Connect with us

Sport

Milan mposht dy gjigandët e mëdhenj evropian, siguron blerjen tjetër

Published

on

milan-mposht-dy-gjigandet-e-medhenj-evropian,-siguron-blerjen-tjeter

Arrihet marrëveshja: Milan siguron blerjen tjetër.

Milan ka arritur një tjetër marrëveshje në merkato duke mposhtur kështu dy skuadra të mëdha europiane si Arsenal dhe Borussia Dortmund.

Bëhet fjalë për futbollistin e skuadrës franceze të Toulouse, Amine Adli.

Franko-marokeni ka arritur një marrëveshje me Rossonerët dhe tashmë ka mbetur vetëm dakordimi mes dy skuadrave.

Corriere dello Sport raporton që Milani rriti presionin ditëve të fundit duke rezultuar në një marrëveshje të arritur mes skuadrës dhe futbollistit.

Edhe Toulouse i ka duart e lidhura në këtë garë për shkak se kontrata e tij skadon në qershor të 2022 dhe verën e kaluar ai mund të largohet nga skuadra me parametra 0.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Sport

Malidni në aksion, po e transferon super talentin 19 vjeçar

Published

on

Milani po bën lëvizje në treg dhe nuk do të ndalet me dy nënshkrimet që ata kanë bërë tashmë.

Lojtari i fundit që është lidhur me klubin është Mohamed Daramy, një anësor 19-vjeçar.

Gazeta daneze BT raportoi më herët këtë mbrëmje se Rossonerët janë duke udhëhequr garën për Daramy, i cili shënoi pesë gola në 28 paraqitje këtë sezon të kaluar, përcjell ORAinfo.

Kopenhaga, i cili është pronar i lojtarit, po kërkon 10 milionë euro për të pranuar shitjen e lojtarit dhe Paolo Maldini po punon për marrëveshjen.

Deri me tani Rossonerët kanë ofruar rreth 6 milionë euro për lojtarin.

Anësori kapi interesin e skautëve të Milanit gjatë Euro U21, në të cilën Danimarka kaloi në çerekfinale. /ORAinfo/

Continue Reading

Sport

Milan nuk i ndahet Chelseas, synon transferimin e tre lojtarëve blue

Published

on

Klubi italian Milan është në negociata me disa futbollistë të Chelseas.

Milan zyrtarizoi para pak ditësh transferimin e mbrojtësit Fikayo Tomori nga ‘The Blues’.

Sipas ‘Sky Sports’, Rossonerët janë në bisedime edhe me tre futbollist tjerë të klubit nga Londra.

Olivier Giroud, Hakim Zyech dhe Timoue Bakayoko thuhet se janë në listën e drejtuesve të Milan.

Klubi italian e sheh Giroud si partner ideal të Zlatan Ibrahimovic në sulm, Zyech shihet si
zëvendësuesi perfekt i të larguarit Hakan Çalhanoglu, ndërsa me Bakyokon synojnë të formojnë një dyshe të fortë ne mesfushë së bashku me Franck Kessie.

Continue Reading

Sport

Nuk do të besoni, këtë fanellë do ta vesh Marcelo sezonin e ri!

Published

on

Ylli brazilian, Marcelo do të vazhdojë ta veshë fanellën e Real Madridit.

Fabrizio Romano ka bërë të ditur se Real Madridi asnjëherë nuk ka menduar ta shesë Marcelon.

Sipas tij, ai do të qëndrojë dhe konsiderohet si një lojtar kyç në ekipin e Carlo Ancelottit, bordi asnjëherë nuk ka dyshuar në të.

Përndryshe, pas largimit të Sergio Ramos, kapiten i parë tani do të jetë Marcelo, pas tij Karim Benzema, më pas Raphael Varane nëse qëndron dhe pak para startit të sezonit, do të zgjidhet zyrtarisht edhe kapiteni i katërt.

Continue Reading

Trending

Copyright © 2020 toplajmet.ch