Connect with us

Lajme

Avokati i Hysni Gucatit: Pozicioni i ZPS-së po bëhet gjithmonë e më i pavërtetë, këtu po thonë gënjeshtra

Published

on

avokati-i-hysni-gucatit:-pozicioni-i-zps-se-po-behet-gjithmone-e-me-i-pavertete,-ketu-po-thone-genjeshtra

Avokati i Gucatit: Pozicioni i ZPS-së po bëhet gjithmonë e më i pavërtetë, këtu po thonë gënjeshtra.

Avokati i Gucatiti, Jonathan Elystan Rees ka thënë sot se pozicioni i Zyrës së Prokurorit të Specializuar po bëhet gjithmonë e më i pavërtetë. Madje ai tha se prokurorët janë duke thënë gënjeshtra në gjykatë, shkruan Gazeta Express.

Rees deklaroi se ZPS-ja i ka ndryshuar afatet për dorëzimin e dosjes paraprake të nxjerrjes së materialeve.

“Pozicioni i ZPS-së po bëhet gjithmonë e më i pavërtetë. Këtu po na thonë gënjeshtra. Në seancën e parë, për ecurinë e çështjes u caktuar një afat 19 shkurti 2021 për nxjerrjen e materialeve dhe në atë konferencë ata thanë se nuk kanë shumë materiale për të nxjerrë. Në konferencën e dytë më 24 shkurt thanë se Prokuroria i kishte përmbushur të gjitha obligimet e saj. Në atë faze ishin nxjerr rreth 3 mijë faqe material. Mbrojtja kërkoi në atë faze e megjithëse ishin vetëm 3 mija faqe, aty ishin materiale të transkriptuar me shumë orë dhe me video. Ne parashikuam si mbrojtje që do të kishin detyrimin që të bënim hetimet tona lidhur me to. Kërkuam që me 2 korrik 20210 të ishte afati për dorëzimin e dosjes paraprake të cilën ne ende mendojmë se do ta dorëzojmë”, ka thënë ai.

Kritika ai pati edhe për vendosjen e afatit për sjellën e dosjes paraprak, siç tha ai, dy javë para kohe.

“Pas konferencës së dytë ju nxorët nja kalendar përmbledhës që solli përpara afatin për sjelljen e dosjes paraprake me 24 qershor pra dy javë më herët se sa ishte e përcaktuar. Në konferencën e tretë për ecurinë e çështjes, prokuroria përmendi dy kërkesa që ende nuk kishin marrë përgjigje e qu u ishin bërë palëve të tjera. Nuk kishte detaje se kush është pala e tretë, si janë nxjerr materialet, sa ka material e të tjera”, deklaroi më tutje ai.

Ndër të tjera ai deklaroi se nuk e kupton ZPS-në kur thotë se pjesa më e madhe e materiale ishin përfunduar më 19 shkurt.

“Pjesa më e madhe e materialeve të dorëzuara nga ZPS-ja ishin përfunduar me 19 shkurt. Nuk e kuptoj se çfarë kuptimi i japin ata kësaj fjale, sepse nuk besoj që është në kuptimin matematik. Çfarëdo që kishte mbetur pa u dorëzuar nga këto materiale nuk do të ishte shumë voluminoze dhe ata e përfaqësuan këtë përshtypje dhe thanë se çfarëdo materiale që do të vinte do të mund të dorëzohej me 9 prill. Në konferencën e kaluar, të katërtën pra për ecurinë e çështjes u bënë disa nxjerrje të tjera materialesh”, ka thënë ai.

Continue Reading

Lajme

Lutfi Haziri paralajmëron Kurtin: Nëse kundërshton politikën amerikane, nata të zë, por dita nuk të çelë

Published

on

Haziri me paralajmërim për Kurtin: Nëse kundërshton politikën amerikane, nata të zë, por dita nuk të çelë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në emisionin DPT te Fidani në T7, tha për kryeministrin Albin Kurti, se nëse kundërshton politikën amerikanë, nata mund ta zë, por jo dita, shkruan Express.

