Connect with us

Lajme

Këmbëngul Ajazi: Lladrovci nuk është pjesë e asnjë strukture të PDK-së, unë jam i vetmi kandidat legjitim

Published

on

kembengul-ajazi:-lladrovci-nuk-eshte-pjese-e-asnje-strukture-te-pdk-se,-une-jam-i-vetmi-kandidat-legjitim

Driton Ajazi, po thotë se është i vetmi kandidat legjitim i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Drenasit. Ai në emisionin “Frontal”, në T7 tha se ai ka marrë mbështetje nga Dega e PDK-së, në Drenas që ai të jetë kandidat për kryetar të bastionit të partisë, shkruan Gazeta Express.

“Unë jam kandidat legjitim. Mu më ka emëruar Dega e partisë me shumicë votash që të jem kandidat për kryetar të ardhshëm të Drenasit. Qendra tanimë e kemi parë qëndrimin. Edhe ditën e djeshme z.Enver Hoxhaj gjatë një prononcimi për media paralajmëroi se do të mbahet një konventë e partisë ku do të vendoset për të zgjedhurit e partisë”, deklaroi ai.

Ai i ka bërë thirrje Degës qendrore të PDK-së, që të bëjë një strukturim të Degës, në prag të zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen në muajin tetor të këtij viti.

“Ju kisha drejtuar edhe lidershipit të komunës që të rifreskojë ato Degë dhe ta ngritin votën për PDK-në. Dega e Drenasit është shume e konsoliduar. Është e vetmja degë që në zgjedhjet e fundit ia solli fitoren PDK-së”, ka deklaruar Ajazi.
Për sa i përket çështjes së rikandidimit të Ramiz Lladrovcit për kryetar të komunës së Drenasit, Ajazi tha se ai ka humbur përkrahjen dhe mbështetjen nga Dega.

“Z.Lladrovci është zgjedhur kryetar por gjatë qeverisjes ai pati ngecje dhe tani ai e ka humbur përkrahjen dhe mbështetjen nga dega. Edhe në zgjedhjet e fundit na është kërkuar neve strukturave ne u kemi thënë se duam ndryshime në kandidaturë dhe strukturim”, ka thënë ai.

Madje ai tha se Lladrovci e ka bojkotuare fushatën e PDKL-së edhe në zgjedhjet e fundit në Kosovë.

“Të gjithë e dinë që ai i ka bojkotuar fushatën zgjedhore të zgjedhjeve të fundit në Kosovë. Ai ende nuk e ka të sigurt nëse do të konfirmohet kandidatura e tij. Nëse do ta kishte pas të sigurt nuk do ta vetshpallte kandidaturën e tij. Ishte ‘non sens’ si për strukturat lokale ashtu edhe për ato lokale. Ai e ka vetëshpallur veten për kryetar”, ka thënë ai.

Për sa i përket kandidatit të PDK-së për kryetar të komunës së Drenasit, Ajazi tha se ende nuk është marrë një vendim definitiv.

“Kjo çështje nuk ka marrë epilog. Kjo do të diskutohet. Besoj që në Konventën që do të mbahet do të diskutohet shumë çështje. Ne të gjithë e dimë që PDK-ja ka pasur rënie të votës dhe duhet që të kërkohet llogaridhënie për këtë çështje”, deklaroi ai.

Më tutje Ajazi deklaroi se Lladrovci nuk është pjesë e asnjë strukture të PDK-së, as në nivelin qendror , as në atë lokal.

“Sepse unë e thashë që edhe unë si pjesë e atij ekipi që z.Lladrovci fitoi, ne e kemi mbështetur dhe ai ka fituar pa balotazh. Z.Ramiz Lladrovci nuk është pjesë e asnjë strukture të PDK-së as në nivelin qendror as në atë lokal. Ai nuk e përfaqëson PDK-në. Unë jam kandidat legjitim. Ai vetëm është vetëshpallur”, tha ai, në T7.

Anëtari i Degës së PDK-së në Drenas, ka akuzuar Lladrovcin edhe për bashkëpunim me partitë e tjera opozitare.

