Connect with us

Lajme

Lajm i hidhur për Albin Kurtin, sapo u zbuluan kurthet qe po përgatiten për të !!

Published

on

Pandeli Majko mendon se ideja e ‘bashkimit kombëtar’ është ide e vjetëruar, e shekullit të kaluar, prandaj ,sipas tij, Albi,n Kurti nuk duhet të merret më me të.,

Rrush prej mendve, Pandeli Majkos prej se i kanë shkuar shokët në h apsane, ka harruar që është shqiptar.

Ideja e Zotit për krijimin e njeriut është edhe më e vjetër se ideja e ‘bashkimi kombëtar’, prandaj jeta sipa Pandeli Majkos është ‘veprímtari’ prímitíve.

Teoria e Einseinit për relativitetin po ashtu është e shekullit të kaluar, prandaj nuk bën ta marrim seriozisht.

Ec e mbushja mendjen Pandeli Majkos, i cili kujton se Leonardo da Vinci për shembull është i kohës së vjetër, i lashtë, kurse Edi Rama është ‘risi’ në pikturë, modern.

Continue Reading

Lajme

Vetëm 1 rast pozitiv me koronavirus dhe asnjë vdekje

Published

on

Kosova regjistron vetëm 1 rast pozitiv me COVID-19.

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19, raporton Gazeta Express.

Ndërsa, pas një kohe të gjatë, Kosova ka regjistruar vetëm 1 rast të ri të infektuar me virus.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga 1 mijë e 419 testime, 1 qytetar ka rezultuar pozitiv në COVID-19.

Njoftimi i MSH’së:

18 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 1.419 testime, 1 qytetar ka rezultuar pozitiv në COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 42 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.936.

Continue Reading

Lajme

Sibel Halimi e LDK-së thotë se politika ende vazhdon të jetë sfidë për gratë

Published

on

Sibel Halimi: Politika ende vazhdon të jetë sfidë për gratë.

Kandidatja e LDK’së për kryetare të Ferizajt, Sibel Halimi përmes një shkrimi në Facebook pas humbjes në zgjedhje ka thënë se politika vazhdon të jetë ende sfidë për gratë, raporton Gazeta Express.

Ajo është shprehur e lumtur që fushata dhe dita e zgjedhjeve ka shkuar mirë, derisa kryetarit Agim Aliu i ka kërkuar përkushtim më të madh te nevojat elementare të qytetarëve të Ferizajt.

“Politika ende vazhdon të jetë sfidë për gratë, por vetëm duke u sfiduar, ia dalim, sepse Ferizaj e Kosova meriton të jetë një vend modern dhe i emancipuar”, ka shkruar ajo.

Shkrimi i saj i plotë:

Jashtëzakonisht e lumtur që e gjithë fushata dhe dita e zgjedhjeve shkoi ashtu siç e meriton Ferizaj!

Unë do të vazhdojë të jap kontributin tim kudo që jam gjithmonë në të mirë të vlerave njerëzore e fuqizimit të grave, pavarësisht epilogut përfundimtar. Kemi shumë për të bërë së bashku!

Politika ende vazhdon të jetë sfidë për gratë, por vetëm duke u sfiduar, ia dalim, sepse Ferizaj e Kosova meriton të jetë një vend modern dhe i emancipuar.

Falënderojë të gjithë aktivistët e veprimtarët që më qëndruan pranë përgjatë gjithë këtyre muajve! Ndërsa, fituesit përkushtim më të madhë tek nevojat elementare të qytetarëve të Ferizajt!

Continue Reading

Lajme

PDK mbledh më së shumti vota në historinë e saj në Prishtinë me Uran Ismailin

Published

on

Uran Ismaili mbledh më së shumti vota në historinë e PDK-së në Prishtinë.

Edhe në ditët më të mira të saj, PDK-ja e ka pasur pikën e saj më të dobët kryeqytetin. Uran Ismaili nuk i fitoi zgjedhjet e as nuk shkoi në balotazh, por partinë e tij e ngriti aty ku s’kishte qenë kurrë, që nga ekzistenca e saj.

Me 21,64 për qind apo 18 mijë e 119 vota në zgjedhjet e 17 tetorit, Uran Ismaili ka arritur të mbledh më së shumti vota në historinë e PDK’së.

Uran Ismaili u vlerësua se arriti të tregoj një mënyrë të re të të bërit politikë, e dje ai tha se, “Një frymë e re doli në pah në Prishtinë”.

Fushata e Ismailit, që kishte nisur herët dhe aktivitetet e tij u komentuan vazhdimisht. Bashkëpunëtorë të tij dhe ata që e përkrahen, e konsideruan fushatën e tij frymë të re në vend.

PDK-ja e themeluar nga Hashim Thaçi me shokë nuk arrinte të depërtonte, as kur pushteti qendror fitohej pa diskutim nga kjo parti.

Ne vitin 2009, kandidati i PDK’së për kryetar të Prishtinës, Astrit Salihu kishte marre 8 mijë e 427 vota ose 12.2 për qind. Ne zgjedhjet e vitit 2013, kandidati i PDK’së për kryetar komune, Agim Çeku, kishte marre 9 mijë e 382 vota ose 10%. Në vitin 2017, me Lirak Çelajn PDK kishte marre 5.128 vota ose 5.8% ndërsa, në vitin 2007, kandidati i PDK’së, Fatmir Limaj kishte marrë 12 mijë e 361 vota ose 19.3 për qind.

Continue Reading

Trending

Copyright © 2020 toplajmet.ch