Connect with us

Lajme

A do të jetë kandidat për kryetar të LDK-së, befason Fatmir Sejdiu

Published

on

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu nuk e ka mohuar e as pohuar se mund të jetë kandidat për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kur u pyet se a mund të jetë kandidat për kryetar të LDK-së, Sejdiu tha se nuk e di.

“Nuk e di, unë them diçka tjetër, në këtë proces jam shumë i gatshëm që të marrë barrën e proceseve urgjente me një ekip që do të autorizohej nga Këshilli i Përgjithshëm dhe të shkojmë shumë shpejt në pjesën operative të reformave që janë, stadi i parë i ecjes dhe fazën e dytë e tretë të thellojmë ato procese”, tha Sejdiu.

“Jam i gatshëm të ofrojë gjithë ekspertizën time edhe si njeri i profesionit, por edhe si njeri që kam udhëhequr LDK-në, kam qenë formalisht, pasi fatkeqsisht nuk kam pasur mundësinë ta udhëheqi”, shtoi Sejdiu në T7.

Kujtojmë se pas dorëheqjes se liderit të LDK-së, Isa Mustafa, janë përmendur shumë emra të cilët potencialisht mund të jenë kryetar të kësaj partie.

Continue Reading

Lajme

Fatmir Limaj: Jam i “befasuar“ me Albin Kurtin

Published

on

Kryetari i Nismës Social.demokrate, Fatmir Limaj, ka se p rocesi zgjedhor i 14 shku,rtit ka shkuar në rregull, por thotë që është i befasuar se si VV i ka dyfishuar votat.
Ai thotë se me kohë do të merren parasysh ato që ndodhën, por thotë se zhvillimet në Kosovë nuk ishin reale për këtë ndryshim.

Ai ka ko.mentuar rezultatin e partisë së tij, e cila nuk kaloi pragun, duke thënë se puna që kanë bërë në terren ka qenë e madhe.

“Është e vërtetë që kemi pasur vetëbesim duke marrë pa.rasysh aktivitetin në terren, punën ekipore. Mund të them se nisma nuk ka pa.sur asnjëherë më shumë fushatë se sa tani ën terren. Kemi qenë të bindur se ajo që mund të bëjmë si struktura dhe aktivistë në terren. Rezultati në fund, ajo që prodhoi rezultati zgjedhor. Doli që ne kemi qenë në garë politike shumë të paza.kontë për zgjedhje normale. Duke llogaritur se Kosova ka kaluar në demokraci normale, tash e disa vite bëjmë zgjedhje. Një proc.es demokratik. Nuk është hera e parë që kemi ndryshim sistemi.

Ajo që kemi parë është se janë zgjedhje përtej normales dhe no.rmalitetit demokratik. Kemi pasur parametra të jashtëzakonshëm në krahasim me demokracinë. Shihet se nuk kemi pasur një rezultat normal demokratik”, ka thënë Limaj në Pre.ssing..

Continue Reading

Lajme

Albin Kurti vjen me kushtet qe i ka vendosur për Serbinë!!

Published

on

Fituesja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ndonëse nuk e ka caktuar si prioritet dialogun me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve, thotë se ky dialog megjithatë duhet të ketë qasje të re.

Në këtë qasje, ndër të tjera kërkohet edhe përfshirja e Shteteve të Bashkuara.Zëdhënësi i LVV-së, Përparim Kryeziu tha për Radion Evropa e Lirë se dialogu duhet të ketë “së pari karakter transformues, të bazuar në parime e vlera për dallim nga ai transaksional, të bazuar në interesa momentale dhe me logjikën ‘duhet te japësh diçka për të marrë diçka’”.“Dialogu duhet të jetë trans-atlantik, në kuptim të koordinimit në mes Shteteve të Bashkuar të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, por edhe në kuptim të integrimit perëndimor si synim në vete për të dy palët.

Është në të mirë të të gjithëve që ky proces të jetë me parime të qarta dhe me qasje të sinqertë, duke synuar që të jetë gjithmonë në shërbim të popujve e jo qeverive të momentit apo individëve të momentit”, tha Kryeziu.LVV-ja në vazhdimësi e ka cilësuar dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli si jotransparent dhe i ka cilësuar si të dështuara shumicën e 33 marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel.“Shumica prej tyre ose nuk janë zbatuar fare ose pjesërisht. Kjo, bashkë me mungesën e transparencës që e ka përcjellë këtë proces, janë provë e mjaftueshme që dialogu ka nevojë për një qasje të re”, shtoi Kryeziu..

Continue Reading

Lajme

Qeveria në largim mbanë mbledhjen e radhës, merren edhe disa vendime

Published

on

Qeveria në largim e Republikës së Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e radhës, gjatë së cilës janë marrë një numër vendimesh.

Sipas komunikatës për medie, Qeveria ka ndarë mjete buxhetore në vlerë prej 1,000,000 € (një milion euro), për mbështetjen e programeve ekzistuese dhe të reja, që lidhen me zhvillim rajonal dhe ndikojnë në zhvillimin rajonal të balancuar.

Të gjitha vendimet e Qeverisë:

Vendimi i parë i miratuar pas shqyrtimit në mbledhjen e sotme, ka qenë vendimi për vazhdimin e mandatit të kryesuesit të Komisionit për Het imi e Aks. idente dhe Incidenteve Aeronautike dhe Hetues i Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike, Mirsim Beqiri; dhe anëtarit të Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike dhe Hetues i Aksi denteve dhe Incidenteve Aeronautike, Arben Dika, mandati i të cilëve zgjat pesë (5) vjet.

Në vazhdim, kabineti qeveritar ka dhënë miratimin edhe për aprovimin e Planit për Implementimin e Programit për Rimëkëmbje Ekonomike – Masa 15 “Mbështetje për programet ekzistuese dhe të reja që lidhen me zhvillimin rajonal përmes Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, që ndikojnë në zhvillimin rajonal të balancuar’’.

Për këtë qëllim janë ndarë mjete buxhetore në vlerë prej 1,000,000.00 € (një milion euro), për mbështetjen e programeve ekzistuese dhe të reja, që lidhen me zhvillim rajonal dhe ndikojnë në zhvillimin rajonal të balancuar.

Qeveria po ashtu, ka miratuar vendimin për rialokim të mjeteve në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal nga kategoria e shpenzimeve kapitale, konkretisht nga projekti: “Programi për zhvillim rajonal”, për 2 ( dy) projekte kapitale në përputhje me 2 (dy) aneks-marrëveshjet e mirëkuptimit për projekte kapitale të nënshkruara nga Ministri i Zhvillimit Rajonal dhe Kryetarët e Komunave. Mjetet e ndara do të ndahen për projektet si në vijim:

Continue Reading

Trending

Copyright © 2020 toplajmet.ch