Connect with us

Lajme

Ish-kryenegociatori Hyseni: Dialogu me Serbinë mund të përmbyllet brenda 2021

Published

on

ish-kryenegociatori-hyseni:-dialogu-me-serbine-mund-te-permbyllet-brenda-2021

Skënder Hyseni, ish-kryenegociatori i Kosovës në fazën e parë të dialogut me Serbinë, shprehet se procesi mund të përmbyllet edhe brenda këtij viti.

“Dialogu duhet të përmbyllet patjetër me njohje të ndërsjellë, përfundimi I këtij dialogu nuk duhet të lërë asnjë aspekt të konflikt mes Serbisë dhe Kosovë të pazgjidhur. Kemi momentin dhe nëse ne do të dimë ta shfrytëzojmë mund ta përmbyllim procesin Brenda këtij viti dhe nuk e shoh aspak të pamundur që Kosova dhe Serbia deri në fund të vitit të nënshkruajnë një marrëveshje përfundimtare”, theksoi Hyseni.

Por kjo sipas tij, kjo varet nga fakti nëse kryeministri Albin Kurti është i ndërgjegjshëm se duhen zbatuar marrëveshjet dhe porositë e SHBA. Gjithashtu sipas z. Hyseni, Kurti duhet të heqë dorë nga arroganca që ai dhe Vetëvendosje po tregojnë si në politikën e brendshme ashtu edhe në politikën e jashtme.

“Shpresoj dhe uroj shumë që qeveria e Kosovës ta kuptojë se sa e rëndësishme dhe e dobishme është për Kosovën që të vazhdohet aty ku ka mbetur, me atë kornizë të parimeve themelore që është shumë e qartë dhe të synohet harmonizimi i marrëveshjeje të përgjithshme që patjetër duhet të jetë dhe njohje reciproke”, deklaroi ai

Sipas ish-kryenegociatori nga takimi i 15 qershorit në Bruksel nuk pritet “asgjë spektakolare” pasi “efektivisht është vazhdim i dialogut që ka filluar në korrik të vitit të kaluar”. Hyseni duke folur për takimin që ka pasur me z. Kurti thotë se i ka dhënë atij këshillat më të sinqerta se si duhet të trajtohet problemi me Serbinë dhe mbi cilat parime duhet të vazhdohet dialogu.

“Kosova duhet të tregojë seriozitet në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk mund të trajtojë me mospërfillje marrëveshje e saj që i ka ratifikuar në Kuvend. Nuk funksionon kështu politika e jashtme e asnjë vendi, e sidomos politika e një vendi që ende nuk e ka përmbyllur statutin e vet”, shton ai.

Kosovës sipas Hysenit nuk i intereson që të zvarrisë dialogun pasi është vetëm ajo që e pëson keq.

“Është në interesin jetik të Kosovës që ta mbyllë sa më parë këtë konflikt me Serbinë dhe të fokusohet në çështje të tjera madhore për konsolidimin e shtetit”, deklaron ai.

Sipas tij Kosova “nuk mund ta luajë pavarësinë totale në politikën e jashtme”.

Ai theksoi se pakoja Ahtisari nuk është një marrëveshje ndërkombëtare por një raport për zgjidhjen e problemit të Kosovës.

“E njëjta gjë vlen edhe me Rambujenë, e cila është tërësisht e tejkaluar dhe nuk ka nevojë të zbatohet asgjë nga ajo marrëveshje. Ndërsa për rezolutën 1244, Hyseni tha se do të pushojë së ekzistuari vetëm atëherë kur të aprovohet një rezolutë e re në OKB ku do të konstatohet se misioni i UNMIK në Kosovë ka përfunduar”, u shpreh Hyseni.

Continue Reading

Lajme

Gjakova shënon nesër ditën e çlirimit

Published

on

Gjakova kremton nesër 22-vjetorin e çlirimit.

Gjakova do të shënojë nesër 14 Qershorin – Ditën e Çlirimit, ku do të kujtohen dhe nderohen dëshmorët e kësaj komune, të cilët luftuan, sakrifikuan dhe flijuan jetën për liri.

Aktivitetet e shumta me rastin e kësaj dite do të fillojnë me homazhe te lapidari “Shokët e lirisë”, në sheshin “Agron Rama”, varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në Meje dhe varrezat e martirëve në Çabrat, për të vazhduar me ndarjen e medaljeve për familjet e dëshmorëve të Komunës së Gjakovës.

Një program muzikor për fëmijë do të mbahet në Parkun e madh të qytetit, për të vazhduar me shfaqjen e mozaikut “Djemtë e Asfaltit”, punuar nga Alkent Pozhegu në Pallatin e Sporteve “Shani Nushi”.

