Connect with us

Lajme

Moti për nesër, mos u shlironi shumë- këto temperatura do të jenë

Published

on

moti-per-neser,-mos-u-shlironi-shume-keto-temperatura-do-te-jene

Nesër përsëri mot me shi dhe bubullima

Në ditët e ardhshme pritet të kemi mot më jostabil, ku priten të reshura shiu e bubullima, e temperaturat ditën e premte pësojnë një rënie.

Dita e shtunë sjell shkurtimisht pushim nga të reshurat me më shumë diell. Mirëpo nga e diela mbrëma sërish priten të reshura të cilat vijojnë edhe ditën e fundit të muajit maj, derisa temperaturat ka gjasa të pësojnë rënie edhe nën 15C.

Edhe gjatë ditëve të ardhshme cilësia e ajrit në përgjithësi mbetet përreth vlerave të pranueshme dhe të mira.

Indeksi i rrezeve UV do të jetë në vlera më të larta vetëm gjatë ditës së nesërme dhe të shtunën, e në këto raste preferohet të reduktohet qëndrimi në rrezet e diellit orëve të mesditës, ndërsa të premten e të dielën pritet të jetë në vlera mesatare.

27.05 – Vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës. Pasdite dhe në mbrëmje priten zhvillime të shtrëngatave me shi. Vende-vende reshjet do të jenë mjaft intenzive, e nuk përjashtohet mundësi edhe për breshër.

28.05 – Vranësira me të reshura shiu që nga orët e mëngjesit, që shoqërohen edhe me bubullima gjatë ditës. Të reshurat pritet të pushojnë deri në mbrëmje.

29.05 – Kryesisht me diell dhe jo aq ngrohtë. Herë herë me vranësira kalimtare, por pa mundësi për të reshura.

30.05 – Paradite pjesërisht vranët, e gjatë ditës vranësirat shtohen. Në mbrëmje priten të reshura shiu.

31.05 – Ftohtë, kryesisht me vranësira e kohëpaskohe me reshje shiu.

Temperaturat e ajrit gradualisht në rënie, minimalet zbresin deri në 7C në fundjavë, e maksimalet nga 25C ditën e enjte, zbresin në 17C ditën e premte, për të shënuar një rritje të lehtë në fundjavë përreth 20C.

Era do të fryj e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 2-11m/s.

Shtypja atmosferike fillimisht në vlera të larta, e të enjten me tendencë të rënies.

Continue Reading

Lajme

Gjakova shënon nesër ditën e çlirimit

Published

on

Gjakova kremton nesër 22-vjetorin e çlirimit.

Gjakova do të shënojë nesër 14 Qershorin – Ditën e Çlirimit, ku do të kujtohen dhe nderohen dëshmorët e kësaj komune, të cilët luftuan, sakrifikuan dhe flijuan jetën për liri.

Aktivitetet e shumta me rastin e kësaj dite do të fillojnë me homazhe te lapidari “Shokët e lirisë”, në sheshin “Agron Rama”, varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në Meje dhe varrezat e martirëve në Çabrat, për të vazhduar me ndarjen e medaljeve për familjet e dëshmorëve të Komunës së Gjakovës.

Një program muzikor për fëmijë do të mbahet në Parkun e madh të qytetit, për të vazhduar me shfaqjen e mozaikut “Djemtë e Asfaltit”, punuar nga Alkent Pozhegu në Pallatin e Sporteve “Shani Nushi”.

Aktivitetet me rastin e 22-vjetorit të çlirimit, do të përfundojnë në mbrëmje me hapjen e ekspozitës kolektive Galeria e Arteve në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” dhe një koncert festiv në Parkun e madh të qytetit.

Continue Reading

Lajme

Zgjedhjet për kryetar të PD-së, Basha merr 80% të votave

Published

on

PD shpall rezultatin paraprak, Basha merr mbi 80% të votave

Kryetari i Komisionit të Administrimit të Zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana ka bërë të ditur se rezultati zyrtar për kryetar partie pritet të publikohet nesër, ndërsa ai paraprak flet për një fitore bindëse të Lulzim Bashës.