“Prej kur e ka marrë pozitën, Lladrovci i ka afruar vetëm anëtarët e partive të tjera. Kemi asamblistë të partive të thjerra, kemi drejtor. Ai e ka marrë mandatin nga strukturat e PDK-së dhe nga elektorati i PDK-së dhe është dashur që të realizojë projektet e PDK-së. Ne kemi shkuar sipas statutit të partisë. Dega e ka propozuar kandidatin”, tha ai.

“E sigurojë z.Lladrovcin se nuk do të gjejë në CV-në time, ato që janë në të tijën. E imja është e aspektit profesional e ju si e tij me lojërat që ai i bën. Le të kërkojë sa të dojë por nuk mund të gjejë këso shprehjesh”, ka deklaruar ai.

Continue Reading

Lajme

Ministrja Gërvalla e uron Izraelin për kryeministrin e ri

Published

on

Ministrja Gërvalla e uron Izraelin për kryeministrin e ri.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla-Schëarz, ka uruar Izraelin për zgjedhjen e një qeverie të re, në të njëjtën ditë kur opozita izraelite nëpërmjet mocionit të mos besimit e la jashtë koalicionit udhëheqësin 12-vjeçar të vendit, Benjamin Netanyah.

Kryediplomatja kosovare, përmes llogarisë së saj në ‘Tëitter’, ka shpresuar në thellim të bashkëpunimeve ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, derisa e ka falënderuar veçanërisht iniciuesin e mocionit të mos-besimit, Yair Lapid.

“Urime qeveria e re Izraelit dhe mikut tim të ri, Yair Lapid. Po shpresojmë në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona. Paçi fat!”, thuhet në urimin e zëvendëskryeministres.

Përgjatë ditës së diel, udhëheqësi i opozitës Lapid fitoi mocionin e mosbesimit në Knesset, parlamenti i Izraelit, me 60-59 ulëse, duke e rrëzuar nga pushteti liderin më jetëgjatë në Izrael.

Lapid nuk do të bëhet fillimisht kryeministër. Në vend të tij, sipas një marrëveshje për ndarjen e pushtetit, ish armiku i tij dhe avokati i ekstremit të djathtë, Naftali Bennett, do të kurorëzohet si udhëheqësi i ekzekutivit.

Bennett, i cili ka përjashtuar konceptin e shtetit të Palestinës dhe dëshiron që Izraeli të mbajë në kontroll të gjitha tokat, do të jetë kryeministër për dy vitet e para të një mandati katër-vjeçar përpara se t’i dorëzohet Lapid.

Continue Reading

Lajme

Agim Veliu e quan të pavlerë vendimin për shkarkimin e tij, thotë se Abdixhiku po luan “lojë të ndyrë”

Published

on

Agim Veliu e quan të pavlerë vendimin për shkarkimin e tij nga detyra e kryetarit të degës së LDK-së në Podujevë.

Agim Veliu ka reaguar pasi i është dorëzuar letra e shkarkimit nga detyra e kryetarit të degës së LDK-së në Podujevë nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ai thotë se një vendim i tillë është i pavlerë dhe joligjor teksa ka hedhur edhe akuza ndaj Kryesisë së LDK-së dhe vetë Abdixhikut.

Ai thotë se fillimisht vendimin për shkarkim e ka marrë vesh nga mediat, ndërsa thotë se sot edhe zyrtarisht i është dorëzuar letra nga kryetari Abdixhiku.

“Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës – Dega në Podujevë. Ashtu siç është informuar tashmë edhe opinioni i gjerë, Kryesia Qendrore e LDK-së më 09.06.2021 ka marrë një vendim, sa skandaloz dhe në kundërshtim me Statutin e partisë, po aq edhe të pamoralshëm, duke caktuar në mënyrë arbitrare kandidatin në garën për Kryetar të Komunës së Podujevës në zgjedhjet lokale dhe në të njëjtën kohë të njëjtit ia delegon të gjitha kompetencat të udhëheqë me Degën e LDK-së në Podujevë. Për vendimin arbitrar dhe të paligjshëm të Kryesisë dhe të Kryetarit Abdixhiku, fillimisht isha informuar përmes mediave. Ndërsa, sot (e diel) më është përcjell vendimi skandaloz i nënshkruar nga kryetari i partisë, i cili nuk shquhet vetëm për shkelje të Statutit të partisë, por edhe për gabime drejtshkrimore, mbase nga ngutia për ta “përligjur” sa më shpejt shkarkimin Kryetarit të Degës në Podujevë”, shkruan Veliu në një status në Facebook.

