Connect with us

Lajme

Në Gjilan garë shumë e ngushtë, diferencë me vetëm 200 vota mes Hysenit dhe Hazirit

Published

on

Garë e ngushtë në Gjilan, diferencë me vetëm 200 vota mes Hysenit dhe Hazirit.

Rezultatet e zgjedhjeve të 17 tetorit 2021 kanë sjellë befasi në shumë komuna.

Sipas rezultateve preliminare nga KQZ, garë e ngushtë është duke u zhvilluar në komunën e Gjilanit e cila aktualisht udhëhiqet nga Lutfi Haziri i LDK-së.

Sipas këtyre rezultateve nga 96% e votave të numëruara në këtë komunë, Alban Hyseni i LVV-së është duke prirë me 44.48% kurse pas tij është Lutfi Haziri i LDK-së me 43.91%.

Diferenca mes këtyre dy kandidatëve është shumë e vogël me vetëm 228 vota diferencë, shkruan Telegrafi.

Hyseni dhe Haziri do të duhet edhe njëherë të kërkojnë votën e qytetarëve në raundin e dytë që pritet të mbahet pas një muaji.

Në garën për asamble në këtë komunë, LVV ka marrë 10 mijë e 660 vota apo 28.92%, kurse LDK ka marrë 14 mijë e 499 vota apo 39.34%.

Ndryshe në Gjilan kanë votuar 43 mijë 643 qytetarë nga 101 mijë e 062 sa kishin të drejtë vote.

Continue Reading

Lajme

Mos dilni jashtë, ajri në Prishtinë cilësohet i dëmshëm për shëndetin

Published

on

Ajri në Prishtinë i tmerrshëm, matësit e cilësojnë të dëmshëm për shëndetin

Rënia ekstreme e temperaturave ka sjellë edhe ajrin tejet të pashëndetshëm në Prishtinë.

Aktualisht, matësi i Ambasadës Amerikane tregon nivelin ndotës prej 183 Ppm.

Ky nivel është tejet i dëmshëm për njeriun.

Vlen të ritheksohet se çështja e ajrit të ndotur në kryeqytetin kosovar është ndër problematikat me të cilën prishtinasit përballen që një kohë të gjatë.

Shkaqe kryesore për këtë sipas vlerësimeve thuhen të jenë gazrat që lirohen nga veturat dhe djegia e qymyrit për ngrohje.

Continue Reading

Lajme

Brnabiq kritikon Von Cramonin për Kosovën – eurodeputetja gjermane i reagon kryeministres serbe

Published

on

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka kritikuar raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, duke thënë se ajo ka standarde të ndryshme kur bëhet fjalë për shtetin serb dhe Kosovës.

E para qeverisë serbe ka deklaruar se politikania gjermane bën dallime kur bëhet fjalë për sundimin e ligjit në Kosovë dhe Serbi.

“Sundimi i ligjit është një gjë tjetër në rastin e Prishtinës dhe tjetër në rastin e Beogradit? Serbët në Kosovë nuk kanë të njëjtat të drejta si qytetarët kudo tjetër”, tha Brnabiq.

Deklarata e kryeministres serbe ka bërë që të reagojë deputetja e të Gjelbërve në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila ka thënë se sundimi i ligjit vlen njëlloj për të gjithë, qoftë në Loznicë, Mitrovicë Veriore apo Gjermani, transmeton Telegrafi.

“Unë gjithmonë do të mbroj të drejtat civile dhe të njeriut, pavarësisht kombësisë”, shkroi ajo në Twitter.

“Në vend që të më sulmoni, përpiquni të flisni me njerëzit tuaj në Gornji Nedeljica”, iu drejtua Cramon, Brnabiqit.

Ndryshe, Cramon ka qëndruar javë më parë në shtetin serb, ku u sulmua verbalisht nga disa mbështetës të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Continue Reading

Lajme

Ramabaja dëgjohet duke folur me zë të vogël teksa thotë: Xhavit Haliti është i mirë me e çu n’Hagë

Published

on

Teksa po diskutohet në për zhvillimet e fundit politik në vend, Sadri Ramabaja dëgjohet duke thënë për deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, se është i mirë me çu në Hagë.

Gjersa analisti Blerim Latifi po komentonte afërsinë e Haki Abazit nga LVV-ja me atë të PDK-së, Xhavit Halitin, Ramabaja duke iu përgjigjur Valon Sylës dëgjohet me zë të ulët duke thënë se Haliti është i mirë me çu në Hagë.

“I mirë me çu n’Hagë”, thotë Ramabaja.

Continue Reading

Trending

Copyright © 2020 toplajmet.ch