet i kanë me dialogun”, shtoi Haziri.

Continue Reading

Lajme

Edi Rama takon Sarkozyn në Paris

Published

on

Rama takon Sarkozyn në Paris.

Edi RamaSarkozyKryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka takuar ish-presidentin e Francës, Nicolas Sarkozy.

Rama e takoi Sarkozyn në shtëpinë e tij në Paris teksa thotë se ka privilegjin që të këshillohet me të për sfidat e Shqipërisë.

“Me një mik special në shtëpinë e tij në Paris, presidentin Nicolas Sarkozy, me të cilin kam privilegjin të këshillohem për sfidat e Shqipërisë dhe rajonit tonë, në rrugën e zhvillimit ekonomik e social, e të integrimit europian”, ka shkruar Rama.

Continue Reading

Lajme

“Fund” për juristët, moskalimi i Vettingut

Published

on

Moskalimi i Vettingut, “fund” për juristët.

Po qe se njëri nga gjyqtarët a prokurorët vendorë nuk e kalon dot Vettingun, zor se ndonjëherë në jetë mund t’i kthehet kësaj detyre.

Për 15 vjet, apo përjetësisht, zyrtarë të gjyqësorit e prokurorisë nuk do të mund as të aplikojnë më për pozitën e njëjtë, e veç kësaj pritet t’u pamundësohet ushtrimi i ndonjë detyre tjetër që lidhet me sistemin juridik, si avokat, noter a përmbarues.

Kjo është vetëm një pjesë e përmbledhur brenda 224 faqesh të draftit të parë të koncept-dokumentit për procesin e Vettingut që përfundoi këtë të marte, njofton Klan Kosova.

Edhe numri i opsioneve se si parashihet të ndodhë procesi më i rëndësishëm në gjyqësor ndër vite është rritur në 5, një prej tyre më i mundshëm.

“Është një kombinim në mes atij me ndryshime ligjore dhe kushtetuese që nënkupton një vetim të përhershëm, pra pasi të përfundojë ky, në periudhaçcdo 3, 4 vjet të bëhet sërish verifikimi”, ka treguar Genc Nimoni, shef i kabinetit të ministres në Ministrinë e Drejtësisë.

Gjyqtarët e prokurorët është vendosur të testohen në tri fusha. Do të përfshihet fusha e integritetit moral e personal, vlerësimi i performancës profesionale dhe verifikimi i pasurisë.

Ndonëse Ministria e Drejtësisë e rregullon procesin vetëm për gjyqtarë e prokurorë, vettingu, brenda vitit madje pritet të rregullohet edhe në sektorin e sigurisë. Sipas Nimonit, zyrtarë nga Ministria e Drejtësisë ka mbajtur disa takime së fundmi me zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të njëjtit planifikojnë që brenda vitit ta kenë të gatshëm koncept dokumentin i cili qartëson se si duhet të bëhet vettingu edhe në polici.

Vettingu fillestar pritet të marrë kohë 5 deri në 7 vjet.

Continue Reading

Trending

Copyright © 2020 toplajmet.ch