Connect with us

Rozë

Dramë edhe në jetën reale: Aktori turk denoncohet në polici nga ish-gruaja

Published

on

drame-edhe-ne-jeten-reale:-aktori-turk-denoncohet-ne-polici-nga-ish-gruaja

Detyroi djalin 8-vjeçar të futej në sektin çnjerëzor, aktori turk denoncohet nga ish-bashkëshortja.

Aktori turk Necati Şaşmaz, i njohur për publikun shqiptar me rolin e për Polat Alemdar-it në serialin e famshëm “Lugina e Ujqërve”, është akuzuar nga ish-bashkëshortja se e ka rekrutuar djalin e tyre në një kult fetar.

Nagehan Kaşıkçım e cila po ashtu është aktore, ka publikuar një video nga sekti “Kadiri Nejati Shashmaz”, ku bën pjesë ish-burri i saj dhe djali i tyre 8-vjeçar.

“Djali im tetëvjeçar ishte viktimë e këtij kulti. Ata e shohin si udhëheqës dhe i puthin dorën. Nuk dua që fëmijët e mi të përfshihen në këtë kult, ku praktikat janë çnjerëzore “.-tha ajo, duke denoncuar ish-bashkëshortin për pakujdesi.

Sipas saj, djali është dërguar nga babai i tij një vend të mbyllur ku kishte njerëz shumë të mëdhenj, të cilët u mblodhën rreth tij për të bërë disa lëvizje, që ai nuk mund t’i kuptonte, të cila ishin kundër vullnetit të tij. Aktori turk së bashku me avokatët e tij deklaruan se kulti nuk është i vërtetë, por që ritet e përshkruara nga ish-bashkëshortja nuk janë të vërteta.

Continue Reading

Rozë

Adelina vjen me foto nga pushimet, ekspozon linjat përfekte

Published

on

Këngëtrja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri vazhdon të jetë shumë e përfolur.

Ajo është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun, përcjell ORAinfo.

Adelinën e gjejmë përherë tejet aktive me postime nga jeta e saj luksoze.

Këtë kohë ajo po i kalon pushimet në Turqi.

Sot, Adelina ka ndarë me ndjekësit një foto nga plazhi, e linjat e saj përfekte morën gjithë vëmendjen./ORAinfo/

Continue Reading

Rozë

Learta bëhet pjesë e klipit të Engjit, publikon këtë foto bashkë me kunatën

Published

on

Learta Jakupi vazhdon të jetë një prej emrave më të përfolur në publik.

Ajo u bë e njohur si reja e këngëtares së mirënjohur kosovare, Shyhrete Behlulit, shkruan ORAinfo.

Learta dhe Kushtrimi së fundi janë bërë prindër për herë të dytë, ku ka një vajzë të cilës ja ka vë emrin, Matina.

Pas lindjes së vajzës, Learta nuk mungon me postime në rrjete sociale.

Sot, ajo përmes një postimi ka treguar se do të jetë pjesë e videoklipit të Engjit.

E në këtë imazh që të dyja mahnisin me pamjet./ORAinfo/

Continue Reading

Rozë

Arbenita reagon ashpër pas kritikave se përdori filtër në foton e vajzës

Published

on

E kritikuan se përdori filtër në foton e vajzës, reagon ashpër Arbenita.

Modelja e njohur Arbenita Ismaili është bërë objekt i kritikave pasi postoi një fotografi të vajzës, për të cilën ndjekësit e kritikuan se e ka edituar.

Numër i madh i komentuesve deklaruan se fëmijët nuk kanë nevojë për filtra dhe editim.

Pas komenteve, Arbenita ka reaguar në InstaStory duke postuar dy versionet e fotografisë.

“Përdora aplikacionin Remini për kualitet. Merreni shtruar njerëz” – shprehet ajo.

“E kam ditur gjithnjë që Instagrami është toksik. Por ta gjykosh një të sapolindur. Ju të gjithë s’keni as zemër e as tru. Jam e pjekur mjaftueshëm që t’iu përballoj të gjithëve”, ka shkruar tutje modelja.

Për ta përmbyllur, Arbenita ka postuar një “boomerang” simpatik të vajzës, Ninës, me gjuhë jashtë duke deklaruar se kjo është “përgjigja e saj” për urryesit.

Continue Reading

Trending

Copyright © 2020 toplajmet.ch