Connect with us

Sport

Formacioni i ëndrrave i PSG-së që po tenton ta ndërtojë sivjet

Published

on

formacioni-i-endrrave-i-psg-se-qe-po-tenton-ta-ndertoje-sivjet

Dinastia e PSG-së: Formacioni i ëndrrave që po tenton ta ndërtojë Al Khelaifi me gjashtë transferime.

Paris Saint-Germain duket se do ta ketë një verë tejet të ngjeshur, me gjashtë transferime që mund t’i bëjnë.

Klubi francez e mbylli një sezon tejet të dobët, duke mos arritur të triumfonin në Ligue 1, pasi Lille e fitoi trofeun në xhiron e fundit.

Një tjetër paraqitje e dobët për ta ishte edhe në Ligën e Kampionëve, duke u eliminuar nga Manchester City me rezultat të përgjithshëm 4-1.

Andaj, bordi i klubit francez është i gatshëm që të përpilojë një formacion ëndrrash për stinorin 2021/22, për të tentuar që të fitojnë të gjithë trofetë.

Duke filluar nga porta, PSG është afër transferimit të Gianluigit Donnarummas, që refuzoi vazhdimin e kontratës me Milanin, me një kontratë pesëvjeçare dhe me një fitim rreth 60 milionë euro deri në përfundim të marrëveshjes, raporton Ginaluca Di Marzio.

Një tjetër anëtar i Rossonerëve që mund të kalojë në Parkun e Princave është edhe Theo Hernandez, me mbrojtësin që ka kohë që është nën shënjestrën e parisienëve.

Mbrojtës tjetër që mund të afrohet me PSG është edhe Sergio Ramos që duket se nuk do të qëndrojë te Real Madridi, shkaku që kërkesa e tij për kontratë dyvjeçare nuk po plotësohet nga Florentino Perez.

Nga ana e krahut të djathtë, skuadra franceze mund të përforcohet me Achraf Hakimin e Interit, pasi kampioni i Serie A-së është i detyruar të shesë lojtarë për të shmangur krizën ekonomike të shkaktuar nga COVID-19.

Në mesfushë po ashtu mund të ketë ndryshime, me Georginio Wijnaldumin që raportohet se tashmë ka arritur marrëveshje me një kontratë trevjeçare.

Pjesa e ofanzive po ashtu mund të ketë lëvizje, me PSG-në që duhet të sakrifikojë një lojtar pa dëshirën e tyre.

Kylian Mbappe pritet të përcaktojë të ardhmen e tij pas Kampionatit Evropian, me Real Madridin që e dëshiron me ngulm transferimin e tij, e ëndrra e lojtarit është që të luajë për Los Blancos.

Edhe pse Nasser Al Khelaifi bëri të ditur se nuk do të shesin lojtarin, në fund do të jetë dëshira e këtij të fundit që përcakton të ardhmen, gjersa ka edhe një vit kontratë me klubin.

Në rast e Mbappe largohet nga PSG, atëherë Cristiano Ronaldo do të ishte prurja e tyre e re, pasi ylli portugez nuk e ka të qartë të ardhmen te Juventusi dhe mund të largohet nga Torino për të kaluar te gjiganti francez.

Formacioni i mundshëm i PSG-së për edicionin e ardhshëm: Donnarumma, Hernandez, Ramos, Marquinhos, Hakimi, Wijnaldum, Paredes, Verratti, Neymar, Di Maria, Ronaldo.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Sport

Maldini s’ka të ndalur, afër transferit nga Bundesliga

Published

on

Milan në ndjekje të Kalajdzic të Stuttgart.

Milan ka identifikuar si objektiv të saj këtë verë, sulmuesin e skuadrës gjermane të Stuttgart, Sasa Kalajdzic, raporton Calcio Mercato.

Rossonerët tashmë janë takuar me agjentin e 23 vjeçarit për të arritur një marrëveshje për transferimin e tij këtë verë.

Kalajdzic sezonin që lamë pas shënoi 16 gola në 33 takime për skuadrën gjermane në Bundesliga.

Continue Reading

Sport

E çuditshme: Gattuso mund të largohet nga Fiorentina vetëm dy javë pas emërimit të tij

Published

on

Gattuso mund të largohet nga Fiorentina vetëm dy javë pas emërimit të tij.

Gennaro Gattuso mund të largohet nga Fiorentina.

Trajneri kalabrez thuhet se ka tensione me zyrtarët e klubit dhe pritet largimi i tij vetëm dy javë pas emërimit të tij në pozitën e trajnerit.

Sipas Gianluca Di Marzio, dallimi i objektivave dhe pikëpamjeve ndërmjet Gattusos dhe bordit të Fiorentinas thuhet të jetë arsyeja kryesore e largimit.

Gattuso nënshkroi kontratën me “Violan” me gjashtë qershor.

Sipas gazetarit, largimi i Gattusos është i paevitueshëm

Continue Reading

Sport

Donnarumma nesër kryen testet mjekësore te klubi i madh

Published

on

Donnarumman e pret një kontratë luksoze te PSG, të enjten u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore.

Gianluigi Donnarumma pritet t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore te Paris Saint-Germaini para se ta nënshkruajë kontratën luksoze pesëvjeçare.

Portieri italian është lojtar i lirë, duke qenë se kontrata e tij me Milanin skadon më 30 qershor.

Ai ka arritur marrëveshje personale me PSG-në që besohet të jetë me përfitime vjetore prej rreth 11 milionë eurosh plus dy milionë euro në bonuse.

Donnarumma është i angazhuar me Italinë në ‘Euro 2020’, ku sonte (e mërkurë) do të luajë kundër Zvicrës.

Meqenëse nuk mund të largohet, Tuttomercatoweb bën të ditur se ekzaminimet mjekësore do të zhvillohen në Itali, me shumë mundësi në Romë ose në Firence.

Continue Reading

Trending

Copyright © 2020 toplajmet.ch