Connect with us

Lajme

Flet vëllait të Donjeta Pajazitajt pasi vrasësi i saj u dënua me burgim të përjetshëm

Published

on

flet-vellait-te-donjeta-pajazitajt-pasi-vrasesi-i-saj-u-denua-me-burgim-te-perjetshem

Flet vëllai i Donjeta Pajazitajt pasi vrasësi i saj u dënua me burgim të përjetshëm.

Familja e Donjeta Pajazitajt kanë reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, për ta dënuar me burgim të përjetshëm kushërërin e tyre, Naser Pajazitajn, i cili akuzohet për vrasjen e vajzës së tyre, raporton Express.

Në një përgjigje për Express, vëllai i Donjetës, Shkëlqimi, e ka cilësuar vendimin e gjykatës si të drejtë.

“Shumë vendim i drejtë e i mirë për ne. Nuk kemi prit që ka me u dënu me burgim të përjetshëm, por më në fund u vendosë në mënyrë të drejtë”, ka thënë Pajazitaj për Express.

Ndryshe, Gjykata Themelore e Ferizajt e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me burgim të përjetshëm Naser Pajazitajn, i akuzuar për vrasjen e kushërirës së tij, Donjeta Pajazitajt, shkruan Express.

Aktgjykimi u shpall nga kryetari i trupit gjykues, Ibrahim Idrizi, raporton T7.

Sipas aktakuzës së ngritur më 8 qershor 2017 nga prokurorja Valbona Disha Haxhosaj, Naser Pajazitaj akuzohet se më 9 nëntor 2015, në bjeshkët e Strellcit, Komuna Deçan e pikërisht në vendin e quajtur te “Kroni i Lajthisë“, i pandehuri edhe pse më parë ka qenë i dënuar për vrasje, me dashje dhe me armë dhe atë revole të tipit të panjohur në mënyrë mizore e ka privuar nga jeta viktimën Donjeta Pajazitaj nga po i njëjti fshat.

Një gjë të tillë, sipas aktakuzës, Pajazitaj e ka bërë në atë mënyrë që derisa viktima ditën kritike ka qenë duke shkuar në punë në këmbë së bashku me axhën e saj dhe kur kanë arritur tek bunari i fshatit janë ndarë, ashtu që viktima ka vazhduar rrugën në drejtim të Strellcit të Epërm dhe kur afrohet përafërsisht 150 metra afër shtëpisë së Nedi Jusaj, aty pari kalon i pandehuri Naser Pajazitaj me veturën e tij të tipit xhip sheroke me ngjyrë të kaltër i cili ndalet e merr viktimën me veturë, e më pas vazhdon në drejtim të bjeshkëve të Strellcit dhe kur arrin tek “Kroni i Lajthisë” fillimisht e privon me armë duke shtënë dy herë në kokë, e më pas për të humbur gjurmë të njëjtën e mbulon me disa drunjë dhe largohet nga vendi i ngjarjes, kurse viktima më 27 dhjetor 2015 është gjetur pa shenja jete në vendin e ngjarjes nga disa kalimtarë të rastit.

Sipas aktakuzës, Pajazitaj akuzohet se më parë e deri më 9 nëntor 2015, në fshatin Strellc Komuna e Deçanit, pa autorizim ka poseduar armën dhe atë një revole të tipit të panjohur dhe një pushkë gjuetie me numër serik 0193117 si dhe 12 fishekë të kësaj pushke , në atë mënyrë që më revole ditën kritike ka kryer veprën penale të cekur si më lartë.

Gjithashtu, sipas aktakuzës më parë dhe deri më 23.05.2017, në fshatin Strellc i ulët Komuna e Decanit, i akuzuari pa autorizim ka poseduar armën dhe atë një armë AK-47 me numër serik 120331141 dhe 2 karikator të zbrazet, ashtu që policia gjatë bastisjes dhe kontrollit në shtëpinë e të pandehurit në dhomën e fjetjes ka gjetur dhe sekuestruar armën e cekur, si më lartë.

