Connect with us

Sport

Ndryshim drastik në Serie A

Published

on

ndryshim-drastik-ne-serie-a

Serie A prej sezonit tjetër me një ndryshim drastik.

Mediat italiane ditët e fundit po raportojnë që shumica e ndeshjeve të Serie A mund të luhen në kohë të ndryshme për të lehtësuar barrën për sistemin e transmetuesit DAZN.

La Gazzetta dello Sport, Il Corriere dello Sport dhe Tuttosport raportojnë që Lega Serie A është duke shqyrtuar mundësinë për ndryshimin e kohës së fillimit të ndeshjeve për sezonin 2021-2022.

Kjo për shkak se ekziston frika që shikuesit nuk mund ti shikojnë të gjitha ndeshjet në qoftë se ato zhvillohen të gjitha në të njëjtën kohë.

Kështu që për këtë aryse po mendohet që të zhvillohen 10 ndeshje në 10 orarë të ndryshme.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Sport

Maldini s’ka të ndalur, afër transferit nga Bundesliga

Published

on

Milan në ndjekje të Kalajdzic të Stuttgart.

Milan ka identifikuar si objektiv të saj këtë verë, sulmuesin e skuadrës gjermane të Stuttgart, Sasa Kalajdzic, raporton Calcio Mercato.

Rossonerët tashmë janë takuar me agjentin e 23 vjeçarit për të arritur një marrëveshje për transferimin e tij këtë verë.

Kalajdzic sezonin që lamë pas shënoi 16 gola në 33 takime për skuadrën gjermane në Bundesliga.

Continue Reading

Sport

E çuditshme: Gattuso mund të largohet nga Fiorentina vetëm dy javë pas emërimit të tij

Published

on

Gattuso mund të largohet nga Fiorentina vetëm dy javë pas emërimit të tij.

Gennaro Gattuso mund të largohet nga Fiorentina.

Trajneri kalabrez thuhet se ka tensione me zyrtarët e klubit dhe pritet largimi i tij vetëm dy javë pas emërimit të tij në pozitën e trajnerit.

Sipas Gianluca Di Marzio, dallimi i objektivave dhe pikëpamjeve ndërmjet Gattusos dhe bordit të Fiorentinas thuhet të jetë arsyeja kryesore e largimit.

Gattuso nënshkroi kontratën me “Violan” me gjashtë qershor.

Sipas gazetarit, largimi i Gattusos është i paevitueshëm

Continue Reading

Sport

Donnarumma nesër kryen testet mjekësore te klubi i madh

Published

on

Donnarumman e pret një kontratë luksoze te PSG, të enjten u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore.

Gianluigi Donnarumma pritet t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore te Paris Saint-Germaini para se ta nënshkruajë kontratën luksoze pesëvjeçare.

Portieri italian është lojtar i lirë, duke qenë se kontrata e tij me Milanin skadon më 30 qershor.

Ai ka arritur marrëveshje personale me PSG-në që besohet të jetë me përfitime vjetore prej rreth 11 milionë eurosh plus dy milionë euro në bonuse.

Donnarumma është i angazhuar me Italinë në ‘Euro 2020’, ku sonte (e mërkurë) do të luajë kundër Zvicrës.

Meqenëse nuk mund të largohet, Tuttomercatoweb bën të ditur se ekzaminimet mjekësore do të zhvillohen në Itali, me shumë mundësi në Romë ose në Firence.

Continue Reading

Trending

Copyright © 2020 toplajmet.ch