Connect with us

Sport

“Bomba” e mbrëmbjes: Belotti arrin marrëveshje me klubin e madh italian

Published

on

“bomba”-e-mbrembjes:-belotti-arrin-marreveshje-me-klubin-e-madh-italian

Marrëveshja është arritur: Andrea Belotti te gjiganti italian.

Andrea Belotti ka skuadër të re!

Sulmuesi i Torinos, Andrea Belotti është njëri nga sulmuesit më të mirë në Serie A për disa vite me rradhë.

Belotti ka luajtur 36 ndeshje këtë sezon, ka realizuar 13 gola dhe ka bërë 7 asistime.

27-vjeçari është i gatshëm për ta hedhur hapin e rradhës në karrierë dhe ka refuzuar rinovimin e kontratës me Torinon.

La Gazzetta dello Sport, raporton se Belotti ka arritur marrëveshje personale me Roman.

Belotti do të firmos kontratë deri në vitin 2025 dhe do të përfitojë 3 milionë euro në sezon.

Për kartonin e tij Roma do të paguaj 25 milionë euro, ndërsa marrëveshja me Torinon pritet të finalizohet së shpejti.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Sport

Klubi anglez vihet pas Coutinhos

Published

on

Leicester City dëshiron transferimin e Coutinhos.

Klubi anglez, Leicester City është skuadra më e fundit e interesuar për shërbimet e mesfushorit të Barcelonës, Philippe Coutinho.

Braziliani ka dështuar në La Liga këto 12 muaj pas një lëndimi në gju në fillimin e janarit, përcjellë lajmi.net.

Pavarësisht që tani është shëruar plotësisht, skuadra e drejtuar nga Ronald Koeman dëshiron ta shesë, duke ndjekur arritjet e Sergio Agueros dhe Eric Garcias.

Rikthimi në Angli shihet si më i mundshmi, derisa Mundo Deportivo raporton se trajneri i “Dhelprave”, Brendan Rodgers është i interesuar për ribashkimin me ish yllin e Liverpoolit.

Barcelona ka vazhduar të zbres çmimin e 29-vjeçarit, që tani thuhet se kushton 29 milionë euro.

Continue Reading

Sport

Futbollisti i Man City dëshiron largimin nga klubi

Published

on

Silva dëshiron largimin nga Man City.

Anësori Bernardo Silva, dëshiron largimin nga Manchester City.

Sipas ‘Duncan Castles’, Silva dëshiron të largohet nga City.

Arsyeja e dëshirës për tu larguar thuhet të jetë, pasi ai nuk e ka më rolin që e kishte dikur në skuadrën e ‘Citizens’.

Reprezentuesi Portugez, është i sigurt që ai do të tërheqë mjaft interes te klubet evropiane, madje thuhet se Barcelona dhe Atletico Madrid tashmë kanë filluar kontaktet me të.

Një marrëveshje e mundëshme me Barcelonën mund të përfshijë Ousmane Dembele që të dërgohet në Angli si pjesë e marrëveshjes.

Continue Reading

Sport

Brazil – Venezuela: Formacionet zyrtare

Published

on

Sonte (e diele) do nisë Kupa e Amerikës me ndeshjën hapëse mes Brazilit dhe Venezuelës.

Brazili është favorit në letër, andaj do bëjë atë që pritet duke provuar t’i arkëtoi pikët e plota.

Ndërsa, Venezuela do bëjë çmos për të bërë befasinë.

Formacionet zyrtare:

Brazil: Alisson; Danilo, Militao, Marquinhos, Lodi; Casemiro, Fred; Richarlison, Paqueta, Neymar; Jesus

Venezuela: Graterol; Gonzalez, Cumana, Martinez, Mago; Manzano, Martinez, Moreno, La Mantia, Casseres; Aristeguieta.

Ndeshja nis në ora 23:00.

Continue Reading

Trending

Copyright © 2020 toplajmet.ch