Continue Reading

Lajme

Paralajmërimi i internistit: Edhe Kosova në rrezik nga varianti “Delta” i koronavirusit

Published

on

Janë shfaqur edhe rastet e para të një varianti të ri të SARS COV-2 të quajtur “Varianti indian” ose varianti “delta”.

Këto raste janë shfaqur në Britaninë e Madhe, por edhe Kosova me këtë rast mund të preket nga varianti “delta”.

Kështu të paktën po thotë internisti Driton Vela.

Vela në Edicionin Special në Klan Kosova tha se ky variant përhapet shumë shpejt dhe shumë lehtë.

“Sa për krahasim. Përderisa varianti britanik ishte 50 përqind më i transmetueshëm sesa varitanti klasik, varianti indian ose “delta” është 50 përqind më i transmetueshëm se varianti britanik. Kështu që po flasim për një virus i cili përhapet shumë shpejt dhe shumë lehtë”.

Ai theksoi vaksinat anti-COVID arrijnë efektin 90 përqind tek pasi personat të marrin edhe dozën e dytë të saj.

“Po, sigurisht. Meqenëse ky variant po arrijnë të bartet tek personat që e kane marrë vetëm dozën e parë të vaksinës, për shkak se mund të themi se “thembër e Akilit” e vaksinës është se pas dozës së parë nuk janë edhe aq efikase sikur ndaj varianteve tjera. Tek pas dozës së dytë efikasiteti arrin deri në 90 përqind. Pra, edhe ata që kanë marrë dozën e parë që mund të jenë bashkatdhetarët mund ta bartin. Prandaj, vera mund të jetë me rrezik për Kosovën për shkak se varianti mund të bartet me shpejtësi të madhe”.

Continue Reading

Lajme

Ky është personi që mbeti i vdekur nga therja me thikë sot në Gjilan

Published

on

Një 40 vjeçar me inicialet I.C nga Gjilani ka mbetur i vdekur, pasi është therur me thikë nga i dyshuari B.Z, po nga ky qytet.

Reporteri ka siguruar fotografinë e viktimës.

Ngjarja që ndodhi rreth orës 13:15 dyshohet se erdhi si shkak i fjalosjes së dyshes mes veti, pasi paraprakisht viktima e kishte kërcënuar të dyshuarin një natë më parë në shtëpinë e tij.

Edhe dëshmitarët që panë nga afër ngjarjen thanë se u tronditën me atë që panë.

Nga Spitali i Gjilanit konfirmuan se i ndjeri kishte vdekur në vend të ngjarjes teksa kishte plagë në qafë, gjoks, shpinë dhe dorën e djathtë.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë derisa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Continue Reading

Lajme

Dialogu Kosovë – Serbi, Mbretëria e Bashkuar del me qëndrim zyrtar

Published

on

Britania e Madhe del me qëndrim zyrtar për dialogun Kosovë-Serbi

Nënsekretarja Parlamentare për Fqinjësinë Evropiane dhe Amerikë në Britani të Madhe, Uendy Morton, ka dalë me qëndrim zyrtar pas takimit me Të Dërguarin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Morton shkruan që ajo ia ka rikonfirmuar Lajçakut se Britania e Madhe e mbështet dialogun Kosovë-Serbi.

“Unë e rikonfirmova mbështetjen e Britanisë së Madhe për dialogun Kosovë-Serbi në takim me Të Dërguarin Special, Miroslav Lajçak. Ne u pajtuam që të vazhdojmë të ndërtojmë mundësi që të sigurojmë mundësitë për të siguruar një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme të normalizimit nga e cila do të përfitonte i gjithë rajoni”, u shprehë Morton në postimin e saj.

Continue Reading

Trending

Copyright © 2020 toplajmet.ch