Connect with us

Sport

Kosova fillon stërvitjet për dy miqësoret në Turqi

Published

on

kosova-fillon-stervitjet-per-dy-miqesoret-ne-turqi

Kosova fillon përgatitjet për dy miqësoret në Turqi.

Kombëtarja e Kosovës në futboll, ka filluar përgatitjet për ndeshjet e radhës.

Kombëtarja e Kosovës e përbërë kryesisht me futbollistë të rinj, që shihen si potencial për të ardhmen i ka nisur sot përgatitjet për dy miqësoret e radhës që do t’i zhvillojë në Antali të Turqisë, kundër dy kombëtareve afrikane, Guinesë dhe Gambisë, më 8 e 11 qershor, transmeton lajmi.net.

Stërvitjen e sotme Dardanët e kanë zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa nesër në mëngjes skuadra do të udhëtojë për në Antali. Kjo stërvitje i ka shërbyer futbollistëve për ta njohur më mirë njëri – tjetrin, duke pasur parasysh faktin se shumë prej tyre nuk kanë pasur rastin të luajnë së bashku, derisa përzgjedhësi Challandes me pjesën tjetër të stafit kanë punuar edhe në disa elemente të lojës.

për shkak të problemeve shëndetësore në këtë grumbullim nuk ka mundur të vijë Jetmir Haliti, mbrojtës i skuadrës suedeze, AIK.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Sport

Klubi anglez vihet pas Coutinhos

Published

on

Leicester City dëshiron transferimin e Coutinhos.

Klubi anglez, Leicester City është skuadra më e fundit e interesuar për shërbimet e mesfushorit të Barcelonës, Philippe Coutinho.

Braziliani ka dështuar në La Liga këto 12 muaj pas një lëndimi në gju në fillimin e janarit, përcjellë lajmi.net.

Pavarësisht që tani është shëruar plotësisht, skuadra e drejtuar nga Ronald Koeman dëshiron ta shesë, duke ndjekur arritjet e Sergio Agueros dhe Eric Garcias.

Rikthimi në Angli shihet si më i mundshmi, derisa Mundo Deportivo raporton se trajneri i “Dhelprave”, Brendan Rodgers është i interesuar për ribashkimin me ish yllin e Liverpoolit.

Barcelona ka vazhduar të zbres çmimin e 29-vjeçarit, që tani thuhet se kushton 29 milionë euro.

Continue Reading

Sport

Futbollisti i Man City dëshiron largimin nga klubi

Published

on

Silva dëshiron largimin nga Man City.

Anësori Bernardo Silva, dëshiron largimin nga Manchester City.

Sipas ‘Duncan Castles’, Silva dëshiron të largohet nga City.

Arsyeja e dëshirës për tu larguar thuhet të jetë, pasi ai nuk e ka më rolin që e kishte dikur në skuadrën e ‘Citizens’.

Reprezentuesi Portugez, është i sigurt që ai do të tërheqë mjaft interes te klubet evropiane, madje thuhet se Barcelona dhe Atletico Madrid tashmë kanë filluar kontaktet me të.

Një marrëveshje e mundëshme me Barcelonën mund të përfshijë Ousmane Dembele që të dërgohet në Angli si pjesë e marrëveshjes.

Continue Reading

Sport

Brazil – Venezuela: Formacionet zyrtare

Published

on

Sonte (e diele) do nisë Kupa e Amerikës me ndeshjën hapëse mes Brazilit dhe Venezuelës.

Brazili është favorit në letër, andaj do bëjë atë që pritet duke provuar t’i arkëtoi pikët e plota.

Ndërsa, Venezuela do bëjë çmos për të bërë befasinë.

Formacionet zyrtare:

Brazil: Alisson; Danilo, Militao, Marquinhos, Lodi; Casemiro, Fred; Richarlison, Paqueta, Neymar; Jesus

Venezuela: Graterol; Gonzalez, Cumana, Martinez, Mago; Manzano, Martinez, Moreno, La Mantia, Casseres; Aristeguieta.

Ndeshja nis në ora 23:00.

Continue Reading

Trending

Copyright © 2020 toplajmet.ch