Connect with us

Lajme

Kryeparlamentari Konjufca: Na duhet koordinim i thellë me Shqipërinë që Kosova mos të dëmtohet nga marrëveshja finale me Serbinë

Published

on

kryeparlamentari-konjufca:-na-duhet-koordinim-i-thelle-me-shqiperine-qe-kosova-mos-te-demtohet-nga-marreveshja-finale-me-serbine

Konjufca: Na duhet koordinim i thellë me Shqipërinë që Kosova mos të dëmtohet nga marrëveshja finale me Serbinë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca po qëndron për vizitë në Shqipëri, ku ka zhvilluar takim me homologun e tij Gramoz Ruçi.

Pas takimit në një konferencë të përbashkët, Konjufca e falënderoi Ruçin siç tha ai për mirëpritjen vëllazërore.

“Kishim një takim të frytshëm. Asnjë fjalë nuk mund ta përmbledh kontributin e madh e të çmuar që Shqipëria e ka dhënë në vazhdimësi për shtetin tonë, Kosovën. Ne kemi interesa të përbashkëta meqenëse jemi një komb. Të tillë mendoj se duhet ta kemi edhe politikën”, u shpreh Konjufca, shkruan Telegrafi.

Konjufca tha se me Ruçin diskutuan edhe për procesin e dialogut me Serbinë si dhe Gjykatën Speciale.

“Trajtuam edhe sfidat që vendin tonë e presin. Ne do të përballemi me një dialog të vështirë me Serbinë, meqë faktorët ndërkombëtarë e kanë definuar atë si faza përfundimtare që duhet të përmbyllet ky dialog me një marrëveshje përfundimtare. Na duhet koordinim i thellë dhe i ngushtë me Shqipërinë që Kosova mos të dëmtohet nga një marrëveshje e tillë. Për Kosovën, dëm do të ishte krijimi i çfarëdo entiteti territorial serb brenda Kosovës që do të kontrollohej nga Beogradi, dhe kjo nuk bënë assesi të ndodh dhe kjo është beteja jonë e përbashkët”, u shpreh Konjufca.

Kryeparlamentari theksoi se Kosovë po përballet edhe me sistemin gjyqësor të Gjykatës Speciale, ku ish-krerët e UÇK-së po akuzohen për krime lufte.

“Ne duhet edhe në këtë dimension të bashkërendojmë veprimet tona me Shqipërinë që ta kalojmë me dëme më të vogla këtë sfidë. Lufta jonë e shenjtë dhe e pastër e UÇK-së nuk ka qenë vetëm e Kosovës por e gjithë kombit shqiptar”, tha Konjufca.
Ai falënderoj institucionet e Shqipërisë që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në përballje me pandeminë COVID-19.

Continue Reading

Lajme

Mësoni këto veprime nëse telefoni juaj është lagur dhe nuk do të ndizet

Published

on

Ndiqni këto veprime nëse telefoni juaj është lagur dhe nuk do të ndizet.

Nëse e keni lagur telefonin tuaj në shi, e keni hedhur në ujë ose keni derdhur lëng mbi të, nuk jeni i vetmi.

Një studim sugjeron që 25% e përdoruesve të telefonave të mençur e kanë dëmtuar telefonin e tyre me ujë ose ndonjë lloj tjetër lëngu, përcjell Telegrafi.

Siç edhe dihet, depërtimi i lëngjeve në një telefoni të mençur mund të ndikojë në pajisje në disa mënyra.

Mund të çojë në: foto të paqarta, audio e zhurmshme, ose fare audio, një paaftësi për tu karikuar, ndryshkja e pjesëve të brendshme, ose një fund total për të gjithë funksionalitetin.

Dhe ndërsa telefonat e rinj reklamohen si “rezistent ndaj ujit”, kjo nuk do të thotë që ata janë të papërshkueshëm nga uji, ose plotësisht të imunizuar ndaj ujit.

Sidoqoftë, rezistenca ndaj ujit nënkupton që pajisja mund të trajtojë disa ekspozime ndaj ujit para se të ndodhë dëmtimi thelbësor.

Kështu, ekspozimi ndaj ujit është diçka që prodhuesit e kanë në mendje kur projektojnë telefonat, përcjell Telegrafi.

Por çfarë duhet bërë nëse ndodh një gjë e tillë?

1. Fikni pajisjen menjëherë dhe mos shtypni asnjë buton.

2. Fshijeni telefonin me “peshqir letre” ose një leckë të butë.

3. Shkundni butësisht pajisjen për të hequr ujin nga portat e karikimit, por shmangni tundjen e fortë pasi kjo mund të përhapë më tej lëngun brenda.

