Connect with us

Sport

Prishet festa e fitores të Franca, lëndohet Benzema

Published

on

prishet-festa-e-fitores-te-franca,-lendohet-benzema

Franca mposht thellë Bullgarinë, dëmtohet Benzema

Franca u dha fund përgatitjeve për pjesëmarrjen në kampionatin Europian Euro 2020 me një fitore të thellë ndaj Bullgarisë në miqësoren e dytë.

Në Stade de France gjelat e Deschamps mposhtën 3-0 Bullgarinë në një ndeshje ku humbën për arsye dëmtimi sulmuesin Karim Benzema i cili u zëvendësua nga Giroud në fundin e pjesës së parë, por duket se dëmtimi nuk është shumë serioz dhe se sulmuesi i Realit të Madridit i rikthyer në kombëtare pas një periudhe të gjatë nuk rrezikon Europianin.

Franca arriti të zhbllokonte shifrat me Antoine Griezmann në minutën e 29-të, ndërkohë që në 10 minutat e fundit të sfidës Olivier Giroud realizoi dhe dy herë të tjera për rezultatin përfundimtar 3-0 të kësaj sfide.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Sport

Futbollisti i Man City dëshiron largimin nga klubi

Published

on

Silva dëshiron largimin nga Man City.

Anësori Bernardo Silva, dëshiron largimin nga Manchester City.

Sipas ‘Duncan Castles’, Silva dëshiron të largohet nga City.

Arsyeja e dëshirës për tu larguar thuhet të jetë, pasi ai nuk e ka më rolin që e kishte dikur në skuadrën e ‘Citizens’.

Reprezentuesi Portugez, është i sigurt që ai do të tërheqë mjaft interes te klubet evropiane, madje thuhet se Barcelona dhe Atletico Madrid tashmë kanë filluar kontaktet me të.

Një marrëveshje e mundëshme me Barcelonën mund të përfshijë Ousmane Dembele që të dërgohet në Angli si pjesë e marrëveshjes.

Continue Reading

Sport

Brazil – Venezuela: Formacionet zyrtare

Published

on

Sonte (e diele) do nisë Kupa e Amerikës me ndeshjën hapëse mes Brazilit dhe Venezuelës.

Brazili është favorit në letër, andaj do bëjë atë që pritet duke provuar t’i arkëtoi pikët e plota.

Ndërsa, Venezuela do bëjë çmos për të bërë befasinë.

Formacionet zyrtare:

Brazil: Alisson; Danilo, Militao, Marquinhos, Lodi; Casemiro, Fred; Richarlison, Paqueta, Neymar; Jesus

Venezuela: Graterol; Gonzalez, Cumana, Martinez, Mago; Manzano, Martinez, Moreno, La Mantia, Casseres; Aristeguieta.

Ndeshja nis në ora 23:00.

Continue Reading

Sport

Mourinho për Eriksen: Dje qava dhe u luta, por sot duhet të festojmë sepse ai është gjallë

Published

on

Jose Mourinho, ka thënë se sot duhet të jetë një ditë feste, pasi Christian Eriksen është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, pas një arresti kardiak që e pësoi në fushë në ndeshjen hapëse të Euro 2020 kundër Finlandës.

Erikseni ra në fushë pa ndjenja dhe iu ndalë frymëmarrja në pjesën e parë të ndeshjes hapëse të Grupit B, të shtunën në Kopenhagë.

Mesfushori i Interit u kthye në jetë pasi mori tretman emergjent në fushë dhe më pas u dërgua urgjentisht në spital, ku tani është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Duke folur për Talk Sport të dielën, Mourinho tha se u lut dhe qau për ish-lojtarin e vet, të cilin e stërviti shkurtimisht në Tottenham, para se ai t’i bashkohej Interit.

“Sot nuk mund t’i ndalë mendimet për atë që ndodhi dje. Mendoj se sot është një ditë për të festuar, jo për t’u trishtuar. Fatmirësisht, futbolli është më i organizuar tani, me protokolle, doktorë dhe specialistë. Por besoj se Zoti po shikonte futboll në ato çaste. Të gjitha këto së bashku ia mundësuan Christianit të qëndrojnë në mesin tonë, me familjen e vet; të mbetet gjallë”, tha Mourinho për Talk Sport.

Ai shtoi: “Dje u luta, dje qava, siç kanë bërë miliona njerëz në botë besoj. Mendoj se shumë e kanë bërë, sepse futbolli i bashkon njerëzit. Në fund mund të festojmë sepse Erikseni është gjallë.”

Ekipet kombëtare të Danimarkës dhe Finlandës u pajtuan që ta rinisin ndeshjen në orën 19:30 dhe jo të presin deri të nesërmen në mesditë.

Danimarka e humbi ndeshjen 1:0 pas golit të Joel Pohjanpalos në minutën e 59-të, duke ia dhënë fitoren Finlandës në ndeshjen debutues në Kampionat Evropian.

Continue Reading

Trending

Copyright © 2020 toplajmet.ch