Kryetari aktual i PD, sipas rezultatit paraprak të publikuar nga PD, ka marrë mbi 80% të votave. Kandidati i dytë më i votuar është Agron Shehaj me 15.55%, ndërsa Edit Harxhi ka marrë 2.45% dhe Fatbardh Kadilli 2% të votave, sipas Euroneës Albania.

Këto janë zgjedhjet e treta brenda PD-së që Lulzim Basha fiton. Në garën e parë për të marrë drejtimin e PD, ai fitoi në vitin 2013 përballë Sokol Olldashit, ndërsa në vitin 2017 pas humbjes në zgjedhjet parlamentare fitoi sërish garën për të qenë kryetar partie përballë Eduart Selamit.

Lulzim Basha e ka drejtuar Partinë Demokratike deri tani në tri procese zgjedhore kombëtare pa llogaritur zgjedhjet lokale 2019, që opozita i bojkotoi, zgjedhjet lokale 2015, zgjedhjet parlamentare 2017 dhe zgjedhjet e fundit parlamentare më 25 prill 2021.

Sprova e tij më e afërt do të jenë zgjedhjet lokale që parashikohet të zhvillohen në 2023. Por, në rast se Gjykata Kushtetuese nuk e shpall të vlefshëm procesin e mbajtur në vitin 2019, atëherë mund të kemi një datë më të afërt për përsëritjen e zgjedhjeve lokale që u mbajtën pa opozitën.

Continue Reading

Lajme

Osmani për Al Jazeera: Përpjekjet e UÇK’së ishin ta çlironin Kosovën nga regjimi gjenocidal

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë intervistë për mediumin Al Jazeera.

Derisa ka folur për ish-krerët e UÇK’së që po gjykohen në Hagë për krime lufte, Osmani ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës të gjitha përpjekjet i ka pasur të, siç shprehet ajo, çlirojnë Kosovën nga regjimi gjenocidal.

“Në të njëjtën kohë, duhet të theksoj se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një ushtri që doli nga njerëzit dhe luftoi për çlirimin. Në këtë kuptim, unë do t’i vija theksin fjalës çlirim, sepse të gjitha përpjekjet e saj ishin për të çliruar Kosovën nga regjimi gjenocid”, deklaroi presidentja Osmani.

Tutje, ajo thotë se përkundër dallimeve politike që ka pasur me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe disa nga ish-udhëheqësit e tjerë të UÇK’së, të gjithëve duhet t’u çmohet kontributi për liri e pavarësi.

“Padyshim që kemi pasur dallime politike në të kaluarën me z. Thaçi dhe disa nga udhëheqësit e tjerë. Sidoqoftë, ka një gjë për të cilën jemi dakorduar të gjithë, të gjithë bashkërisht kemi kontribuar në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe ky është një kontribut që duhet të vihet në pah. Në të njëjtën kohë, ishte Kuvendi i Kosovës me vullnetin e tyre që ka themeluar Dhomat e Specializuara, të cilat duhet të punojnë me ligjet e Kosovës dhe Kushtetutën e Kosovës, në atë kuptim. Çdokush nga ne duhet të kuptojë kontributin që këta udhëheqës i kanë dhënë drejtësisë ndërkombëtare duke punuar vullnetarisht me Dhomat e Specializuara”, ka deklaruar ajo.

E para e vendit, tutje ka folur edhe për ‘non-papers’, të cilat i ka quajtur jo-relevante, derisa ka thënë se ato do lihen jashtë tryezës së diskutimit për dialogun Kosovë-Serbi në nivel të lartë politik.

“Për më tepër, unë do të doja të theksoja se këto letra nuk janë fare të rëndësishme. Ne duhet të kemi vetëbesim, sepse e dimë që kjo është një ide e rrezikshme, nuk kemi nevojë për një ‘non-paper’ për të na treguar se çfarë të bëjmë. Ne dimë çfarë të bëjmë dhe dimë çfarë të shmangim, dhe një nga aventurat e rrezikshme që do të shmangim me çdo kusht është ajo që lidhet me ndryshimet e kufijve”, ka thënë ndër të tjera Osmani.

Continue Reading

Trending

Copyright © 2020 toplajmet.ch