Connect with us

Lajme

Borrell përmend liberalizimin e vizave për Kosovën

Published

on

borrell-permend-liberalizimin-e-vizave-per-kosoven

Borrell flet për një “qasje ndryshe” në raport me Ballkanin Perëndimor, përmend edhe liberalizimin e vizave për Kosovën.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, duke folur për takimin që ka pasur me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, ka thënë se ka dashur të shkëmbejë mendime me udhëheqësit – hapur dhe jozyrtarisht – në lidhje me shqetësimet dhe propozimet e tyre për rajonin dhe të ardhmen e tij evropiane, si dhe një qasje më strategjike ndaj politikës së jashtme evropiane.

“Të martën, së bashku me Komisionerin Várhelyi, pata një darkë joformale me udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në muajt e fundit, ne kemi parë frustrim nga ana e tyre ndaj BE-së dhe një përhapje të retorikës nacionaliste, shpesh përçarëse. Në Këshillin tonë të fundit të Punëve të Jashtme, Ministrat e Jashtëm të BE ranë dakord mbi nevojën për të rritur përpjekjet tona për ta sjellë rajonin më pranë Bashkimit Evropian”, ka shkruar Borrell, përcjell Telegrafi.

Siç ka thënë më tej përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, ai është gjithashtu “i etur të ndërtojë një marrëdhënie personale me ata liderë që kanë nevojë për hapësirë për të punuar në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, me Bashkimin Evropian dhe midis tyre”.

Në një shkrim të tij, Borrell ka shtuar se në takimin ku ishte edhe komisionari për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhalyi, ishte e rëndësishme të demonstrohej angazhimi i BE-së me rajonin në një nivel politik, përtej zgjerimit.

Sidoqoftë, ka thënë ai, diskutimi tregoi qartë se zgjerimi është tema, pothuajse një temë ekzistenciale, e cila bashkon rajonin.

“Të gjithë udhëheqësit deklaruan se ata kanë zgjedhur të vendosin integrimin në BE në krye të agjendave të tyre dhe kanë investuar kapital maksimal politik për të lëvizur njerëzit në rajon më pranë BE-së”.

Në këtë drejtim, ka shtuar ai, “konkretisht, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po presin Konferencat e para Ndërqeveritare për pranimin në BE në qershor dhe po kështu edhe Serbia dhe Mali i Zi”.

“Liberalizimi i vizave për Kosovën ka marrë shumë kohë: vendi ka përmbushur të gjitha kriteret dhe tani duhet të bëjmë përparim për këtë çështje. Unë do ta mbështes plotësisht këtë. Unë gjithashtu do të lehtësoj një takim tjetër të nivelit të lartë të dialogut në Beograd në Prishtinë në qershor”, ka thënë Borrell, duke vlerësuar se një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht e detyrueshme midis Serbisë dhe Kosovës është gjithashtu e vonuar.

Continue Reading

Lajme

Lutfi Haziri paralajmëron Kurtin: Nëse kundërshton politikën amerikane, nata të zë, por dita nuk të çelë

Published

on

Haziri me paralajmërim për Kurtin: Nëse kundërshton politikën amerikane, nata të zë, por dita nuk të çelë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në emisionin DPT te Fidani në T7, tha për kryeministrin Albin Kurti, se nëse kundërshton politikën amerikanë, nata mund ta zë, por jo dita, shkruan Express.

Kjo erdhi derisa po komentohej deklarata e ambasadorit të SHBA’së në Kosovë, Philip Kosnett, i cili tha se Asociacioni i Komunave Serbe duhet bërë.

“Me partnerët tanë nuk ka sjellje të papërgjegjshme. Unë besoj që ai që e kundërshton politikën amerikane në Kosovë, nëse e zë nata, dita nuk e çel dita”, është shprehur Haziri.

E menjëherë pas kësaj, autori i emisionit e pyeti Hazirin se a është ky një paralajmërim.

Haziri u përgjigj pozitivisht, duke kujtuar gjithashtu se për shkak të thyerjes së këtyre parimeve, në Kosovë janë “rrëzuar” katër kryeministra.

“Ky është paralajmërim ndaj Kurti?”, pyeti Jupolli.

“Natyrisht… katër kryeministra janë rrëzuar për shkak të thyerjes së parimeve dhe lidhjet i kanë me dialogun”, shtoi Haziri.

Continue Reading

Lajme

Edi Rama takon Sarkozyn në Paris

Published

on

Rama takon Sarkozyn në Paris.

Edi RamaSarkozyKryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka takuar ish-presidentin e Francës, Nicolas Sarkozy.

Rama e takoi Sarkozyn në shtëpinë e tij në Paris teksa thotë se ka privilegjin që të këshillohet me të për sfidat e Shqipërisë.

“Me një mik special në shtëpinë e tij në Paris, presidentin Nicolas Sarkozy, me të cilin kam privilegjin të këshillohem për sfidat e Shqipërisë dhe rajonit tonë, në rrugën e zhvillimit ekonomik e social, e të integrimit europian”, ka shkruar Rama.

Continue Reading

Lajme

“Fund” për juristët, moskalimi i Vettingut

Published

on

Moskalimi i Vettingut, “fund” për juristët.

Po qe se njëri nga gjyqtarët a prokurorët vendorë nuk e kalon dot Vettingun, zor se ndonjëherë në jetë mund t’i kthehet kësaj detyre.

Për 15 vjet, apo përjetësisht, zyrtarë të gjyqësorit e prokurorisë nuk do të mund as të aplikojnë më për pozitën e njëjtë, e veç kësaj pritet t’u pamundësohet ushtrimi i ndonjë detyre tjetër që lidhet me sistemin juridik, si avokat, noter a përmbarues.

Kjo është vetëm një pjesë e përmbledhur brenda 224 faqesh të draftit të parë të koncept-dokumentit për procesin e Vettingut që përfundoi këtë të marte, njofton Klan Kosova.

Edhe numri i opsioneve se si parashihet të ndodhë procesi më i rëndësishëm në gjyqësor ndër vite është rritur në 5, një prej tyre më i mundshëm.

“Është një kombinim në mes atij me ndryshime ligjore dhe kushtetuese që nënkupton një vetim të përhershëm, pra pasi të përfundojë ky, në periudhaçcdo 3, 4 vjet të bëhet sërish verifikimi”, ka treguar Genc Nimoni, shef i kabinetit të ministres në Ministrinë e Drejtësisë.

Gjyqtarët e prokurorët është vendosur të testohen në tri fusha. Do të përfshihet fusha e integritetit moral e personal, vlerësimi i performancës profesionale dhe verifikimi i pasurisë.

Ndonëse Ministria e Drejtësisë e rregullon procesin vetëm për gjyqtarë e prokurorë, vettingu, brenda vitit madje pritet të rregullohet edhe në sektorin e sigurisë. Sipas Nimonit, zyrtarë nga Ministria e Drejtësisë ka mbajtur disa takime së fundmi me zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të njëjtit planifikojnë që brenda vitit ta kenë të gatshëm koncept dokumentin i cili qartëson se si duhet të bëhet vettingu edhe në polici.

Vettingu fillestar pritet të marrë kohë 5 deri në 7 vjet.

Continue Reading

Trending

Copyright © 2020 toplajmet.ch