Veliu këtë e quan “masakaradë” dhe thotë se Abdixhiku po luan “lojë të ndyrë” teksa thotë se vendimi nuk është në përputhje me statutin e LDK-së.

“Tërë kjo maskaradë e Kryetarit Abdixhiku dhe përkrahësve të tij në Kryesi nuk është asgjë tjetër veçse një lojë e ndyrë dhe përpjekje për ta kamufluar vendimin në emër të kinse riorganizimit të brendshëm (lexo: spastrimit të brendshëm), të prezantuar në “Platformën e Kryetarit të LDK-së 2021-2023”. Sado që dikush nga Kryesia u përpoq ta mohojë se ky vendim i paligjshëm e shkarkon Kryetarin e Degës, vetë teksti i vendimit i demanton diletantët e tillë politikë, të ulur në tavolinën e Kryesisë së LDK-së. “Të gjitha kompetencat e udhëheqjes së degës së LDK-së në Podujevë, i kalojnë kandidatit të LDK-së. Kandidati udhëheqë me Kryesinë e degës, zyrën e degës dhe bashkërendon aktivitetet me kryetarët e nëndegëve në Komunën e Podujevës”, thuhet në vendimin e nënshkruar nga Abdixhiku. Madje, me këtë vendim skandaloz mëtohet t’i merren kompetencat, jo vetëm Kryetarit, por edhe Kryesisë së Degës, e cila defaktorizohet plotësisht sipas nenit 4 të këtij vendimi, lidhur me formësimin e listës për asamble komunale”, shton Veliu.

Veliu thotë se do të mblidhet me Kryesinë e degës së LDK-së në Podujevë dhe do të analizojë situatën e krijuar.

“Një vendim i tillë jo legjitim, i atyre që e votuan dhe atij që e nënshkroi, nuk mund të quhet ndryshe, përveçse një atak i rëndë ndaj degës më të suksesshme në të gjitha proceset zgjedhore të pasluftës në Kosovë. As Kryesia e LDK-së dhe as kryetari i saj nuk mund të shkarkojnë as emërojnë një kryetar dege, të zgjedhur në procese të rregullta zgjedhore nga Kuvendi i Degës. Prandaj, për Degën e LDK-së në Podujevë dhe mua si kryetar i saj vendimi i 9 qershorit i Kryesisë Qendrore është jo ligjor dhe i pavlerë. Kryesia e Degës së LDK-së do të mblidhet gjatë ditëve në vijim, do ta analizojë me kujdes situatën e krijuar”, përfundon në reagimin e tij Veliu.

Continue Reading

Lajme

Gjakova shënon nesër ditën e çlirimit

Published

on

Gjakova kremton nesër 22-vjetorin e çlirimit.

Gjakova do të shënojë nesër 14 Qershorin – Ditën e Çlirimit, ku do të kujtohen dhe nderohen dëshmorët e kësaj komune, të cilët luftuan, sakrifikuan dhe flijuan jetën për liri.

Aktivitetet e shumta me rastin e kësaj dite do të fillojnë me homazhe te lapidari “Shokët e lirisë”, në sheshin “Agron Rama”, varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në Meje dhe varrezat e martirëve në Çabrat, për të vazhduar me ndarjen e medaljeve për familjet e dëshmorëve të Komunës së Gjakovës.

Një program muzikor për fëmijë do të mbahet në Parkun e madh të qytetit, për të vazhduar me shfaqjen e mozaikut “Djemtë e Asfaltit”, punuar nga Alkent Pozhegu në Pallatin e Sporteve “Shani Nushi”.

Aktivitetet me rastin e 22-vjetorit të çlirimit, do të përfundojnë në mbrëmje me hapjen e ekspozitës kolektive Galeria e Arteve në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” dhe një koncert festiv në Parkun e madh të qytetit.

Continue Reading

Trending

Copyright © 2020 toplajmet.ch