Connect with us

Lajme

Këto janë të gjitha vendimet që u morën sot nga Qeveria

Published

on

keto-jane-te-gjitha-vendimet-qe-u-moren-sot-nga-qeveria

Të gjitha vendimet që u morën sot nga Qeveria

Qeveria e Kosovës e ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, e në të cilën janë marrë disa vendime.
Për këto vendime kanë njoftuar edhe nga Zyra për Komunikim me Publikun në kuadër të qeverisë.

Njoftimi i plotë:

E drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti, Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e rregullt në të cilën ka miratuar vendime dhe dokumente të tjera të fushës së përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

Vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë për themelimin e Grupit Punues ndërinstitucional për rishikimin e Strategjisë së Sigurisë të Republikës së Kosovës 2021-2030, ka qenë i pari i miratuar në mbledhjen e sotme. Me ndryshimet e bëra, Shefi i Stafit në Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës është kryesues i grupit punues, ndërsa këshilltari për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes i kryeministrit është zëvendës-kryesues i Grupit Punues dhe z.Hajriz Sejdiu nga Qendra për Menaxhimin e Emergjencave, anëtar. Afati i rishikimit të Strategjisë së Sigurisë të Republikës së Kosovës është deri më 1 shtator 2021, nga dita e hyrjes në fuqi e këtij vendimi.

Në vazhdim të mbledhjes, ka marrë miratimin Projektligji për Ratifikimin e Amendamentimit të Marrëveshjes Ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime për Financimin e Projektit për Rehabilitimin e Linjës Hekurudhore 10. Me këtë Ligj ratifikohet marrëveshja në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për financimin e projektit të rehabilitimit të linjës hekurudhore 10.

Është miratuar në vazhdim të mbledhjes edhe vendimi për shtyrjen e afatit për katër (4) muaj për të paraqitur Draftin e Strategjisë se Qeverisjes Elektronike për miratim ne Qeveri. Vendimi obligon Ministrinë e Punëve të Brendshme që të ndërmarr hapat e nevojshëm për finalizimin e draft-strategjisë për qeverisjen elektronike.

Qeveria në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar dhe miratuar nëntë (9) nisma për negocim të marrëveshjeve ndërkombëtare:

1. Për Financimin e “Projekti Emergjent i Kosovës për COVID-19, Financim shtesë”, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim. Marrëveshja është vazhdim i marrëveshjes paraprake dhe synon të sigurojë edhe 15 milion euro për menaxhimin e pandemisë COVID-19;

2. Për Amendamentimin e Marrëveshjes mbi përvetësimin e kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim;

3. Për negocimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Zvicrës, e përfaqësuar nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme përmes Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, për Projektin “Menaxhimi i Integruar i Resurseve Ujore në Kosovë – Faza 1”. Marrëveshja do të sigurojë 20 milionë euro për financimin e projektit;

4. Për negocimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës, dhe Bankës Evropiane për Investime dhe Ndërmarrjes Publike “Termokos” për “Shërbimet e konsulencës për ta mbështetur zgjerimin e ngrohjes qendrore në Prishtinë”. Marrëveshja do të sigurojë mbështetje teknike në vlerë prej 1,5 milion euro;

5. Për Amendamentimin Nr. 01 të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Hapjen e Pikës së Përbashkët të Kalimit Kufitar Krushevë (DRAGASH)- Shishtavec (KUKES) në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë;

6. Për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Rregullimin e Regjimit të Trafikut Lokal të Kufirit;

7. Për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Heqjen e Leje qëndrimit të Përkohshëm;

8. Për lidhjen e Marrëveshjes për Bashkëpunim në Fushën Juridike ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Shtetit të Katarit; dhe

9. Për lidhjen e Marrëveshjes ndërkombëtare e të partneritetit për “Menaxhimin e Grant-kontratës të asistencës teknike në kuadër të programit për Bashkëpunim Ndërkufitar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë (2014 – 2020)”

Në mbledhjen e sotme kabineti qeveritar ka shqyrtuar dhe miratuar Raportin Vjetor të Statistikave për vitin 2020, sipas procedurave të parashikuara në Rregulloren e Punës së Qeverisë. Raporti përmban të gjitha të dhënat e nevojshme dhe në përputhje me legjislacionin që rregullon funksionimin e statistikave në vendin tonë. Pas miratimit nga Qeveria ky raport dërgohet për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Kabineti qeveritar ka shqyrtuar dhe miratuar në mbledhjen e sotme Projekt-udhëzimin Administrativ për Regjistrimin e Zyrave së Përfaqësisë të Shoqërive të Huaja Tregtare, që është kërkesë e Ligjit për Shoqëritë Tregtare dhe përmes tij përcaktohet procedura e regjistrimit të zyrave përfaqësuese të shoqërive të huaja tregtare në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë.

