Connect with us

Sport

Ja sa mund të mungojë Ibrahimovic për Milanin

Published

on

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli thuhet se do të ketë në dispozicion Zlatan Ibrahimovic për ndeshjen kundër Sassuolos këtë fundjavë.

Suedezi zëvendësoi Olivier Giroud pas 66 minutash në fitoren 1-0 ndaj Atletico Madrid të mërkurën, por 40-vjeçari dukej se kishte pasur një problem në fund të ndeshjes.

“Tuttosport” raporton se veterani i ka siguruar të gjithë se po shkon mirë dhe do të jetë i disponueshëm për ndeshjet e ardhshme.

Milani ka një program të ngjeshur përpara Krishtlindjeve dhe ende po luan për një vend në 1/16 e Ligës së Kampionëve pas dy javësh.

“Kuqezinjtë” presin Liverpoolin në raundin e fundit të ndeshjeve dhe një fitore ndaj lojtarëve të Jürgen Klopp mund të mjaftojnë për t’u kualifikuar, nëse rezultati midis FC Porto dhe Atletico Madrid shkon në favor të tyre.

Milani është i pari me Napolin në Serie A, me 32 pikë nga 13 ndeshje, por synon të rikthehet nga disfata befasuese ndaj Fiorentinës herën e fundit.

Zlatan shënoi dy herë në ndeshjen në Artemio Franchi dhe Tuttosport pretendon se Ibrahimovic është në dispozicion për ndeshjen kundër Sassuolos këtë fundjavë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Sport

PSG e shpërblen Marquinhos

Published

on

PSG nis bisedimet për rinovimin me Marquinhos

Paris Saint-Germaini i ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e Marquinhos për vazhdimin e kontratës së tij.

Mbrojtësi brazilian ka kontratë me klubin francez deri në vitin 2024, megjithatë ata janë të interesuar që t’ia zgjatin akoma më shumë qëndrimin.

RMC Sport bën të ditur se PSG planifikon t’ia shtojë edhe dy vite të tjera në kontratën e tij, gjegjësisht deri në vitin 2026.

Marquinhos ka zhvilluar 15 ndeshje deri më tani për liderin e Ligue 1 në të gjitha garat duke shënuar tre gola.

27-vjeçari iu bashkua PSG-së në vitin 2013 nga Roma, ku kishte luajtur për një sezon pas transferimit nga Corinthians.

Continue Reading

Sport

Mancini – Manchester United, vjen lajmi bombë nga Anglia

Published

on

Mancini, njëri nga kandidatët për postin e trajnerit të Unitedit

Përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mancini, është përfshirë në listën e kandidatëve për të marrë drejtimin e Manchester Unitedit nga sezoni i ardhshëm.

Strategu italian e njeh Ligën Premier nga koha e tij te Manchester City, ndërsa The Telegraph raporton se tash kërkohet nga rivali lokal.

Djajtë e Kuq sapo e kanë angazhuar Ralf Rangnickun në postin e trajnerit të lënë bosh pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer.

Mirëpo, strategu gjerman ka kontratë deri në fund të sezonit dhe klubi vazhdon të jetë në kërkim të një trajneri afatgjatë.

E ardhmja e Mancinit te Italia do të varet nga kualifikimi ose jë në Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’, pasi Azzurrët janë në barazh.

Continue Reading

Sport

Pochettino do t’i çmend drejtuesit e PSG-së me këtë deklaratë për Ramosin

Published

on

Sergio Ramos nuk do të luajë ndaj Nice në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Ligue 1.

Spanjolli debutoi me PSG gjatë fundjavës ndaj St. Etienne, por ngarkesa e plotë gjatë 90 minutave duket se ka ndikuar drejtpërdrejtë në formën e mbrojtësit.

Ramos u rikthye për të luajtur një ndeshje zyrtare pas 6 muajsh dhe tekniku Pochettino ka vendosur t’i japë pushim në mënyrë që të jetë në dispozicion për sfidën e të shtunës, ndaj Lens.

Diçka të tillë, tekniku e konfirmoi në konferencën e tij përpara takimit me Nice.

“Ramos ishte shumë i lumtur për debutimin e tij, por 15 minutat e fundit ishin të vështira. Mungesa e tij për një kohë të gjatë ka ndikuar dhe e prisnim diçka të tillë. Do të shohim deri përpara fillimit të sfidës, por besoj se Ramos ka nevojë për pak pushim, në mënyrë që të mos rrezikojmë me të, pikërisht kur ai tani është rikthyer”.

Nuk bëhët fjalë për ndonjë dëmtim, apo rikthim të problemeve për spanjollin, por stafi i parizienve nuk kërkon të bëjë lëvizje të nxituara, me një nga lojtarët i cili erdhi jo vetëm me bujë, por në javët e fundit ka patur zëra edhe për një “divorc” midis palëve.

Continue Reading

Trending

Copyright © 2020 toplajmet.ch