Connect with us

Lajme

100 deri në 250 Euro për çdo qytetar të vendit nga data 22Shkurt, paraqitjet do ti bëni këtu ?

Published

on

450 milionë euro është shuma që do t’i kushtonte buxhetit të Kosovës, në rast se ndahen nga 250 euro për secilin qytetarë.

Për ta tejkaluar krizën ekonomike në kohë pandemie. Këtë ide e ka dhënë një vullnetar në luftën ndaj pandemisë, Shenoll Muharremi.
Nëse Kosova i jep secilit qytetar të saj nga 250€ për me e ndihmuar ekonominë vendore, çka ndodhë?

Continue Reading

Lajme

PDK mbledh më së shumti vota në historinë e saj në Prishtinë me Uran Ismailin

Published

on

Uran Ismaili mbledh më së shumti vota në historinë e PDK-së në Prishtinë.

Edhe në ditët më të mira të saj, PDK-ja e ka pasur pikën e saj më të dobët kryeqytetin. Uran Ismaili nuk i fitoi zgjedhjet e as nuk shkoi në balotazh, por partinë e tij e ngriti aty ku s’kishte qenë kurrë, që nga ekzistenca e saj.

Me 21,64 për qind apo 18 mijë e 119 vota në zgjedhjet e 17 tetorit, Uran Ismaili ka arritur të mbledh më së shumti vota në historinë e PDK’së.

Uran Ismaili u vlerësua se arriti të tregoj një mënyrë të re të të bërit politikë, e dje ai tha se, “Një frymë e re doli në pah në Prishtinë”.

Fushata e Ismailit, që kishte nisur herët dhe aktivitetet e tij u komentuan vazhdimisht. Bashkëpunëtorë të tij dhe ata që e përkrahen, e konsideruan fushatën e tij frymë të re në vend.

PDK-ja e themeluar nga Hashim Thaçi me shokë nuk arrinte të depërtonte, as kur pushteti qendror fitohej pa diskutim nga kjo parti.

Ne vitin 2009, kandidati i PDK’së për kryetar të Prishtinës, Astrit Salihu kishte marre 8 mijë e 427 vota ose 12.2 për qind. Ne zgjedhjet e vitit 2013, kandidati i PDK’së për kryetar komune, Agim Çeku, kishte marre 9 mijë e 382 vota ose 10%. Në vitin 2017, me Lirak Çelajn PDK kishte marre 5.128 vota ose 5.8% ndërsa, në vitin 2007, kandidati i PDK’së, Fatmir Limaj kishte marrë 12 mijë e 361 vota ose 19.3 për qind.

Continue Reading

Lajme

Pas zgjedhjeve, vjen dorëheqja e parë në PDK

Published

on

Jep dorëheqje anëtari i PDK-së.

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Kastrati, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha strukturat në këtë parti, raporton Express

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kastrati, përmes një statusi në Facebook.

“Ju njoftoj se sot kam dhënë dorëheqje nga të gjitha strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës. Unë do të mbetem çdo herë i gatshëm t’i shërbej vendit tim në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes, kurdo që të më kërkohet një gjë e tillë por pa qenë anëtar i ndonjë subjekti politik”, ka shkruar Kastrati.

Kastrati i cili ka qenë ish-komandant i FSK-së, i ishte bashkuar PDK-së para pesë vitesh.

Continue Reading

Lajme

Raundi i dytë i zgjedhjeve mbahet pas katër javësh

Published

on

Ligji për zgjedhjet lokale: Raundi i dytë pas katër javësh.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 21 komuna të Kosovës do të duhet të zhvillojnë raundin e dytë të zgjedhjeve, për ta kuptuar emrin e kryetarit.

Zgjedhjet lokale në Kosovë janë mbajtur më 17 tetor dhe 17 komuna kanë zgjedhur kryetarët e tyre për mandatin e radhës, në raundin e parë.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet Lokale, nëse asnjëri nga kandidatët nuk fiton më shumë se 50 për qind të votave, plus një votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme, atëherë KQZ-ja duhet të organizojë raundin e dytë mes dy kandidatëve që kanë fituar më së shumti vota.

Sipas këtij Ligji, raundi i dytë mbahet katër javë pas mbajtjes së raundit të parë.

Continue Reading

Trending

Copyright © 2020 toplajmet.ch