Pas shqyrtimit, ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar edhe Drafti i Planit të Veprimit për zbatimin e Strategjisë për Modernizimin e Administratës Publike për vitin 2021, i cili synon arritjen e rezultateve në fushat:

– Sistem i avancuar, adekuat për menaxhimin, monitorimin dhe zbatimin e legjislacionit për shërbimin civil dhe krijimin e mundësisë për një shërbim civil profesional, efikas dhe efektiv që do të zhvillohet në bazën e parimeve të administratës së mirë dhe të orientuar drejt zbatimit të obligimeve ligjore.

– Shërbime administrative publike të qasshme në mënyrë të lehtë, me përdoruesin në qendër, duke ndjekur procedura administrative të cilat përmirësojnë në vazhdimësi bazuar në informata kthyese të përdoruesve.

– Administratë publike transparente dhe llogaridhënëse, me organizim të qartë dhe racional dhe linja të qarta të llogaridhënies midis organeve të administratës publike.

Me plotësimin dhe ndryshimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për emërimin e Këshillit Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë, Bedri Zyberaj, drejtor i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, emërohet anëtar i këtij Këshilli.

Në mbledhjen e sotme është miratuar vendimi për rimbursimin në formë të kompensimit për pjesëmarrësit të cilët i kanë tërhequr dhjetë për qind (10%) të kursimeve pensionale në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, duke filluar nga viti 2023. Shuma e rimbursuar për çdo vit fiskal deri në masën e përcaktuar me Ligjin për ndarjet buxhetore në vitin fiskal përkatës. Janë 372,650 persona përfitues në shumën totale 101,772,415.81 Euro.

Ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar edhe vendimi për Krijimin e Komitetit Nacional Koordinues për hartimin e Planit Nacional të Veprimit për vitet 2022-2024, në kuadër të partneritetit për qeverisje të hapur. Vendimi obligon Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal që të fillojë me procedurat e krijimit dhe të udhëheqjes së këtij Komiteti në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile.

Në mbyllje të mbledhjes, Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar anëtarët e kabinetit për angazhimin e tyre në përgatitjen e raportit të punës për 100 ditët e para të kësaj Qeverie. Kryeministri ka theksuar se qytetarët e vendit duhet të informohen për gjithë punët dhe arritjet e këtij kabineti në funksionimin 100 ditor të Qeverisë së Kosovës, në këtë mandat.

Continue Reading

Lajme

Ministrja Gërvalla e uron Izraelin për kryeministrin e ri

Published

on

Ministrja Gërvalla e uron Izraelin për kryeministrin e ri.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla-Schëarz, ka uruar Izraelin për zgjedhjen e një qeverie të re, në të njëjtën ditë kur opozita izraelite nëpërmjet mocionit të mos besimit e la jashtë koalicionit udhëheqësin 12-vjeçar të vendit, Benjamin Netanyah.

Kryediplomatja kosovare, përmes llogarisë së saj në ‘Tëitter’, ka shpresuar në thellim të bashkëpunimeve ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, derisa e ka falënderuar veçanërisht iniciuesin e mocionit të mos-besimit, Yair Lapid.

“Urime qeveria e re Izraelit dhe mikut tim të ri, Yair Lapid. Po shpresojmë në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona. Paçi fat!”, thuhet në urimin e zëvendëskryeministres.

Përgjatë ditës së diel, udhëheqësi i opozitës Lapid fitoi mocionin e mosbesimit në Knesset, parlamenti i Izraelit, me 60-59 ulëse, duke e rrëzuar nga pushteti liderin më jetëgjatë në Izrael.

Lapid nuk do të bëhet fillimisht kryeministër. Në vend të tij, sipas një marrëveshje për ndarjen e pushtetit, ish armiku i tij dhe avokati i ekstremit të djathtë, Naftali Bennett, do të kurorëzohet si udhëheqësi i ekzekutivit.

Bennett, i cili ka përjashtuar konceptin e shtetit të Palestinës dhe dëshiron që Izraeli të mbajë në kontroll të gjitha tokat, do të jetë kryeministër për dy vitet e para të një mandati katër-vjeçar përpara se t’i dorëzohet Lapid.

Continue Reading

Lajme

Agim Veliu e quan të pavlerë vendimin për shkarkimin e tij, thotë se Abdixhiku po luan “lojë të ndyrë”

Published

on

Agim Veliu e quan të pavlerë vendimin për shkarkimin e tij nga detyra e kryetarit të degës së LDK-së në Podujevë.

Agim Veliu ka reaguar pasi i është dorëzuar letra e shkarkimit nga detyra e kryetarit të degës së LDK-së në Podujevë nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ai thotë se një vendim i tillë është i pavlerë dhe joligjor teksa ka hedhur edhe akuza ndaj Kryesisë së LDK-së dhe vetë Abdixhikut.

Ai thotë se fillimisht vendimin për shkarkim e ka marrë vesh nga mediat, ndërsa thotë se sot edhe zyrtarisht i është dorëzuar letra nga kryetari Abdixhiku.

“Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës – Dega në Podujevë. Ashtu siç është informuar tashmë edhe opinioni i gjerë, Kryesia Qendrore e LDK-së më 09.06.2021 ka marrë një vendim, sa skandaloz dhe në kundërshtim me Statutin e partisë, po aq edhe të pamoralshëm, duke caktuar në mënyrë arbitrare kandidatin në garën për Kryetar të Komunës së Podujevës në zgjedhjet lokale dhe në të njëjtën kohë të njëjtit ia delegon të gjitha kompetencat të udhëheqë me Degën e LDK-së në Podujevë. Për vendimin arbitrar dhe të paligjshëm të Kryesisë dhe të Kryetarit Abdixhiku, fillimisht isha informuar përmes mediave. Ndërsa, sot (e diel) më është përcjell vendimi skandaloz i nënshkruar nga kryetari i partisë, i cili nuk shquhet vetëm për shkelje të Statutit të partisë, por edhe për gabime drejtshkrimore, mbase nga ngutia për ta “përligjur” sa më shpejt shkarkimin Kryetarit të Degës në Podujevë”, shkruan Veliu në një status në Facebook.

Veliu këtë e quan “masakaradë” dhe thotë se Abdixhiku po luan “lojë të ndyrë” teksa thotë se vendimi nuk është në përputhje me statutin e LDK-së.

“Tërë kjo maskaradë e Kryetarit Abdixhiku dhe përkrahësve të tij në Kryesi nuk është asgjë tjetër veçse një lojë e ndyrë dhe përpjekje për ta kamufluar vendimin në emër të kinse riorganizimit të brendshëm (lexo: spastrimit të brendshëm), të prezantuar në “Platformën e Kryetarit të LDK-së 2021-2023”. Sado që dikush nga Kryesia u përpoq ta mohojë se ky vendim i paligjshëm e shkarkon Kryetarin e Degës, vetë teksti i vendimit i demanton diletantët e tillë politikë, të ulur në tavolinën e Kryesisë së LDK-së. “Të gjitha kompetencat e udhëheqjes së degës së LDK-së në Podujevë, i kalojnë kandidatit të LDK-së. Kandidati udhëheqë me Kryesinë e degës, zyrën e degës dhe bashkërendon aktivitetet me kryetarët e nëndegëve në Komunën e Podujevës”, thuhet në vendimin e nënshkruar nga Abdixhiku. Madje, me këtë vendim skandaloz mëtohet t’i merren kompetencat, jo vetëm Kryetarit, por edhe Kryesisë së Degës, e cila defaktorizohet plotësisht sipas nenit 4 të këtij vendimi, lidhur me formësimin e listës për asamble komunale”, shton Veliu.

Veliu thotë se do të mblidhet me Kryesinë e degës së LDK-së në Podujevë dhe do të analizojë situatën e krijuar.

“Një vendim i tillë jo legjitim, i atyre që e votuan dhe atij që e nënshkroi, nuk mund të quhet ndryshe, përveçse një atak i rëndë ndaj degës më të suksesshme në të gjitha proceset zgjedhore të pasluftës në Kosovë. As Kryesia e LDK-së dhe as kryetari i saj nuk mund të shkarkojnë as emërojnë një kryetar dege, të zgjedhur në procese të rregullta zgjedhore nga Kuvendi i Degës. Prandaj, për Degën e LDK-së në Podujevë dhe mua si kryetar i saj vendimi i 9 qershorit i Kryesisë Qendrore është jo ligjor dhe i pavlerë. Kryesia e Degës së LDK-së do të mblidhet gjatë ditëve në vijim, do ta analizojë me kujdes situatën e krijuar”, përfundon në reagimin e tij Veliu.

Continue Reading

Lajme

Gjakova shënon nesër ditën e çlirimit

Published

on

Gjakova kremton nesër 22-vjetorin e çlirimit.

Gjakova do të shënojë nesër 14 Qershorin – Ditën e Çlirimit, ku do të kujtohen dhe nderohen dëshmorët e kësaj komune, të cilët luftuan, sakrifikuan dhe flijuan jetën për liri.

Aktivitetet e shumta me rastin e kësaj dite do të fillojnë me homazhe te lapidari “Shokët e lirisë”, në sheshin “Agron Rama”, varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në Meje dhe varrezat e martirëve në Çabrat, për të vazhduar me ndarjen e medaljeve për familjet e dëshmorëve të Komunës së Gjakovës.

Një program muzikor për fëmijë do të mbahet në Parkun e madh të qytetit, për të vazhduar me shfaqjen e mozaikut “Djemtë e Asfaltit”, punuar nga Alkent Pozhegu në Pallatin e Sporteve “Shani Nushi”.

Aktivitetet me rastin e 22-vjetorit të çlirimit, do të përfundojnë në mbrëmje me hapjen e ekspozitës kolektive Galeria e Arteve në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” dhe një koncert festiv në Parkun e madh të qytetit.

Continue Reading

Trending

Copyright © 2020 toplajmet.ch