Connect with us

Rozë

Cila është dieta me të cilën po humb peshë Elita?

Published

on

Elita Rudi përmes rrjeteve sociale ka njoftuar rrugëtimin e saj drejt humbjes së peshës me dietën ketogjenike.

Një studim i fundit, i kryer nga universitete të shumta amerikane, kanë treguar se dieta ketogjenike, e cila kohëve të fundit është bërë mjaft e njohur, mund t’ju ndihmojë t’i humbni më shpejt kilogramët e tepërt sesa ushtrimet fizike.

Pasi që jo gjithsecili që dëshiron të humb peshë i preferon ushtrimet fizike, atëherë dieta ketogjenike është metodë efektive alternative.

Përshkrimi i dietës

Zakonisht trupi e merr energjinë nga karbohidratet dhe i kthen ato në glukozë. Sidoqoftë, nëse ka mungesë të karbohidrateve, trupi fillon t’i shfrytëzojë rezervat e yndyrës për ta arritur nivelin e nevojshëm të energjisë. Vlen të ceket se dieta ketogjenike përdoret nga atletët dhe pjesëmarrësit e maratonave ose sporteve tjera që kërkojnë qëndrueshmëri të madhe.

Duke u bazuar në studimet e ndryshme, dieta ketogjenike ndihmon në zvogëlimin e prodhimit të grelinit – hormoni i urinës.

Dieta ketogjenike është e ndryshme nga dietat tjera sepse personat që e ndjekin këtë dietë nuk humbin masë muskulore, por vetëm dhjam.

Proteinat, yndyrat dhe karbohidratet

Elementi kryesor i nutricionit gjatë dietës ketogjenike është yndyra, e cila duhet të jetë 75% i të gjitha ushqimeve që i konsumoni. Pastaj duhet të konsumoni 20% proteina dhe karbohidrate vetëm 5%.

Rregulli kryesor i kësaj diete është se sheqeri duhet të përjashtohet krejtësisht nga menyja, e gjithashtu edhe produktet e brumit.

Ushqimet që lejohet t’i hani:

– Vajin dhe gjalpin

– Arrat

– vezët

– Çdo lloj mishi

– Kërpudhat

– Perimet e gjelbra me shumë fibra

– Përveç qumështit, të gjitha produktet tjera të bulmetit me yndyrë

Ushqimet e ndaluara:

– Të gjitha produktet e brumit

– Mishrat e përpunuara (p.sh. virshllet) sepse përmbajnë sheqer

– Perimet me sasi të mëdha të sheqerit dhe karbohidrateve, si patatet

– Çdo lloj alkooli

Yjet që e përdorin këtë dietë

Dieta është bërë e famshme falë Kim Kardashianit, e cila me ndihmën e dietës ketogjenike i ka humbur rreth 30 kilogramë pas lindjes.

Edhe aktorja e njohur Halle Berry, e cila ka trup të mahnitshëm, e pranon se trupi i saj është meritë e dietës ketogjenike.

Përveç këtyre, edhe Adriana Lima dhe Megan Fox i përmbahen dietave që nuk përfshijnë karbohidrate.

Continue Reading

Rozë

E dashuruar ‘kokë e këmbë’ në 50 vjeçarin, Adelina tregon se kur do të bëhet nënë për herë të dytë

Published

on

Martesa e Adelina Tahirit me avokatin maqedonas vazhdon të komentohet ende nga ndjekësit e saj.

Në Instagram këngëtarja ka hapur një pyetësor duke i lenë fansat ta pyesin çfarë të duan.

Njëra pyetje ishte se që sa vite është bashkë me bashkëshortin.

“Kemi bashke 8 vite te plota, kjo foto është para 4 viteve”, shkroi ajo duke ndarë një imazh ku shfaqet e buzëqeshur krahë tij.

Ndërsa sa i përket shtatzënisë së dytë, ajo u përgjigj që ka në plan të ketë edhe një fëmijë.

“Shumica e pyetjeve janë për fëmijë te dyte! Po kemi ne plan sigurisht”, shkroi ajo ku ka publikuar një imazh nga shtatzënia e parë.

Continue Reading

Rozë

Dalin pamjet kur Donaldi e puth Beatrixën para se te flejë

Published

on

Afrimiteti mes Donaldit dhe Beatrix brenda shtëpisë së famshme “Big Brodher VIP”, është duke u komentuar mjaft shumë duke qenë në krye të mediave rozë.

Derisa ditën e 28 nëntorit dyshja bënë edhe dush së bashku e që u ngacmuan edhe nga banorët tjerë të cilët po i mbështesin dhe po iu thonë se shkojnë shumë bashkë.

Mbrëmjen e kaluar, para se të flinte gjumë, moderatori Veshaj nuk hezitoi të shkonte tek krevati i Beatrix, të cilën e puthi në qafë dhe i tha “natën shpirti”.

Pamjet brenda videos…

Continue Reading

Rozë

Puthje e ledhatime mes Donalit e Beatrix, Bora merr vendimin e papritur

Published

on

Bora Zemani irritohet nga ledhatimet e Donaldit me Beatrixën

Situatat e fundit në shtëpinë e Big Brother VIP, mes Donaldit dhe Beatrixës kanë ngjallur reagime të shumta në publik.

Afrimiteti i madh mes dyshes po irriton jo vetëm publikun, por duket se edhe vetë ish të dashurën e tij, Bora Zemanin.

Pamje: Donaldi duke u puthur me Beatrix…

Gjatë ditës së djeshme, moderatorja nuk pati të vendosur në qafë varësen që ai i dhuroi dy javë më parë.

E njëjta ka ndodhur edhe sot, ku Bora Zemani ka vendosur që të mos e vë varësen e tij.

Continue Reading

Trending

Copyright © 2020 toplajmet.ch