Connect with us

Sport

A e dini sa para do t’i fitojë fituesi i Ligës së Kampionëve

Published

on

a-e-dini-sa-para-do-t’i-fitoje-fituesi-i-liges-se-kampioneve

Çmime të larta do të merr fituesi

Fitorja e garës kryesore të UEFA është edhe një biznes i mirë po ashtu

Shpërblimet financiare të Ligës së Kampionëve është pjesë e kësaj gare e cila konsiderohet gara më e madhe e klubeve në botë. Madje aty mund të fitosh qoftë edhe nëse arrin një fazë grupore të UEFA-së ku arrin në miliona fitime, madje edhe për klube të vogla.

Çmimi i përgjithshëm varet, natyrisht, në sa ndeshje ke fituar dhe sa larg ke arritur që të shkosh. Kështu, sa para do t’i fitojë fituesi dhe sa humbësi në finalen e garës më 2020/21?

Sa para do t’i fitojë fituesi i Ligës së Kampionëve për sezonin 2020/21?

Fitorja në finale të Ligës së Kampionëve ka vlerën e 19 milionë euro derisa humbja në finale ju sjell në konto 15 milionë euro. Çmimi i përgjithshëm që e merr fituesi vlen shumë më shumë se kaq, megjithatë, pasi që shpërblimet akumulohen në bazë të paraqitjeve për çdo fazë, transmeton GazetaExpress.

Bazuar në shifrat e fundit, një fitore e vetme në fazën grupre vlen 2.7 milionë euro dhe barazimi ka vlerën e 900 000 eurove. Nëse një skuadër garon nga faza e grupeve dhe fiton çdo ndeshje në fazën e grupeve dhe mandej tërë garën, fitimet arrinë deri në 82.45 milionë euro.

Manchester City ka fituar pesë ndeshje në grup dhe ka barazuar një, që do të thotë se ata deri tani kanë fituar 60 milionë euro, derisa Chelsea ka fituar katër ndeshje në grup dhe ka barazuar në dy të tilla që do të thotë se ka fituar më pak se 60 milionë euro.

Kjo shifër bazohet në paraqitje të vetme, por UEFA shpërndan shumë para për klubet që kanë më shumë të ardhura edhe në bazë të “transmetimit në TV”, e cila gjë ndahet bazuar në madhësinë dhe tregn e televizionit.
Paratë që fitojnë klubet e Ligës së Kampionëve janë shumë më të mëdha se sa klubet që fitojnë në Europa Ligë.

Ndikim në këtë mund të këtë shkaktuar pandemia Covid-19, e cila ka ndikuar në të dyja garat – por ende nuk është e qartë ende se a do të këtë shkurtime financiare për klubet në fjalë.
Në tetor, për shembull, The Times raporton se paratë e UEFA-së do të zvogëlohen në pesë vitet e ardhshme por mandej do të rriten.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Sport

Maldini s’ka të ndalur, afër transferit nga Bundesliga

Published

on

Milan në ndjekje të Kalajdzic të Stuttgart.

Milan ka identifikuar si objektiv të saj këtë verë, sulmuesin e skuadrës gjermane të Stuttgart, Sasa Kalajdzic, raporton Calcio Mercato.

Rossonerët tashmë janë takuar me agjentin e 23 vjeçarit për të arritur një marrëveshje për transferimin e tij këtë verë.

Kalajdzic sezonin që lamë pas shënoi 16 gola në 33 takime për skuadrën gjermane në Bundesliga.

Continue Reading

Sport

E çuditshme: Gattuso mund të largohet nga Fiorentina vetëm dy javë pas emërimit të tij

Published

on

Gattuso mund të largohet nga Fiorentina vetëm dy javë pas emërimit të tij.

Gennaro Gattuso mund të largohet nga Fiorentina.

Trajneri kalabrez thuhet se ka tensione me zyrtarët e klubit dhe pritet largimi i tij vetëm dy javë pas emërimit të tij në pozitën e trajnerit.

Sipas Gianluca Di Marzio, dallimi i objektivave dhe pikëpamjeve ndërmjet Gattusos dhe bordit të Fiorentinas thuhet të jetë arsyeja kryesore e largimit.

Gattuso nënshkroi kontratën me “Violan” me gjashtë qershor.

Sipas gazetarit, largimi i Gattusos është i paevitueshëm

Continue Reading

Sport

Donnarumma nesër kryen testet mjekësore te klubi i madh

Published

on

Donnarumman e pret një kontratë luksoze te PSG, të enjten u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore.

Gianluigi Donnarumma pritet t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore te Paris Saint-Germaini para se ta nënshkruajë kontratën luksoze pesëvjeçare.

Portieri italian është lojtar i lirë, duke qenë se kontrata e tij me Milanin skadon më 30 qershor.

Ai ka arritur marrëveshje personale me PSG-në që besohet të jetë me përfitime vjetore prej rreth 11 milionë eurosh plus dy milionë euro në bonuse.

Donnarumma është i angazhuar me Italinë në ‘Euro 2020’, ku sonte (e mërkurë) do të luajë kundër Zvicrës.

Meqenëse nuk mund të largohet, Tuttomercatoweb bën të ditur se ekzaminimet mjekësore do të zhvillohen në Itali, me shumë mundësi në Romë ose në Firence.

Continue Reading

Trending

Copyright © 2020 toplajmet.ch