Connect with us

Sport

PSG me ofertë të parezistushme për Hakimin

Published

on

psg-me-oferte-te-parezistushme-per-hakimin

PSG ka ofruar para dhe një lojtar për Hakimin.

PSG shpreson që do ta bindin Interin që të pranojë 60 milionë euro plus një ose më shumë lojtarë në mënyrë që të lirojnë Achraf Hakimin.

Është raportuar në Itali dhe Francë që Nerazzurrët kanë refuzuar ofertën prej 60 milionë euro për mbrojtësin e krahut.

Interi dëshiron të paktën 80 milionë euro për t’u ndarë me 22-vjeçarin.

Kjo për shkak se ata paguan 45 milionë euro në shtator 2020 për ta nënshkruar nga Real Madridi.

Sipas le10sport.com në Francë, PSG tani shpreson të kapërcejë hendekun duke ofruar një ose më shumë lojtarë si pjesë e marrëveshjes.

Kjo mund të jetë e vështirë, pasi Interi ka nevojë për fonde dhe gjithashtu të ul kostot, kështu që do të duhet të sjellë lojtarë me paga relativisht të ulëta.

Hakimi ka rënë dakord për kushtet personale me Paris Saint-Germain.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Sport

Klubi anglez vihet pas Coutinhos

Published

on

Leicester City dëshiron transferimin e Coutinhos.

Klubi anglez, Leicester City është skuadra më e fundit e interesuar për shërbimet e mesfushorit të Barcelonës, Philippe Coutinho.

Braziliani ka dështuar në La Liga këto 12 muaj pas një lëndimi në gju në fillimin e janarit, përcjellë lajmi.net.

Pavarësisht që tani është shëruar plotësisht, skuadra e drejtuar nga Ronald Koeman dëshiron ta shesë, duke ndjekur arritjet e Sergio Agueros dhe Eric Garcias.

Rikthimi në Angli shihet si më i mundshmi, derisa Mundo Deportivo raporton se trajneri i “Dhelprave”, Brendan Rodgers është i interesuar për ribashkimin me ish yllin e Liverpoolit.

Barcelona ka vazhduar të zbres çmimin e 29-vjeçarit, që tani thuhet se kushton 29 milionë euro.

Continue Reading

Sport

Futbollisti i Man City dëshiron largimin nga klubi

Published

on

Silva dëshiron largimin nga Man City.

Anësori Bernardo Silva, dëshiron largimin nga Manchester City.

Sipas ‘Duncan Castles’, Silva dëshiron të largohet nga City.

Arsyeja e dëshirës për tu larguar thuhet të jetë, pasi ai nuk e ka më rolin që e kishte dikur në skuadrën e ‘Citizens’.

Reprezentuesi Portugez, është i sigurt që ai do të tërheqë mjaft interes te klubet evropiane, madje thuhet se Barcelona dhe Atletico Madrid tashmë kanë filluar kontaktet me të.

Një marrëveshje e mundëshme me Barcelonën mund të përfshijë Ousmane Dembele që të dërgohet në Angli si pjesë e marrëveshjes.

Continue Reading

Sport

Brazil – Venezuela: Formacionet zyrtare

Published

on

Sonte (e diele) do nisë Kupa e Amerikës me ndeshjën hapëse mes Brazilit dhe Venezuelës.

Brazili është favorit në letër, andaj do bëjë atë që pritet duke provuar t’i arkëtoi pikët e plota.

Ndërsa, Venezuela do bëjë çmos për të bërë befasinë.

Formacionet zyrtare:

Brazil: Alisson; Danilo, Militao, Marquinhos, Lodi; Casemiro, Fred; Richarlison, Paqueta, Neymar; Jesus

Venezuela: Graterol; Gonzalez, Cumana, Martinez, Mago; Manzano, Martinez, Moreno, La Mantia, Casseres; Aristeguieta.

Ndeshja nis në ora 23:00.

Continue Reading

Trending

Copyright © 2020 toplajmet.ch