Connect with us

Sport

Ndeshja kundër Gambisë, kjo është deklarata e Bernard Challandes

Published

on

ndeshja-kunder-gambise,-kjo-eshte-deklarata-e-bernard-challandes

“Një ndeshje shumë e vështirë, lojtarët janë të gatshëm për të luftuar”

Kombëtarja e Kosovës në futboll e ka zhvilluar të enjten seancën e fundit stërvitore, para duelit që do ta kenë kundër Gambisë, të premten nga ora 19:00.

Për këtë duel, trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, tha se i pret një sfidë mjaft e vështirë, duke ditur se kundërshtarët janë një ekip e përgatitur mjaft mirë fizikisht, përcjell Klan Kosova.

“Nesër do të jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe të shohim se si lojtarët tanë mund të luajnë për herën e dytë në të njëjtën javë, në këtë periudhë. Ndoshta nuk jemi në formën e jashtëzakonshme fizike, por lojtarët tashmë kanë bërë punë të mirë. Ata janë të gatshëm për të luftuar dhe nëse duhet të ndryshojmë deri në gjashtë lojtarë, ne do ta bëjmë. Do ta shohim se çfarë do të ndodh në këtë ndeshje.”.

Sipas Challandes, janë tre komponent që e veçojnë skuadrën afrikane.

“Gambia ka organizim shumë të mirë me formacionin 4-4-2. Shumë kompakt, agresiv dhe me shpejtësi. Kjo do të thotë se do të kemi probleme tjera. Gjithsesi, mendoj se ekipi është mirë dhe ka bërë punë të mirë. Nuk kemi stërvitur shumë sepse ka qenë e pamundur. Një ditë pas ndeshjes kemi bërë rikuperim të mirë, por edhe sot stërvitje me intensitet të mirë, por jo shumë të rëndë”.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Sport

E çuditshme: Gattuso mund të largohet nga Fiorentina vetëm dy javë pas emërimit të tij

Published

on

Gattuso mund të largohet nga Fiorentina vetëm dy javë pas emërimit të tij.

Gennaro Gattuso mund të largohet nga Fiorentina.

Trajneri kalabrez thuhet se ka tensione me zyrtarët e klubit dhe pritet largimi i tij vetëm dy javë pas emërimit të tij në pozitën e trajnerit.

Sipas Gianluca Di Marzio, dallimi i objektivave dhe pikëpamjeve ndërmjet Gattusos dhe bordit të Fiorentinas thuhet të jetë arsyeja kryesore e largimit.

Gattuso nënshkroi kontratën me “Violan” me gjashtë qershor.

Sipas gazetarit, largimi i Gattusos është i paevitueshëm

Continue Reading

Sport

Donnarumma nesër kryen testet mjekësore te klubi i madh

Published

on

Donnarumman e pret një kontratë luksoze te PSG, të enjten u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore.

Gianluigi Donnarumma pritet t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore te Paris Saint-Germaini para se ta nënshkruajë kontratën luksoze pesëvjeçare.

Portieri italian është lojtar i lirë, duke qenë se kontrata e tij me Milanin skadon më 30 qershor.

Ai ka arritur marrëveshje personale me PSG-në që besohet të jetë me përfitime vjetore prej rreth 11 milionë eurosh plus dy milionë euro në bonuse.

Donnarumma është i angazhuar me Italinë në ‘Euro 2020’, ku sonte (e mërkurë) do të luajë kundër Zvicrës.

Meqenëse nuk mund të largohet, Tuttomercatoweb bën të ditur se ekzaminimet mjekësore do të zhvillohen në Itali, me shumë mundësi në Romë ose në Firence.

Continue Reading

Sport

Uellsi me fitore bindëse, ia shuan shpresat Turqisë

Published

on

Uellsi feston dhe ia shuan shpresat Turqisë.

Uellsianët i mposhtën turqit me rezultat 2:0 dhe i rritën gjasat për kualifikim në fazën tjetër në “Euro 2020”

Uellsi e ka regjistruar një fitore të madhe në “Euro 2020”. Uellsianët e mposhtën Turqinë me rezultat 2:0, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit A, shkruan Gazeta Express. Gareth Bale me shokë e dominuan lojën me turqit dhe fituan me meritë. Madje, ata i lëshuan disa raste të mira shënimi, sidomos me Aaron Ramseyn.

Mirëpo, futbollisti i Juventusit në fund doli të ishte protagonist i lojës. Ish-mesfushori i Arsenalit e gjeti golin e fitores në pjesën e dytë pasi e mori një top të mrekullueshëm nga Bale.

Më pas, ylli i Tottenhamit e lëshoi një mundësi të artë duke e humbur penalltinë që e nxori vetë, në pjesën e dytë.

Uellsi e shënoi golin e dytë në minutat shtesë me anë të Connor Roberts pas asistimit të Gareth Balet.

Edhe turqit i kishin rastet e tyre, por nuk ia dolën të shënonin. Uellsi e ka një fitore e një barazim dhe po shkon me hapa të sigurt drejt kualifikimit. Kurse, kjo humbje ia shoi shpresat Turqisë, e cila ishte mposhtur paraprakisht edhe nga Italia, 0:3.

Continue Reading

Trending

Copyright © 2020 toplajmet.ch