Aktivitetet me rastin e 22-vjetorit të çlirimit, do të përfundojnë në mbrëmje me hapjen e ekspozitës kolektive Galeria e Arteve në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” dhe një koncert festiv në Parkun e madh të qytetit.

Continue Reading

Lajme

Zgjedhjet për kryetar të PD-së, Basha merr 80% të votave

Published

on

PD shpall rezultatin paraprak, Basha merr mbi 80% të votave

Kryetari i Komisionit të Administrimit të Zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana ka bërë të ditur se rezultati zyrtar për kryetar partie pritet të publikohet nesër, ndërsa ai paraprak flet për një fitore bindëse të Lulzim Bashës.

Kryetari aktual i PD, sipas rezultatit paraprak të publikuar nga PD, ka marrë mbi 80% të votave. Kandidati i dytë më i votuar është Agron Shehaj me 15.55%, ndërsa Edit Harxhi ka marrë 2.45% dhe Fatbardh Kadilli 2% të votave, sipas Euroneës Albania.

Këto janë zgjedhjet e treta brenda PD-së që Lulzim Basha fiton. Në garën e parë për të marrë drejtimin e PD, ai fitoi në vitin 2013 përballë Sokol Olldashit, ndërsa në vitin 2017 pas humbjes në zgjedhjet parlamentare fitoi sërish garën për të qenë kryetar partie përballë Eduart Selamit.

Lulzim Basha e ka drejtuar Partinë Demokratike deri tani në tri procese zgjedhore kombëtare pa llogaritur zgjedhjet lokale 2019, që opozita i bojkotoi, zgjedhjet lokale 2015, zgjedhjet parlamentare 2017 dhe zgjedhjet e fundit parlamentare më 25 prill 2021.

Sprova e tij më e afërt do të jenë zgjedhjet lokale që parashikohet të zhvillohen në 2023. Por, në rast se Gjykata Kushtetuese nuk e shpall të vlefshëm procesin e mbajtur në vitin 2019, atëherë mund të kemi një datë më të afërt për përsëritjen e zgjedhjeve lokale që u mbajtën pa opozitën.

Continue Reading

Lajme

Osmani për Al Jazeera: Përpjekjet e UÇK’së ishin ta çlironin Kosovën nga regjimi gjenocidal

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë intervistë për mediumin Al Jazeera.

Derisa ka folur për ish-krerët e UÇK’së që po gjykohen në Hagë për krime lufte, Osmani ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës të gjitha përpjekjet i ka pasur të, siç shprehet ajo, çlirojnë Kosovën nga regjimi gjenocidal.

“Në të njëjtën kohë, duhet të theksoj se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një ushtri që doli nga njerëzit dhe luftoi për çlirimin. Në këtë kuptim, unë do t’i vija theksin fjalës çlirim, sepse të gjitha përpjekjet e saj ishin për të çliruar Kosovën nga regjimi gjenocid”, deklaroi presidentja Osmani.

Tutje, ajo thotë se përkundër dallimeve politike që ka pasur me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe disa nga ish-udhëheqësit e tjerë të UÇK’së, të gjithëve duhet t’u çmohet kontributi për liri e pavarësi.

“Padyshim që kemi pasur dallime politike në të kaluarën me z. Thaçi dhe disa nga udhëheqësit e tjerë. Sidoqoftë, ka një gjë për të cilën jemi dakorduar të gjithë, të gjithë bashkërisht kemi kontribuar në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe ky është një kontribut që duhet të vihet në pah. Në të njëjtën kohë, ishte Kuvendi i Kosovës me vullnetin e tyre që ka themeluar Dhomat e Specializuara, të cilat duhet të punojnë me ligjet e Kosovës dhe Kushtetutën e Kosovës, në atë kuptim. Çdokush nga ne duhet të kuptojë kontributin që këta udhëheqës i kanë dhënë drejtësisë ndërkombëtare duke punuar vullnetarisht me Dhomat e Specializuara”, ka deklaruar ajo.

E para e vendit, tutje ka folur edhe për ‘non-papers’, të cilat i ka quajtur jo-relevante, derisa ka thënë se ato do lihen jashtë tryezës së diskutimit për dialogun Kosovë-Serbi në nivel të lartë politik.

“Për më tepër, unë do të doja të theksoja se këto letra nuk janë fare të rëndësishme. Ne duhet të kemi vetëbesim, sepse e dimë që kjo është një ide e rrezikshme, nuk kemi nevojë për një ‘non-paper’ për të na treguar se çfarë të bëjmë. Ne dimë çfarë të bëjmë dhe dimë çfarë të shmangim, dhe një nga aventurat e rrezikshme që do të shmangim me çdo kusht është ajo që lidhet me ndryshimet e kufijve”, ka thënë ndër të tjera Osmani.

Continue Reading

Trending

Copyright © 2020 toplajmet.ch