Connect with us

Lajme

A e dini pse nuk mund të qeshni në fotot për pasaportë? Do habiteni

Published

on

Të gjithëve na ka ndodhur që kur e kemi treguar kartën tonë të identitetit, apo pasaportën para miqve ta fshehim fotografinë tonë. Ose edhe miqtë e kanë tentuar diçka të tillë.

Përse nuk mund të qeshësh në fotot për pasaportë?

Sipas faqes së internetit të Regjistrit Kombëtar të Identifikimit dhe Gjendjes Civile (RENIEC) thuhet se: në kuadër të kërkesave për fotografitë ID ju duhet të dini:

“Një pasaportë duhet të ketë foto aktuale, madhësi të përcaktuar, sfond të bardhë, përballë, pa buzëqeshje, veshët të zbuluar, vetullngrysur, pa syze, pa modifikime, pa rroba përveç kreut fetar.”

Pra… siç mund ta lexoni, në mënyrë të qartë ai përmend dhe “vetullngrysur” dhe jo duke buzëqeshur, por pse?

Kjo është për shkak se buzëqeshjet në këto fotografi mund të komplikojnë problemin me njohjen e fytyrës në sistem.

Continue Reading

Lajme

Ramabaja dëgjohet duke folur me zë të vogël teksa thotë: Xhavit Haliti është i mirë me e çu n’Hagë

Published

on

Teksa po diskutohet në për zhvillimet e fundit politik në vend, Sadri Ramabaja dëgjohet duke thënë për deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, se është i mirë me çu në Hagë.

Gjersa analisti Blerim Latifi po komentonte afërsinë e Haki Abazit nga LVV-ja me atë të PDK-së, Xhavit Halitin, Ramabaja duke iu përgjigjur Valon Sylës dëgjohet me zë të ulët duke thënë se Haliti është i mirë me çu në Hagë.

“I mirë me çu n’Hagë”, thotë Ramabaja.

Continue Reading

Lajme

Deputetja e LDK-së: Nuk besoj se duhet të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme

Published

on

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka komentuar deklaratat e Abelard Tahirit nga PDK, se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kërkuar që ngërçi parlamentar të zgjidhet përmes zgjedhjeve të reja në vend, shkruan Express.

Ai në një konferencë për media tha sot se mazhoranca nuk e ka vullnetin për të qeverisur.

“Ngërçi parlamentar do të zgjidhej më së mirë me zgjedhje të reja dhe meqenëse kemi hyre në një krizë të njëpasnjëshme të Kuvendit të Kosovës, siç duket mazhoranca është në një krizë të thellë pas zgjedhjeve të 14 nëntorit po shohim që nuk e kanë vullnetin me qeverisë. Nuk e kanë vullnetin me qenë prezent në Kuvend. Ju e keni parë nuk janë as ministrat, as deputetët. Kjo mazhorancë i ka dy drejtime. Ja duhet ta kthejë mandatin te populli, ose duhet me qeverisë vendin. Këta janë duke abstenuar realisht”, ka thënë Tahiri.

Por Bajrami mendon ndryshe.

“Nuk konsideroj se duhet të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme”, tha ajo në dPt te Fidani në T7.

“Kemi kritika për punën e kësaj Qeverie dhe mospërmbushjen e premtimeve por nuk besoj se duhet të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme. Besoj se zgjedhjet e njëpasnjëshme e kanë dëmtuar këtë vend”, përfundoi Bajrami.

Continue Reading

Lajme

U konfirmuar si ambasador i Kosovës në SHBA, vjen reagimi i parë nga Ilir Dugolli

Published

on

Ilir Dugolli, emri i të cilit u konfirmua nga MPJ për ambasador të Kosovës në SHBA ka reaguar për herë të parë për pozitën që do ta marrë.

Ai ka falënderuar ish-kolegët e tij, përfshirë Vlora Çitakun.

Në një postim në Twitter, ai ka thënë se ndihet i përulur dhe i nderuar që i është besuar një pozitë e tillë.

Postimi i plotë:

Faleminderit shumë për fjalët tuaja të mira! Jam i përulur dhe i nderuar që më është besuar një përgjegjësi kaq e veçantë e kryer ndër vite nga kolegë të nderuar Avni Spahiu, Akan Ismaili, Vlora Çitaku.

Continue Reading

Trending

Copyright © 2020 toplajmet.ch