Connect with us

Lajme

Dërgesat e të akuzuarve në Hagë i merr përsipër Ministria e Drejtësisë, të hënën mbahet takim me familjarët

Published

on

dergesat-e-te-akuzuarve-ne-hage-i-merr-persiper-ministria-e-drejtesise,-te-henen-mbahet-takim-me-familjaret

Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se aktualisht nuk është duke shërbyer si rrugë përmes së cilës familjarët mund t’ju dërgojnë pako me gjësende ish-krerëve të UÇK’së në Hagë. Tash e tutje, këtë gjë do ta bëjë Ministria e Drejtësisë.

Gazeta Express ka mësuar se dërgimi i pakove me gjësende për krerët e UÇK’së – të akuzuar në Hagë, do bëhet përmes Ministrisë së Drejtësisë.

Gjithashtu këto burime kanë bërë të ditur se zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë dhe familjarët e të akuzuarve do të takohen të hënën.

Më herët gjatë ditës, Gresë Krasniqi, vajza e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, është ankuar se nuk po mund t’i dërgojnë ish-kryeparlamentarit në Hagë pako me gjëra esenciale.

“Pakot me gjëra esenciale deri tash i kem dërgu në dhomat e paraburgimit në Hagë, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme. Donika Shwarz, paska marr vendim që ato pako mos me u dërgu permes Ministrisë së saj. Ajo duhet me i lënë anash ose inatet personale ose ministrinë që aq dobët e udhëheq ose të përgjigjet për veprimet e saj! Krejt dhe Zhdrejt!”, ka shkruar Gresë Krasniqi në një postim në Facebook.

Në një përgjigje për Gazetën Express, MPJD-ja ka thënë se ka skaduar kontrata me operatorin që e kryente procesin e dërgimit të pakove për në paraburgimin e Dhomave të Specializuara.

“Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) i ka skaduar kontrata me operatorin për dërgimin e pakove jashtë vendit. Arsyet janë ligjore dhe lidhen me të kaluarën”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë se po punon për gjetjen e një zgjidhjeje sa më të shpejtë për këtë çështje.

“MPJD-ja është duke punuar në gjetjen e një zgjidhjeje sa më të shpejtë”, thuhet në përgjigje.

Continue Reading

Lajme

Lutfi Haziri paralajmëron Kurtin: Nëse kundërshton politikën amerikane, nata të zë, por dita nuk të çelë

Published

on

Haziri me paralajmërim për Kurtin: Nëse kundërshton politikën amerikane, nata të zë, por dita nuk të çelë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në emisionin DPT te Fidani në T7, tha për kryeministrin Albin Kurti, se nëse kundërshton politikën amerikanë, nata mund ta zë, por jo dita, shkruan Express.

Kjo erdhi derisa po komentohej deklarata e ambasadorit të SHBA’së në Kosovë, Philip Kosnett, i cili tha se Asociacioni i Komunave Serbe duhet bërë.

“Me partnerët tanë nuk ka sjellje të papërgjegjshme. Unë besoj që ai që e kundërshton politikën amerikane në Kosovë, nëse e zë nata, dita nuk e çel dita”, është shprehur Haziri.

E menjëherë pas kësaj, autori i emisionit e pyeti Hazirin se a është ky një paralajmërim.

Haziri u përgjigj pozitivisht, duke kujtuar gjithashtu se për shkak të thyerjes së këtyre parimeve, në Kosovë janë “rrëzuar” katër kryeministra.

“Ky është paralajmërim ndaj Kurti?”, pyeti Jupolli.

“Natyrisht… katër kryeministra janë rrëzuar për shkak të thyerjes së parimeve dhe lidhjet i kanë me dialogun”, shtoi Haziri.

Continue Reading

Lajme

Edi Rama takon Sarkozyn në Paris

Published

on

Rama takon Sarkozyn në Paris.

Edi RamaSarkozyKryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka takuar ish-presidentin e Francës, Nicolas Sarkozy.

Rama e takoi Sarkozyn në shtëpinë e tij në Paris teksa thotë se ka privilegjin që të këshillohet me të për sfidat e Shqipërisë.

“Me një mik special në shtëpinë e tij në Paris, presidentin Nicolas Sarkozy, me të cilin kam privilegjin të këshillohem për sfidat e Shqipërisë dhe rajonit tonë, në rrugën e zhvillimit ekonomik e social, e të integrimit europian”, ka shkruar Rama.

Continue Reading

Lajme

“Fund” për juristët, moskalimi i Vettingut

Published

on

Moskalimi i Vettingut, “fund” për juristët.

Po qe se njëri nga gjyqtarët a prokurorët vendorë nuk e kalon dot Vettingun, zor se ndonjëherë në jetë mund t’i kthehet kësaj detyre.

Për 15 vjet, apo përjetësisht, zyrtarë të gjyqësorit e prokurorisë nuk do të mund as të aplikojnë më për pozitën e njëjtë, e veç kësaj pritet t’u pamundësohet ushtrimi i ndonjë detyre tjetër që lidhet me sistemin juridik, si avokat, noter a përmbarues.

Kjo është vetëm një pjesë e përmbledhur brenda 224 faqesh të draftit të parë të koncept-dokumentit për procesin e Vettingut që përfundoi këtë të marte, njofton Klan Kosova.

Edhe numri i opsioneve se si parashihet të ndodhë procesi më i rëndësishëm në gjyqësor ndër vite është rritur në 5, një prej tyre më i mundshëm.

“Është një kombinim në mes atij me ndryshime ligjore dhe kushtetuese që nënkupton një vetim të përhershëm, pra pasi të përfundojë ky, në periudhaçcdo 3, 4 vjet të bëhet sërish verifikimi”, ka treguar Genc Nimoni, shef i kabinetit të ministres në Ministrinë e Drejtësisë.

Gjyqtarët e prokurorët është vendosur të testohen në tri fusha. Do të përfshihet fusha e integritetit moral e personal, vlerësimi i performancës profesionale dhe verifikimi i pasurisë.

Ndonëse Ministria e Drejtësisë e rregullon procesin vetëm për gjyqtarë e prokurorë, vettingu, brenda vitit madje pritet të rregullohet edhe në sektorin e sigurisë. Sipas Nimonit, zyrtarë nga Ministria e Drejtësisë ka mbajtur disa takime së fundmi me zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të njëjtit planifikojnë që brenda vitit ta kenë të gatshëm koncept dokumentin i cili qartëson se si duhet të bëhet vettingu edhe në polici.

Vettingu fillestar pritet të marrë kohë 5 deri në 7 vjet.

Continue Reading

Trending

Copyright © 2020 toplajmet.ch