Kjo erdhi derisa po komentohej deklarata e ambasadorit të SHBA’së në Kosovë, Philip Kosnett, i cili tha se Asociacioni i Komunave Serbe duhet bërë.

“Me partnerët tanë nuk ka sjellje të papërgjegjshme. Unë besoj që ai që e kundërshton politikën amerikane në Kosovë, nëse e zë nata, dita nuk e çel dita”, është shprehur Haziri.

E menjëherë pas kësaj, autori i emisionit e pyeti Hazirin se a është ky një paralajmërim.

Haziri u përgjigj pozitivisht, duke kujtuar gjithashtu se për shkak të thyerjes së këtyre parimeve, në Kosovë janë “rrëzuar” katër kryeministra.

“Ky është paralajmërim ndaj Kurti?”, pyeti Jupolli.

“Natyrisht… katër kryeministra janë rrëzuar për shkak të thyerjes së parimeve dhe lidhjet i kanë me dialogun”, shtoi Haziri.

Continue Reading

Lajme

Edi Rama takon Sarkozyn në Paris

Published

on

Rama takon Sarkozyn në Paris.

Edi RamaSarkozyKryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka takuar ish-presidentin e Francës, Nicolas Sarkozy.

Rama e takoi Sarkozyn në shtëpinë e tij në Paris teksa thotë se ka privilegjin që të këshillohet me të për sfidat e Shqipërisë.

“Me një mik special në shtëpinë e tij në Paris, presidentin Nicolas Sarkozy, me të cilin kam privilegjin të këshillohem për sfidat e Shqipërisë dhe rajonit tonë, në rrugën e zhvillimit ekonomik e social, e të integrimit europian”, ka shkruar Rama.

Continue Reading

Lajme

“Fund” për juristët, moskalimi i Vettingut

Published

on

Moskalimi i Vettingut, “fund” për juristët.

Po qe se njëri nga gjyqtarët a prokurorët vendorë nuk e kalon dot Vettingun, zor se ndonjëherë në jetë mund t’i kthehet kësaj detyre.

Për 15 vjet, apo përjetësisht, zyrtarë të gjyqësorit e prokurorisë nuk do të mund as të aplikojnë më për pozitën e njëjtë, e veç kësaj pritet t’u pamundësohet ushtrimi i ndonjë detyre tjetër që lidhet me sistemin juridik, si avokat, noter a përmbarues.

Kjo është vetëm një pjesë e përmbledhur brenda 224 faqesh të draftit të parë të koncept-dokumentit për procesin e Vettingut që përfundoi këtë të marte, njofton Klan Kosova.

Edhe numri i opsioneve se si parashihet të ndodhë procesi më i rëndësishëm në gjyqësor ndër vite është rritur në 5, një prej tyre më i mundshëm.

“Është një kombinim në mes atij me ndryshime ligjore dhe kushtetuese që nënkupton një vetim të përhershëm, pra pasi të përfundojë ky, në periudhaçcdo 3, 4 vjet të bëhet sërish verifikimi”, ka treguar Genc Nimoni, shef i kabinetit të ministres në Ministrinë e Drejtësisë.

Gjyqtarët e prokurorët është vendosur të testohen në tri fusha. Do të përfshihet fusha e integritetit moral e personal, vlerësimi i performancës profesionale dhe verifikimi i pasurisë.

Ndonëse Ministria e Drejtësisë e rregullon procesin vetëm për gjyqtarë e prokurorë, vettingu, brenda vitit madje pritet të rregullohet edhe në sektorin e sigurisë. Sipas Nimonit, zyrtarë nga Ministria e Drejtësisë ka mbajtur disa takime së fundmi me zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të njëjtit planifikojnë që brenda vitit ta kenë të gatshëm koncept dokumentin i cili qartëson se si duhet të bëhet vettingu edhe në polici.

Vettingu fillestar pritet të marrë kohë 5 deri në 7 vjet.

Continue Reading

Trending

Copyright © 2020 toplajmet.ch