4. Hiqni kartën SIM.

5. Përdorni një pastrues ajri të kompresuar për të fryrë ujin nëse keni një të tillë. Shmangni përdorimin e një tharëse të nxehtë pasi nxehtësia mund të shkatërrojë pjesët prej plastike dhe të dëmtojë ekranin.

6. Thani telefonin (dhe posaçërisht portat) para një ventilatori.

7. Lëreni telefonin tuaj në një enë hermetike të mbushur me pako xhel silicë (ato pako të vogla që merrni brenda këpucëve dhe çantave të reja), ose një agjent tjetër tharës. Këto ndihmojnë në thithjen e lagështisë.

8. Mos e karikoni telefonin derisa të jeni i sigurt se është tharë. Karikimi i një pajisje me lëng ende brenda saj, ose në porte, mund të shkaktojë dëme të mëtejshme. Apple sugjeron të presësh të paktën pesë orë sapo një telefon të shfaqet i thatë përpara se ta karikosh.

9. Nëse hapat e mësipërm nuk ndihmojnë dhe jeni akoma i mbërthyer me një pajisje në dukje të vdekur, mos u përpiqni ta hapni vetë telefonin. Më mirë ta çojeni te një profesionist.

Continue Reading

Lajme

Nga e hëna ngritën temperaturat, ky është parashikimi i motit

Published

on

Ky është parashikimi i motit për deri ditën e hënë .

Në pjesën e dytë të javës mot shumë i ngrohtë, e priten edhe rrebeshe shiu. Nga e hëna më nxehtë, temperaturat edhe mbi 30 gradë Celsius.

Ditëve në vijim pritet të mbajë mot më jostabil, por shumë i ngrohtë. Orët e mëngjesit kryesisht fillojnë me intervale me diell, e gjatë ditës priten zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima, të cilat do të jenë më të shpërndara në vend, njofton Prishtina Weather.

Ditën e diel mundësitë për reshje mbeten më shumë përreth viseve malore.

Nga dita e hënë, gjatë javës së ardhshme të nxehtit nga Europa pritet të shtrihet edhe nga vendi ynë, që pritet të rrisë temperaturat maksimale edhe mbi 30C.

Indeksi i cilësisë së ajrit, gjatë kësaj periudhe do të jetë në në vlera të pranueshme dhe të mira, mirëpo kohëpaskohe mund të kaloj shkurtimisht edhe në mesatare.

Indeksi i rrezeve UV do të jetë në vlera të larta dhe shumë të larta, prandaj në këto ditë preferohet ekspozim më i ulët ndaj rrezeve të diellit përgjatë orëve të mesdites.

17.06 – Shumë ngrohtë. paradite kryesisht me diell. Ditën zhvillime të vransirave, e më vonë vende-vende priten rrebeshe shiu me bubullima.

18.06 – Mbetet mot shumë i ngrohtë. Paradite kryesisht me diell. Ditën vransirat shtohen, e vende-vende priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.

19.06 – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite me zhvillime të rrebesheve me bubullima.

20.06 – Më shumë diell, e gjatë ditës përreth viseve malore me mundësi për rrebeshe shiu me bubullima.

21.06 – Mot i nxehtë, kryesisht me diell.

Temperaturat minimale luhaten nga 13C deri 16C, e maksimalet nga 25C deri 27C, e të hënën rriten edhe deri në 30C.

Era do të fryj me intenzitet mesatar kryesisht nga krahu verior 3-12m/s.

Shtypja atmosferike lëviz pak mbi vlera normale, me tendencë të rënies në fundjavë.

Continue Reading

Lajme

Shtrihet në spital Shefqet Krasniqit, i rëndohet gjendja pasi u infektua me koronavirus

Published

on

Shefqet Krasniqi shtrihet në QKUK, i rëndohet gjendja pasi u infektua me koronavirus.

Hoxhë Shefqet Krasniqi është infektuar me COVID-19.

Gazeta inFokus mëson se hoxhë Krasniqi është shtrirë në Klinikën Infektive pasi iu rëndua gjendja shëndetësore.

E që Krasniqi ka probleme shëndetësore e kanë bërë të ditur edhe në faqen e tij ku njoftohen ndjekësit se në këtë javë ai nuk do të mbajë ligjëratën e përjavshme për shkak të problemeve shëndetësore.

“Këtë javë nuk do të mbahet ligjërata e përjavshme e tefsirit për arsye shëndetësore të hoxhës Shefqet Krasniqi, me lejen e Allahut do të vazhdojmë nga java e ardhshme”, thuhet në njoftimin në faqen e Krasniqit.

Continue Reading

Trending

Copyright © 2020 toplajmet.ch